Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!

Shko poshtë

Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?! Empty Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 03, 2009 2:10 am

Adnan Abrashi: Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?! U1_AdnanAbrashi
TË DAL, APO TË MOS DAL NË ZGJEDHJE...?!

Nga Adnan Abrashi

Kur me përsiatje po i vrojtoj rrjedhën e gjertanishme të fushatës zgjedhore, e posaçërisht të disa partive të mëdha , e tëra më duket se po realizohet në harmoni me atë thënie të Gebellsit.: “Nëse veç ke vendos të gënjesh publikisht, atëherë gjithmonë lëshoje një rrenë të madhe si premtim, sepse, edhe kur ajo dikur të zbulohet, prapë se prapë do të ketë mjaftë njerëz që do të dyshojnë: “Hajt se nuk i dihet! Mund të ketë diçka të vërtetë aty””
Krahasuar me partitë tjera garuese, PDK-ja aktualisht me pushtet qendror, që në start të nismës së fushatës parazgjedhore, i ka disa favore që e bëjnë të ndjehet pak sa më e relaksuar dhe të reflektoj mundësinë për fitore në shumë komuna të Kosovës. Për të arritur gjer tek ky synim, ajo, me kohë, së pari ka futur nën kontrollin e vetë të drejtpërdrejtë KQZ-në, ka krijuar ndikim direkt apo indirekt në disa medie të fuqishme publike, disponon me buxhet të fortë financiar, dhe, pa kursyer aspak, për promovimin e të gjithë kandidatëve të vetë nëpër komunat e Kosovës, derdh para të majme në marketingun agresiv politik. Premtimet që ajo i bënë për investime marramendëse financiare gjatë fushate, një vendim i pruar në Qeveri për formimin e Universitetit të Prizrenit dhe dy të tjera në premtuara për Gjakovën dhe Gjilanin, fillimisht, edhe pse të gjithëve po ju duken si megalomane, qesharake dhe jo reale, ato në prapavijë, veç kanë filluar heshtur të prodhojnë efekte pozitive të ndikimit indirekt në nënvetëdijen kolektive të njerëzve. Kuptohet, këtë e them gjithnjë duke pasur parasysh mentalitetin tonë të përgjithshëm specifik popullor. Sepse, me kohë, shumica e elektoratit kosovar ka filluar të mendoj edhe kështu: “Vërtet ato premtime për investime marramendëse financiare janë jo reale, ama, meqë këta e kanë pushtetin qendror edhe dy vite në dorë, do të mjaftonte sikur së paku t’i përmbushnin edhe 1/3” prej tyre.
Pas marrjes së vendimit nga Qeveria për formimin e universitetit të dytë publik në Prizren, një disponim i njëjtë zgjedhor po vazhdon edhe tek elektorati i këtij qyteti: “Duhet të votojmë për PDK-në, përndryshe, nëse hup ajo në këto zgjedhje, edhe ky vendim i marrë nga ta për Universitet, do ta pësoj fatin e njëjtë sikur e para, para 2 viteve pruar po ashtu gjatë fushatës parazgjedhore nga LDK-ja.
Taktikë e sofistikuar dhe jo mahi!
Këto metoda me hiper – premtime të ofruara në këtë fushatë parazgjedhore, mua po më përngjajnë si me fabulën e asaj barsolete mbase të njohur: Me qëllim të testimit të nivelit inteligjent të pacientëve të vetë, në një sanatorium neuro-psikiatrik, një mjek, skaj për skaj rrugës së asfaltit, kishte tërhequr me shkumës një vijë horizontale. Duke ofruar paralelisht edhe një shpërblim prej 50 euro, nga pacientët e vetë të sëmur mental, na kishte kërkuar që të kalojnë përfund asaj vije mbi asfalt.
Realisht e pa mundur, kuptohet. Por, të joshur edhe nga premtimi i shpërblimit, shumica nga ta, kishin tentuar të depërtojnë nën vijën e vizatuar mbi asfalt. Kuptohet, aty për aty të gjithë ishin lënduar seriozisht me këtë tentim dhe ashtu të përgjakur menjëherë ishin dërguar në spital. Por, në mesin e pacientëve kishte edhe të tjerë pak sa më të mençur që nuk kishin pranua të provojnë një gjë të tillë. Më pas, mjeku udhëheqës i këtij projekti testues, për ta vazhduar eksperimentin e vet, në vend të çmimit të mëparshëm prej 50 eurove, tashti kishte paralajmëruar shpërblimin e dhjetëfishuar prej 5000 eurove. Dhe, merrni me mëndë se çka ka ndodhur më pastaj?!! Për befasinë e madhe edhe të tij, këtë herë si të përgjakur për spital, i vëren, jo ndonjë nga pacientët me të cilët bëhet testimi i dedikuar, por të gjithë ishin nga ekipi i personeli i tij teknik Në pyetjen se si ka ngjarë kjo maskaradë, ata ishin përgjigjur: “Edhe pse sigurt e dinim se do të jetë e pamundur të kalohet nën atë vij, meqë vlera e shpërblimit u rrit, provuam mos rastësisht edhe ne do të kemi sukses të depërtojmë nën atë vijë”?!

Të dal, apo të mos dal në zgjedhje...?!

Sa ma shumë po ofrohet dita e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 të këtij muaji, me të madhe po qarkullon në popull ajo shaka në formë të pyetjes dhe përgjigjes. Pyetja: “a e dini se pse po mbahen këto zgjedhje”? Përgjigja: “që më vonë, ne ta marrim fajin përsipër si popull se vetë i kemi zgjedhur ata”!
Dhe, vërtetë! Sa më shumë po afrohet dita e zgjedhjeve, dilema “të dalësh, apo të mos dal]ësh në zgjedhje”, tek shumica, po bëhet gjithnjë e më i shprehur. Edhe tek unë, pa dyshim. E çuditshme! S’ka se si! Në mes të drejtës së pacenueshme demokratike që të zgjedhësh dhe të jesh i zgjedhur, në këto rrethanave kosovare, fatkeqësisht, të imponohet edhe ajo anë tjetër paradoksale. Mohimi,! Ta bojkotosh vetëdijshëm këtë të drejtë, apo “ikja nga liria”, sikur do ishte shprehur ndoshta E. Fromi me këtë rast.
- “Duhet të dalim, patjetër duhet të dalim në zgjedhje – ishte kategorik gjatë një bisede me kafen e mëngjesit një mik i imi i mirë.
-“Meqë, për të qene zgjedhjet valide në Kosovë, nuk ka prag zgjedhor qe duhet te kalohet, andaj, si gjithnjë, ne to me të madhe pritet të dalin pakica (simpatizuesit, militantet, primitivet e partive përkatëse, servilet, përfituesit etj,. Mu për këtë shkak unë do të dal të votoj dhe atë ditë do te jem përmbi politikanët. Sepse, se paku atë dite më jepet rasti që me vullnetin tim të lirë dhe në mënyre ligjore t’i ndëshkoj keqbërësit e deritashëm, të cilët, shumë herë deri më tani e kane keqpërdorur votën time”?
Në njëfarë mënyre, miku imë kishte të drejtë, ama, kur e pyeta se, ta zëmë, po të dalim të gjithë në votime, me cilët të tjerë nga oferta zgjedhore që kemi, mundemi t’i zëvendësojmë ata të mëparshmit?. I zënë ngushtë me këtë pyetje, si për të më hequr qafe ai mu përgjigj: “për më të mirët, kuptohet”!
“Për kënd ? Për cilën parti të sinqertë dhe të pa korruptuar? Ma thuaj vetëm një që do të jetë më i mirë se sa këta që i kemi aktualisht në pushtet ...? A thua, mos deshe që sërish t’i kthejmë ata që një herë i larguam para dy viteve nga pushteti?!
Pas këtij reagimi të ashpër dhe pesimist, duke mu buzëqeshur ëmbël, ai ngriti lartë gotën e pijes që e kishte pranë dhe uroi: “Gëzuar mik! Këqyre shëndetin”!

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi