Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama: Berisha të tërhiqet, rezistenca qytetare në gjithë vendin

Shko poshtë

Rama: Berisha të tërhiqet, rezistenca qytetare në gjithë vendin Empty Rama: Berisha të tërhiqet, rezistenca qytetare në gjithë vendin

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 22, 2011 8:25 pm


Rama: Berisha të tërhiqet, rezistenca qytetare në gjithë vendin

Rama: Berisha të tërhiqet, rezistenca qytetare në gjithë vendin 20MAJ-RAMA-FOTO-


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi të shtunën në mbrëmje se nëse Berisha nuk ndal maskaradën me votën e popullit atëherë një rezistencë qytetare si ajo para objektit të KQZ do të mbahet në gjithë Shqipërinë.

“Saliu sot vazhdon ritualin e përcatjes së vet, bën sikur si kupton ftesat e miqve ndërkombëtarë për garantimin e lirive të drejtave të njeriut. Bën sikur se shikon që dhe misioni i ODIHR foli qartë. Saliu bën dhe sikur nuk ka lidhje me historinë e këtij vendi që po vuan me marrëzin e tij dhe vazhdon historinë e përcajtjes me maskarada të votave. Nëse nuk ndalet maskadara e votës, rezistenca e qytetarëve do mbahet në gjithë Shqipërinë. Do thërrasim shqiptarët për largimin përfundimtar të qeverisë”, shpreh Rama duke falenderuar të gjithë pjesmarrësit këto ditë në protestat para KQZ si dhe të gjithë dashamirësit që shkruajnë nga brenda dhe jashtë vendit në mbështetje të kauzës së PS.

Rama akuzoi se Berisha ka luajtur me durimin e popullit dhe kjo nuk do te lejohet me nga vete populli.

“Populli po ndërgjegjësohet se ky është momenti historik për të marrë fatet në fore. Kush duron që populli të tërhiqet për hunde. Saliu kurrëgjë nuk ka mësuar nga e shkuara e hidhur, kush luan me durimin e popullit luan me një fuqi që kur del në rrugë nuk kthehet pas pa marrë të drejtën e tij”.

Duke cituar se cfare shkakton prekja e votes, Rama shprehet se opozita do të mbrojë me cdo kusht votën.

“Ne u garantojmë gjithë mbështetësve tanë se do e mbrojme votën deri në fund me cdo sakfiricë se s’mund ta lemë demokracinë as ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve të mbyten në gjellën e pistë të Saliut. Pa paprekshëmrinë e votës së lirë nuk ka paprekshmëri kushtetute. Prekshmëria e votës së lirë është alarm për cdo shqiptar”.

Sipas Ramës, Berisha nuk ka synim parësor vetëm Bashkinë e Tiranës me numërimin sipas tij ilegal që po u bën fletëve të kontestuara, por realisht tha ai, kerkon të frikësojë institucionet e pavarura dhe popullin.

“Saliu synon jo vetëm Bashkinë e Tiranës, por gjunjëzimin e opozitës, pushtimin e institucioneve, frikësimin e popullit, por ai harron, Shqipëria nuk është Tunizi”.

Kreu i PS garantoi se asnjë nga këto kërcënime nuk do ti rezistojë dot rezistencës qytetare që po përgatitet të shpërthejë në mbarë vendin.

“E siguroj Saliun se as dhunimi i institucioneve dhe as dhuna e ushtrimit nëpërmejt institucioneve nuk do ti rezistojnë dot rezistencës qytetare. Shqipëria ka 20 vjet që vuan nga kriza e votës. Ne do e cojmë deri në fund këtë përballje, mes një njeriu që po turpëron Shqipërinë haptasi duke kthyer votën në një paralizë për vendin dhe ne që kërkojmë më të mirën për të ardhmen”

>> Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë >> komente (31)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi