Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çmimet në Kosovë e Shqipëri dhe vende tjera etnike

Shko poshtë

Çmimet në Kosovë e Shqipëri dhe vende tjera etnike Empty Çmimet në Kosovë e Shqipëri dhe vende tjera etnike

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2009 10:16 pm

Buka 30 centë


Çmimet në Kosovë e Shqipëri dhe vende tjera etnike Teksti1._furra_e_bukes-490x320

Nga Express më 24.03.2009 në ora 12:54

Për shkak të laramanisë së çmimeve të bukës në tregun e Kosovës, Shoqata e furrtarëve të Kosovës ka vendosur që buka 500-gramëshe të kushtojë 30 centë.

Vendimi është rezultat i marrëveshjes ndërmjet pesë prodhuesve të mëdhenj të bukës (furrave industriale) dhe disa furrave të vogla. Shefki Ostërgllava, përfaqësues i Shoqatës së furrtarëve, njëherësh pronar i furrës “Sheki”, thotë se marrëveshja është bërë për të mirën e konsumatorëve dhe prodhuesve.

“Deri më tani kemi punuar me humbje për shkak se disa furra kanë shitur bukën me peshë më të vogël dhe me çmim të lirë, duke u thënë se buka e tyre ka 500 gramë”, thekson Ostërgllava.

Tani, sipas tij, qytetarët do të kenë bukën standarde prej 500 gramësh me çmim 30 centë, që është i pranueshëm për konsumatorët dhe i mbulon shpenzimet e prodhimit.

“Më herët është bërë një çrregullim i çmimit në Prishtinë dhe Podujevë, për këtë edhe e kemi marrë këtë vendim”, thotë Ostergllava, duke aluduar në faktin se me zbritjen e çmimit në 25 centë, disa furrtarë kanë çrregulluar tregun.

Ky çmim, sipas tij, nuk është real, pasi që nuk mund të prodhohet bukë cilësore për shkak të kostos së prodhimit. Ndërkaq, një kilogram miell në tregun e Kosovës sillet rreth 26 centë, i cili, sipas furrtarëve, deri në muajin korrik, kur dhe fillojnë të korrat në Kosovë, garanton çmimin aktual të bukës. Megjithatë, nuk pritet ndonjë rënie e çmimit të bukës, nëse nuk bie çmimi i miellit.

Ky vendim nuk obligon që furrtarët, pos anëtarëve të Shoqatës së furrtarëve, që bukën ta shesin 30 centë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çmimet në Kosovë e Shqipëri dhe vende tjera etnike Empty Shtrenjtohet rryma

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 31, 2009 11:38 am

Shtrenjtohet rryma


Nga Express më 31.03.2009 në ora 9:09

Megjithëse ende nuk ka vendim përfundimtar, tarifat e reja për energjinë elektrike do të fillojnë të aplikohet që nga e dita e mërkurë, 1 prill.

Mesatarisht ato do të jenë 2,5 për qind më të larta, siç është propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë fillimisht. Ky rregullator ende është në fazën e shqyrtimit të komenteve të Korporatës Energjetike të Kosovës, të Operatorit të Sistemit të Tregut dhe Transmisionit, por ato nuk do të ndikojnë shumë në vendimin përfundimtar.

“Komentet e tyre nuk janë aq bindëse sa të ndikojnë në ndryshimin e vendimit”, tha zëdhënësja e kësaj zyre, Adelina Myrtezaj.
Sipas saj, gjatë dy javëve të para të prillit pritet të aprovohen përfundimisht tarifat e reja, aplikimi i të cilave do të bëhet në mënyrë retroaktive që nga 1 prilli.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi