Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama

Shko poshtë

Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama Empty Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 03, 2011 9:28 pm


Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama



Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama 6Nenshkrimi_ne_Librin


Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një telegram ngushëllimi Shkëlqesisë së Tij, Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e vrasjes së dy pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe plagosjes së dy të tjerëve, në aktin vrastar, të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë.

“Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe miqve të viktimave, si dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përderisa ju vajtoni vdekjen e dy pilotëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2 mars në Frankfurt.

Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barak Obama 03_03_2011_Nenshkrimi_ne_Li

Jam i pikëlluar dhe i zemëruar nga ky sulm, i cili ua mori jetën dy amerikanëve dhe i plagosi dy të tjerë, dhe po lutemi për shërimin e shpejtë të atyre që janë plagosur. I tërë populli i Republikës së Kosovës shpreh njëzëri dhimbjen e tij për ata që e kanë humbur jetën”, shkruan Presidenti Pacolli.

“Këtë akt të tmerrshëm të dhunës e dënoj në mënyrën më të fuqishme. Të dy ushtarët kanë luftuar dhe e kanë sakrifikuar jetën e tyre për vlerat universale të amerikanëve dhe të kombeve demokratike të tjera të botës, përfshirë Kosovën. Populli i Kosovës i kupton shumë mirë sakrificën dhe përkushtimin e ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999. Ekzistenca dhe siguria e jonë është varur shumë nga këtë trima, të cilët e kanë lënë jetën e tyre të rehatshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në sigurinë dhe rindërtimin e Kosovës”, shkruan ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit Presidenti Pacolli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi