Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla

Shko poshtë

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Empty 02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 12:07 pm


02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla (UPDATE)




07.09.2009
02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Termetishqiperi Sipas seismologeve, termete te vogla do te vazhdojne te ndjehen edhe gjate nates. Deri tani jane shenuar mbi 70 lekundje te vogla pas atij kryesorit. Komuna e Ostrenit akoma vazhdon te jete ne erresire dhe pa drita.
Ne disa zona nuk punojne celularet dhe si rezultat akoma nuk eshte e sakte nese ka apo jo deme materiale.

1:00 - Epiqendra e termetit eshte ne rajonin shkembor perkatesisht ne fshatin Gjorice te Peshkopise. Raportohet per shembjen e disa shtepive ne Gjorice dhe Shupence te Peshkopise ndersa nuk ka viktima apo te lenduar.

00 : 35 - Termeti eshte ndjere ne Tirane, gje e cila ka shkaktuar panik mes qytetareve ndersa epiqendra e termetit eshte 50 km ne verilindje te Tiranes, ne thellesi 3.9 km.

Termeti eshte ndjere edhe ne Lac, Kruje, Durres, Kavaje, si dhe disa qytete te Maqedonise si Shkup, Kumanove, Tetove, Gostivar ndersa raportohet edhe per deme materiale ne Peshkopi.

Termeti eshte ndjere edhe ne Kosove, perkatesisht ne Prizren dhe Therande (ish-Suhareke).

23:59 - Termet me fuqi 5.4 balle dhe me kohezgjatje 15 sekonda ka goditur Shqiperine ne oren 23:49 minuta.

Lajmin per termetin e konfirmoi Qendra Amerikane e Termeteve sipas te ciles fuqia e termetit eshte 5.4 balle dhe ka qene ne thellesi 3.9 km.

Epiqendra ndodhet 50 km larga nga Tirana, 80 km nga Tetova dhe 95 km nga Korca.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Empty Re: 02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 12:55 pm

Një fëmijë i lënduar nga tërmeti


02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Termeti-490x320


Nga Express

Një fëmijë është i lënduari i parë që është raportuar deri tani nga tërmeti 7 ballë me epiqendër komunën Gjoricë të Peshkopisë. Kryetari i komunës Tomin raportoi n mbledhjen e Shtabit të Emergjencës se fëmija nga fshati Catush i kësaj komune ka pësuar plagë të lehta. Ai është shtruar në spitalin e Peshkopisë dhe është jashtë rrezikut për jetën. Kryekomunari raportoi më pas se nga lëkundjet e tërmetit kanë pësuar dëme shkollat e komunës Tomin si dhe Ostren. Mbledhja e Shtabit të Emergjencës vazhdon

Tërmeti është ndjerë dhe në Kosovë

Divizioni i Sizmologjisë në Ministrinë e Energjetikës dhe Minierave ka regjistruar tërmetin që ka ndodhur mbrëmë në Shqipëri dhe ka njoftuar se dridhjet e tokës janë ndjerë edhe në Kosovë.

“Tërmeti është ndier edhe në pjesën juglindore të territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjetikës dhe Minierave.

Sipas njoftimit tërmeti nuk ka shkaktuar dëme materiale në Kosovë.

Mblidhet Shtabi i Emergjencave

Tërmeti me epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë është ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës e disa qytete të tjera. Banorët kaluan natën jashtë në panik. Emergjencat Civile kanë njoftuar se asnjë qytetarë nuk është i lënduar.. Bilanci i deritanishëm: 9 shtëpi të shembura e mbi 1000 shtëpi të dëmtuara në Gjoricë e Shopenz. Tërmeti është ndjerë dhe në Kosovë.

Eksperti i Institutit të Sizmiologjisë Rrapo Ormeni informoi se lëkundjet e tërmetit gjatë natës kanë ardhur duke ulur intensitetin e tyre, cka dëshmon se janë shuar lëkundjet.

“Mbas tërmetit të vitit 1979, ku u dëmtua lagjja Bahcallëk e Shkodrës dhe tërmeti i 1988, ky është më i forti ndër vite” konfirmoi eksperti sizmiologjik.

Prefekti i Dibrës, konfirmoi se kishet angazhuar të gjithë kryetarët e komunave dhe të fshatrave për të raportuar mbi dëmet materiale që janë shkaktuar nga tërmeti.

“Rreth orës 11.30 minuta do të ketë një bilanc më të saktë të dëmeve”- informoi Seiti për NEWS24.

Tërmeti i mbrëmshëm me epiqendër në zonën e Dibrës është ndier edhe në Kosovë, në Prizren, Therandë dhe Gjakovë. Lajmi jepet nga Radio Televizioni i Kosovës.

S'ka të lënduar nga tërmeti

Kreu i Shtabit të Emergjencave, Alfred Olli konfirmoi për tv NEWS24 se tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. “Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëyz, ndërsa një ekip i emergjencave është dërguar që herët në mëngjes dhe po bën vlerësimin e dëmeve. Në orën 10.00 do të bëhet dhe mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vendosur mbi masat që do të merren për të përballuar situatën.

Prefekti i Dibrës Xhaferr Saiti në një prononcim telefonik për një media televizive tha se dëmtimet më të mëdha kanë pësuar disa fshatra të komunës Shupenzë dhe Gjoricë.

Në komunën Shupenzë janë shembur tërësisht 6 shtëpi, ndërsa në komunën Gjoricë të rrethit të Bulqizës, janë shembur 3 shtëpi”- deklaroi Saiti

Tërmet i fuqishëm trondit Shqipërinë

Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë.

Instituti Sizmiologjik thotë se lëkundja e parë, është regjistruar në oren 23.49 te mbrëmjes së të dielës dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe më pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.

Tërmeti ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë ndërsa lëkundjet me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.

Një gazetar i tv NEWS24 i cili ndodhet në vendngjarje thotë se Komuna Shupenzë është më dëmtuara nga tërmeti.

Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi vazhdimisht janë ndjerë lëkundjet. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë ndërsa nga 1200 banesa që ka gjithsej kjo komunë 1000 prej tyre janë të plasaritura. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht.

Dëmtime shtëpish jane regjistruar dhe në komunen Ostren,e Gjurice. Në disa fshatra te ketyre komunave është ndërprerë edhe energjia elektrike.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. (BWeb)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Empty Tërmeti 7 ballë në Peshkopi, një fëmijë i lënduar. Mblidhet Shtabi i Emergjencës

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 12:58 pm

Tërmeti 7 ballë në Peshkopi, një fëmijë i lënduar. Mblidhet Shtabi i Emergjencës



DIBER- Mblidhet Shtabit i Emergjencës për të bërë bilancin e dëmeve dhe planin e masave që do të merren në ndihmë të banorëve, shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm që u regjistrua mbrëmë vone.
Sipas të dhënave të para, një fëmije është lënduar si pasojë e tërmetit. Për të është raportuar gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencës nga kryetari i komunës Tomin. Ai ka thënë se fëmija i lënduar është nga fshati Catush dhe aktualisht ndodhet i shtruar në spitalin e Peshkopisë, por gjendja e tij nuk paraqitet e rëndë për jetën.

Sipas qendrës sizmologjike tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 shkalla Rihter dhe
intensitet në epiqendër mbi 7 ballë. Të paktën 59 lëkundje me intensitet të vogël janë shënuar pas lëkundjes së parë që u regjistrua 19 km në juglindje të qytetit të Peshkopisë, në verilindje të vendit. Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoricë.
Lëkundje të forta janë ndjerë në qytete të tjera, Shkodër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Berat.

Lëkundja e parë është regjistruar në orën 23.49 të natës dhe ka zgjatur rreth 15 sekonda.
Për fat nuk ka të dhëna për persona të lënduar, ndërkohë që dëmet kanë qenë të shumta, sidomos rreth epiqendrës. Kështu mësohet se në fshatrat e Peshkopisë shumë shtëpi janë plasaritur, ndërkohë që të tjera janë bërë thuajse të pabanueshme.
Dëme ka pasur në Bulqizë, në Shupenzë, Ostren, Zergan dhe Gollobordë, zona ku gjatë natës ka munguar edhe energjia elektrike.
Në Tiranë lëkundja është ndjerë deri në 5.4 ballë, ndërkohë që paniku ka mbërthyer sidomos banorët e kateve të sipërme të pallateve.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Empty Lëkundje tërmeti në gjithë vendin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 1:00 pm

Lëkundje tërmeti në gjithë vendin




02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Termet



Nga Gazeta Libertas
Lëkundje tërmeti janë ndjerë duke filluar rreth orës 23:49 të së djelës, dt. 06 shtator 2009 në Tiranë, në gjithë bregdetin nga Vlora në Lezhë dhe në shumë rrethe të tjera, Fier, Durrës, Shkodër, Laç, Elbasan. Të dhënat e para flasin për një tërmet me fuqi 5.4-5.5 ballë me thellësi 2-4 km nën tokë, i cili është ndjerë shumë edhe në Mal të Zi, Kosovë e më shumë në Maqedoni. Nga informacionet jozyrtare të Institutit të Gjeoshkencës në Universitetin Politeknik të Tiranës, por edhe nga institute ndërkombëtare (European-Mediterranean Seismological Centre), bëhet e ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 45 km në verilindje të qytetit Elbasan, 13 km në perëndim të Peshkopisë dhe është ndjerë me lëkundje që zgjatën rreth 30 sekonda në kohë të ndryshme, më pas i shoqëruar edhe nga 57 lëkundje të tjera me intensitet të ndryshëm, të ndjera këto pranë epiqendrës por edhe në mbarë vendin. Në kryeqytet tërmeti është ndjerë rreth 4.5 ballë dhe ka tronditur ndjeshëm objektet e vjetra dhe godinat e larta.
Pas lëkundjeve të para ka rënë një tërmet tjetër me po atë epiqendër, kësaj rradhe rreth 3.6 ballë (shkalla Rihter) në ora 00:01 dhe një tjetër me epiqendër në Maqedoni, në ora 00:24 të datës 7 shtator, ky i fundit 4.1 ballë. Lëkundjet e fundit kanë qenë 5 km larg qytetit të Dibrës së Madhe në Maqedoni. Nga burime jozyrtare njoftohemi për shumë shtëpi të shembura në afërsi të Dibrës (fshati Trebisht, Bulqizë, Luzni dhe Muhur të Peshkopisë. Po ashtu dëmtime shtëpish janë regjistruar edhe në fshatrat Shupenz, Ostren, Gjoricë, Zergan dhe Gollobordë). Nuk ka njoftime për dëme njerëzore por tërmeti ka shkaktuar shumë panik tek banorët anembanë vendit dhe në vendet fqinje.
*************************************************************
Tërmet 7 ballë në Peshkopi. 1000 banesa të shembura në Gjoricë
Nga Balkanweb/Gazeta Shqiptare
Tërmeti ka pasur epiqendër komunen Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë. Lëkundjet në një fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës. Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht, ndërsa 1000 shtëpi janë dëmtuar. Në 10:00 mblidhet Shtabi i Emergjences.
PESHKOPI- Kryekomunari i Shupenzes: Dëmet materiale janë të mëdha. Sot mbledhim Shtabin e Emergjencës
Ora 08:44-:Kryetari i komunës së Shupenzës,Muis Llani thotë se dëmtimet janë të mëdha, ndërsa s'ka viktima në njerëz. Në fshatrat e thella nuk ka pasur shumë dëme, por dëmet më të mëdha janë në Komunën Gjoricë. Shtabi i Emergjencës do të mblidhet sot në orën 10.00 në Peshkopi për të marrë masat për të ndërhyrë në situatë
Tërmet 7 ballë në Peshkopi. 1000 banesa të shembura në Gjoricë
Ora 08.25- Një tërmet i fuqishëm është regjistruar pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë.
Instituti Sizmiologjik thotë se lëkundja e parë, është regjistruar në oren 23.49 te mbrëmjes së të dielës dhe ka zgjatur 15 sekonda, dhe më pas kanë vazhduar 59 lëkundje të tjera me intensitet më të vogël.
Tërmeti ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg Peshkopisë ndërsa lëkundjet me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës.
Një gazetar i tv NEWS24 i cili ndodhet në vendngjarje thotë se Komuna Shupenzë është më dëmtuara nga tërmeti.
Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi vazhdimisht janë ndjerë lëkundjet. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm.
Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë ndërsa nga 1200 banesa që ka gjithsej kjo komunë 1000 prej tyre janë të plasaritura. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht.
Dëmtime shtëpish jane regjistruar dhe në komunen Ostren,e Gjurice. Në disa fshatra te ketyre komunave është ndërprerë edhe energjia elektrike.
Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Empty Tërmeti, 1000 banesa të shembura në Peshkopi

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 07, 2009 1:02 pm

Tërmeti, 1000 banesa të shembura në Peshkopi


Kreu i Shtabit të Emergjencave: “S’ka te lenduar”. Kryekomunari i Shupenzes: “Dëmet materiale janë të mëdha”




Tërmeti I fuqishëm, regjistruar pak minuta para mesnatës së të dielës në juglindje të Peshkopisë, ka pasur epiqendër komunën Gjoricë, 19 km larg qendres dibrane, ndërsa lëkundjet me fuqi 5.4 ballë janë ndjerë edhe në Tiranë dhe Durrës. Komuna Shupenzë është më dëmtuara nga tërmeti. Banorët kanë kaluar natën jashtë pasi vazhdimisht janë ndjerë lëkundjet. Lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm. Fatmirësisht nuk është shënuar ende asnjë viktimë ndërsa nga 1200 banesa që ka gjithsej kjo komunë 1000 prej tyre janë të plasaritura. 6 shtëpi janë të shembura plotësisht. Dëmtime shtëpish jane regjistruar dhe në komunen Ostren,e Gjurice. Në disa fshatra te ketyre komunave është ndërprerë edhe energjia elektrike. Lëkundjet e tërmetit u ndjenë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë.

Kryetari i komunës së Shupenzës, Muis Llani thotë se dëmtimet janë të mëdha, ndërsa s'ka viktima në njerëz. Në fshatrat e thella nuk ka pasur shumë dëme, por dëmet më të mëdha janë në Komunën Gjoricë. Shtabi i Emergjencës do të mblidhet sot në orën 10.00 në Peshkopi për të marrë masat për të ndërhyrë në situatë

Olli: S'ka të lënduar nga tërmeti.

Kreu i Shtabit të Emergjencave, Alfred Olli konfirmoi se tërmeti nuk ka shkaktuar asnjë viktimë. “Fatmirësisht nuk ka viktima në njerëz, ndërsa një ekip i emergjencave është dërguar që herët në mëngjes dhe po bën vlerësimin e dëmeve. Në orën 10.00 do të bëhet dhe mbledhja e Shtabit të Emergjencës për të vendosur mbi masat që do të merren për të përballuar situatën.

Prefekti i Dibrës Xhaferr Saiti në një prononcim telefonik për një media televizive tha se dëmtimet më të mëdha kanë pësuar disa fshatra të komunës Shupenzë dhe Gjoricë. Në komunën Shupenzë janë shembur tërësisht 6 shtëpi, ndërsa në komunën Gjoricë të rrethit të Bulqizës, janë shembur 3 shtëpi”- deklaroi Saiti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla Empty Re: 02:54 - Termet i fuqishem godet Shqiperine, deri me tani edhe 59 termete te vogla

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi