Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:BORKO STEFANOVIQ – NJË MIK I MADH I AMERIKANËVE?!

Shko poshtë

Adnan Abrashi:BORKO STEFANOVIQ – NJË MIK I MADH I AMERIKANËVE?! Empty Adnan Abrashi:BORKO STEFANOVIQ – NJË MIK I MADH I AMERIKANËVE?!

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 12:14 pm

Adnan Abrashi:BORKO STEFANOVIQ – NJË MIK I MADH I AMERIKANËVE?! 173178_1566631317_7666230_n
Adnan Abrashi:BORKO STEFANOVIQ – NJË MIK I MADH I AMERIKANËVE?!
Adnan Abrashi:BORKO STEFANOVIQ – NJË MIK I MADH I AMERIKANËVE?! 253287_1995842946846_1566631317_32135171_2310487_n
Gjithmonë publiku që shikon një pjesë teatrale, më së paku në atë moment merret me mënyrën se si është bërë përgatitja e vënies në skenë e të gjithë atij projekti teatral.
Pa tentuar që me këtë rast edhe ne të merremi me detajet tjera rreth parapërgatitjeve të madha ndërkombëtare në këtë drejtim, në pika të shkurta desha të ndalem në biografitë e shkurtra të dy aktorëve në rolet kryesore: Edita Tahirit, nga pala kosovare, dhe Borko Stefanoviqit nga ajo serbe.
Edhe pse, në shikim të parë na duket se që të dy për këto role, janë përzgjedhur nga shefat e tyre shtetërorë, e vërteta qëndron diku tjetër. Edhe Edita edhe Borko, në fakt janë pro-amerikanë, gjë që qartë reflekton se interferencën dhe bekimin kryesor në këtë përzgjedhje e kanë bërë SHBA-të.
Afërsia e aktores sonë kryesore në këto bisedime, z. Edita Tahiri, me politikën amerikane, është e ditur për ne kaherë dhe kjo aspak nuk mund të vihet në dyshim. Pro-amerikanizmi i saj ka një historik të gjatë që nga koha e akademisë së saj politike rugoviane. Përndryshe, me arsimim paraprak superior është inxhiniere e Elektronikës dhe telekomunikimit, ndërsa në studime postdiplomike: magjistër-e e Administratës Publike, e shkolluar në Universitetin e Hardvardit – SHBA.
Ka qenë një prej pjesëmarrësve në procesin negociator të Rambujesë.
Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, si kryetare e ADK-së, hyri në koalicion me PDK-në dhe pikërisht fal këtij bashkimi, ajo arriti të merr vota të mjaftueshme dhe të zgjidhet si deputete e Parlamentit të Kosovës në mandatin e kaluar.
Edhe pse partnere e koalicionit të Thaçit, ajo shumë pak ishte e afërt dhe e preferuar nga ai. Bile-bile, thuhej se as nuk flisnin në mes veti. Mu për këtë, një kohë të gjatë edhe ishte lënë pas dore për ndonjë emërim të saj në poste të larta qeveritare. Pas të ashtuquajturës riformatizimit të qeverisë “Thaçi 1”, emërimi i saj si ministre e Ministrisë së Administratës Publike, u bë vetëm pas interferimit ndërkombëtar, gjegjësisht të SHBA-ve. Po ashtu, edhe në qeverinë “Thaçi 2”, Edite në këtë rolë kryesor përkrah Borkos së Serbisë, u gjet pikërisht fal SHBA-ve. Përndryshe, sa për më i preferuari dhe më afër zemrës për këtë rol i Hashim Thaçit, ka qenë bashkëpunëtori dhe miku i tij i ngushtë, Bekim Çollaku.
Nga ana tjetër, aktori partner në këtë pjesë teatrale i Edita Tahirit, Borko Stefanoviq nga Serbia, aktualisht me funksion është drejtor politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë. Para këtij funksioni, Stefanoviqi, disa vite ka qenë zëvendës i ambasadorit të Serbisë në SHBA, Ivan Vujaqiqit. Përndryshe, në Serbi ai është i njohur si kontribuues mi i madh i themelimit të lobit serb në SHBA, me titull: “Serbien Unity”
Me zgjedhjen e Barak Obamës si president të Shteteve të Bashkuara, atëbotë, mediat serbe kanë raportuar një lajm sensacional se shefi i shtabit të Obamës, Ram Emanuel, i quajtur Rambo, është një mik i madh i serbëve. Atë si mik serbëve ju ka afruar, pikërisht Borko Stefanoviq, zëvendësambasador i Serbisë në SHBA dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të z. Vuk Jeremiq.
Emanuel dhe Stefanoviq, gati tri vjet në Uashington, kanë punuar së bashku për forcimin e marrëdhënieve të mira serbo-amerikane. Pra, Borko Stefanoviq është njeriu më përgjegjës për formimin e grupit ndikues (lobues) pro serb në Kongresin Amerikan.
Tupani bie për ata që kanë veshë, apo?!


P.S. Sa për kuriozitet, për dashamirët kosovar të muzikës “ROCK”, në lidhje me Borkon, desha të bëj edhe një informatë: ai është BAS-KITARIST i rok grupit të mirënjohur nga Novi Sadi, me titull “Generacija bez budućnosti (GBB) “ (“Gjenerata pa të ardhme” përkthim.).

Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi