Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramadan Emini:ANTROPOLOGJI

Shko poshtë

Ramadan Emini:ANTROPOLOGJI Empty Ramadan Emini:ANTROPOLOGJI

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 23, 2011 11:24 am

Ramadan Emini:ANTROPOLOGJI 250139_149278138475488_100001799075412_273082_3028594_n

Ramadan Emini:ANTROPOLOGJI 218129_142573689145933_100001799075412_236842_1162347_n

Ramadan Emini:ANTROPOLOGJI

Antropologjia për të studiuar një grup njerëzish, mbështetet në disa masa e përshkrime të një pjese individësh për të cilët besohet se përfaqësojnë grupin. Prandaj dhe mbështetet në probabilitetin, i cili i ofrohet me tepër të vërtetës sa më i madh të jetë numri i vëzhgimeve.
Karakteret somatike që do t’i duhen më shumë lexuesit janë këto:

1. Ngjyra e lëkurës

Nuk është i lehtë përcaktimi i saj, sepse racat e ndryshme kanë ngjyra që i përngjasojnë shumë njëra-tjetrës dhe që nuk ka sesi të përshkruhen me fjalë. Përveç ngjyrës së përgjithshme të një race janë edhe ato të cilitdo individi veçanërisht. Shkenca, për t’i bërë ballë këtij studimi të ngatërruar, përdor shkallën kromatike të Von Luschan-it në të cilën ngjyrat e lëkurës, nga më e qarta gjer te më e errëta, ndahen në tetë klasë dhe secila klasë ndër numrat që shkojnë nga 1 deri në 36. Racat që mbajnë numrat më të vegjël, ose më të bardha, janë ato që rrethojnë detin e Veriut, kurse më të errëtat, që arrijnë në ngjyrë gati të zezë, janë ato të zonave tropikale të Sudanit. Ngjyra ka rëndësi të veçantë në përcaktimin e racave, sepse ajo nuk shtohet ose pakësohet prej ambientit sikurse mund të besojnë ata që shohin trupa të nxirë prej rrezeve të diellit, por është e trashëgueshme në pjellë edhe kur ambienti ndryshohet. Zezaku i Afrikës mbetet i zi edhe kur lind e rritet ne Evropën e Veriut, ndërsa evropiani bardhosh që ka kaluar verën lakuriq në ndonjë ranishte fillon të marrë ngjyrën që kishte porsa fillon punën e tij të përditshme në hije.

2. Ngjyra e syve

Varet nga dy ngjyra të agut (iridit) nga të cilat njëra ndodhet në sipërfaqen e brendshme, tjetra në të jashtmen. Ndër albinët (sybardhët) këto ngjyra mungojnë që të dyja dhe agu merr nga gjaku ngjyrën e trëndafilit. Në sytë bojëqielli mungon vetëm ngjyra e jashtme, kurse e brendshmja është e kuqe e çelët. Edhe në sytë ngjyrë ulliri të hapët thuajse mungon ngjyra e përparme e agut, por kjo shtohet gjithnjë e më tepër në sytë me ag ngjyrë gështenje të errët e të zezë. Në trashëgimi ngjyra e syve ndjek ligjet mendeliane.

3. Ngjyra e flokëve

Edhe ngjyra e flokëve jepet prej dy ngjyrash: njëra e verdhë në të skuqur përhapet barabar në të gjithë qimen dhe tjetra e gështenjtë përhaper si pluhur në kokrra të vogla. Kur kjo e fundit mungon flokët janë të kuq. Edhe për flokët është vërtetuar mendelizmi: flokët e gështenjtë, për shembull, nuk janë prodhimi mesatar që rrjedh nga kryqëzimi i një flokëverdhi me një flokëzi, por përbëjnë një karakter të pavarur. Ka rëndësi të dihet edhe se ngjyra më e errët është zotëruese mbi ngjyrën më të hapët, por kjo vlenë vetëm për të rriturit; fëmijët shumë herë kanë flokë me bojë të çelët që vijnë duke u nxirë me kalimin e moshës.

4. Trajta e flokëve dhe grada e leshtorisë

Kemi dy trajta të ndryshme flokësh: flokë të përdredhur të shkurtër e të hollë dhe flokë të drejtë e të gjatë dhe të trashë. Por një sasi e madhe trajtash. Por nje sasi e madhe trajtash të ndërmjetme ka shkaktuar që këto të mblidhen në tri kategori: elikotritë (në trajtë të spirales), flokë të përdredhura e kaçurrela; çimotrikë, me valë; lisotrikë të drejtë e të trashë dhe shum a pak të ashpër, të përngjashëm deri diku me jelen e kalit.

5. Lartësia e trupit të njeriut

Lartësia e trupit të njeriut (mashkullit të pjekur) më këmbë ndryshon nga 120 deri në 190 centimetra, ndonjëherë edhe më shumë. Shumica e madhe janë të lartë prej 142 deri 180 cm. Shtati i gruas është mesatarisht 12 centimetra më i ulët nga ai i burrit. Lartësitë e shtatit ndahen prej antropologëve në 8 klasë:
-shtate shumë të ulëta deri 147,9 cm (kl I)
-shtate të ulëta prej 148 deri 152,9 (kl II)
-prej 153 157,9 (kl III)
-shtate të mesme prej 158 deri 162, 9 (kl IV)
-prej 162 deri 167,9 (klV)
-shtate të larta prej 168 deri 172,9 (kl VI)
-prej 173 deri 177,9 (kl VII)
-shtate shumë të larta, prej 178 e lartë (kl VIII).


Njerëzit e gjatë gjenden përgjithësisht në vende të hapta, si ndër xona klimatike të butë ashtu edhe në zonën tropikale.
Përveç lartësisë së shtatit, antropologu iu jep rëndësi të veçantë edhe përpjestimeve të ndryshme të trupit. Matet, përshembull, gjatësia e shalës, e krahut dhe e segmenteve të tyre, diametrat transverzal të bustit, trajta e syrit dhe e kapakëve të tij, etj.
Në kohët e fundit u fol shumë edhe për grupëzimet en gjakut, por hëpërhë dallimi i racave të ndryshme sipas grupeve që paraqiten prej individëve nuk ka hyrë preras në shkencë.

6. Trajta e fytyrës dhe treguesi i saj

Ndryshimet antropologjike që bijnë më tepër në sy varen nga ndryshimet e eshtrave që përbëjnë fytyrën dhe pjesët e tjera të kafkës që ndodhen afër saj. Mbi një sipërfaqe shumë të vogël anatomike paraqiten gama më e gjerë e ndryshimeve morfologjike. Disa nga veçoritë nuk mund të maten e prandaj bëhet përshkrimi i tyre, disa të tjera nuk mund të diktohen veçse në kafka pa mish, kurse ka veçori që mund të analizohen me anë masash mbi njeriun e gjallë dhe janë pikërisht dimensionet absolute të fytyrës dhe dimensionet e hundës.
Treguesi fizionomik i fytyrës është raporti në mes të lartësisë (nasionmento) dhe të gjerësisë me të madhe e cila gjendet duke matur hapësirën në mes të dy zigomeve (mollëzave të faqes). Në treguesin morfologjik të fytyrës merret si skaj krahasueshmerie gjerësia e saj dhe flitet për fytyra të shkurtëra, të mesme ose të gjata.
Treguesi morfologjik i fytyrës ndryshon në mes të 73,4 e 93,; që do të thotë se lartësia nga nasion në mjekërr është 7 ose 9 të dhjetat e gjerësisë më të madhe bizigomatike.
Ndaj, njerwzit dallohen sipas kokws nw dolikoqefalw ose kokwgjatw, dhe brekiqefalw ose kokwshkurtwr. Midis dy grupeve Broca shtoi atw tw kokave mesatare ose mezoqefale apo mesatiqefale. Për caktimin e këtyre trajtave u muar për bazë treguesi qefalik që përfaqëson raportin në mes diametrit transverzal të një koke dhe të diametrit gjatësor shumëzuar për 100.

7. Trajta e hundës dhe treguesi i saj

Përveç ndryshimeve të profilit ka rëndësi trajta dhe gjerësia më e madhe e flegrave (vrimave të hundës). Treguesi hundor është raporti që rrjedh nga gjerësia më e madhe e flegrave dhe lartësia e përgjithshme e hundës. Ky tregues kalon mesatarisht nga 60,4 gjer në 112,1. Në bazë të treguesit hundor kemi hunda të holla e të gjata (leptorrine: deri në 70), hunda të mesme (mesorrine: prej 70 deri 85) dhe hunda të sheshta ose të shtypura (platirrine: prej 85 e më lartë).

(nga libri i Jakov Milaj: RACA SHQIPTARE)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi