Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpend Ahmeti: Shembullin e Greqisë ta ndjekin edhe vende tjera të BE-së

Shko poshtë

Shpend Ahmeti: Shembullin e Greqisë ta ndjekin edhe vende tjera të BE-së Empty Shpend Ahmeti: Shembullin e Greqisë ta ndjekin edhe vende tjera të BE-së

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2015 12:54 am

Shpend Ahmeti: Shembullin e Greqisë ta ndjekin edhe vende tjera të BE-së


Shpend Ahmeti: Shembullin e Greqisë ta ndjekin edhe vende tjera të BE-së Largea_ahmeti1436121046


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social, Facebook ka postuar një status ku e përkrah referendumin në Greqi.
Referendumin për të cilin pritet të dalin rezultatet brenda pak orësh, kryetari i Prishtinës e sheh si shembull të shumë shteteve të Europës.
Ja postimi i plotë i tij:
Pa marrë parasysh se a jeni për apo kundër masave shtrënguese të përcaktuara nga Evropa për Greqinë, sot një popull po vendos vetë për fatin dhe opcionet para vetës ne krizë e frikë të madhe nga secili opcion.
Dikush mund ta quaj këte largim nga përgjegjësia të qeverisë greke, por sot e gjithë Evropa po shikon kah Greqia vendimin në referendum të popullit grek. Në fakt do të ishte mirë një referendum edhe në shtetet Evropiane mbi kushtëzimet e vendosura nga bankierët ndërkombëtar. Demokracia do të ishte e plotë.
Në ora 21 do të kuptojmë se a është Nai apo Ohi, Po ose Jo dhe kjo do të përcaktojë shumë gjëra ditëve të ardhshme, por po bëhet me demokraci direkte. Të gjithë të tjerët mund të mos e respektojmë vendimin përfundimtar por megjithate duhet të kemi respekt për mundësinë që populli grek e ka sot, ta thotë fjalën e vetë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi