Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbretëresha pret presidentin Obama

Shko poshtë

Mbretëresha pret presidentin Obama Empty Mbretëresha pret presidentin Obama

Mesazh nga Agim Gashi Tue May 24, 2011 5:19 pm


[size=24]Mbretëresha pret presidentin Obama[/size]



Mbretëresha pret presidentin Obama 25Michelle-005


Presidenti amerikan Barak Obama dhe gruaja e tij Mishell janë pritur zyrtarisht në Pallatin Bakingem nga mbretëresha Elizabeta II e Britanisë së Madhe dhe e Irlandës Veriore.

Obamët arritën në Londër, një ditë përpara se si ishte në agjendë, në përpjekje për të evituar aulimin e mundshëm të fluturimit për shkak të reve vullkanike.

Presidenti amerikan nisi të hënën turneun në katër shtete evropiane, me vizitën e tij në Irlandë.

Obama dhe kryeministri britanik Dejvid Kameron, në një artikull të përbashkët në Times kanë thënë se raportet e shteteve të tyre paraqesin “një miqësi thelbësore- për ne dhe për botën”.

Obama pritet të zhvillojë bisedime me Kameronin të mërkurën.

Gjatë turneut të tij në Evropë, Obama do të marrë pjesë në samitin e G8 në Francë dhe do të vizitojë Poloninë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi