Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes me 27 Maj:CIKËL POETIK NGA MAJLINDA RAMA

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes me 27 Maj:CIKËL POETIK NGA MAJLINDA RAMA Empty Me rastin e ditlindjes me 27 Maj:CIKËL POETIK NGA MAJLINDA RAMA

Mesazh nga Agim Gashi Thu May 26, 2011 1:10 pm

Me rastin e ditlindjes me 27 Maj:CIKËL POETIK NGA MAJLINDA RAMA 255216_211777405522803_100000716346990_664522_6087561_n
Me rastin e ditlindjes me 27 Maj:CIKËL POETIK NGA MAJLINDA RAMA

Ndajnate

Trojë e djegur,
këngë e gjallë Ilioni!
Turren drejt teje
si venduza oktapodësh,
indogjenë të pangjyrë.
Si të jem shtyllë harrese,
rrjedh fytyra prej lëndine e,
sërish mbetem
në parmak të pikut të natës.
Shtergu,
në zgjim të ditës,
në ëndrra të tejdukshme
më çon.

Kohë e pakohë

M’i hëngrën sytë këpucët e Lulit të vocërr,
ma therën zemrën.
Amebë u bëra një çast -
- i zura pusinë një tsunami.
Në dekada m’u trishtuan beharet e brishta,
mbi gërxhe lëmzake,
kur dy bletë më pickuan
shirave të ndezura…
Dritëmëngjeseve u miqësova me beduinët…

Në spital

Si degë e kërrusur dhimbjeje
Varur mbi tim bir,
që pafajësisht më buzëqesh.
A thua është mirë?
Më trembin të bardhat bluza,
teksa djalit i kërkojnë
edhe venat më të holla…
Dikur i bëja qindra injektime
kukullës sime…
Penduar jam sot.


Rendje për vetënjohje
(Pasqyrë e thyer)

Natyrat – rrudha lakuriqe,
ti – flokë livadhesh kreh,
përtej teje dëgjohen thirrje.
Pasmesnate.
Kuaj me flatra brenda
ujit të thyer,
mes zemërimit të ëndrrës
me urrejtjen e zgjimit -
- ti ecën,
edhe pse të trembin.
Lutje të bardha.
Qiejt t’i vodhën në petale
të thërrmuara, si tym vranësie…
Ti ecje.
Mjaftoheshe me atë ishull,
ndërtuar vite më parë.
Ishull i lashtë,
rrethuar me akuj vetëtimash,
me gënjeshtra qesharake…
Vazhdo të rendësh,
edhe pse është hidhur.
Ti, pikëllimtar
në mozaikët e ajrit


Prindërve të mi

Malle lashtësie bluaj në mullirin
e ëndrrave të mia.
Stërkala dashurie të paformëta,
por të fuqishme,
postoj për te shtëpiza ime.
ty jeni ju.
Aty më prisni krahëhapur e
me heshta malli godisni largësinë.
Të dua, baba!
Të dua, nënë!
Më mungon përkëdhelja juaj
që s’kam arritur ta marr kurrë…
…Jam bërë nënë.
E dini?
Me fëmijët e mi vij ju takoj mbrëmjeve,
përpara jush ulem e falem.
Tani ju kuptoj…
Dashuri nënë!
Dhimbje prindi!


Metempsikozë

Këta muaj viti
si tespihe të varura në pè:
të verdha, të kuqe, fildishi;
lëng balte, nektar vjeshte,
kollë e thatë dimri.

Trazohen me perëdnimin e erës.
Si kupa e Ganimedit,
perëndisht,
i rrëkëllejmë e s’dehemi.


Plagë e pashëruar

Nga Mali i Urrejtjes
gjarpërime rrufesh përpinin
hapat e lodhura të ditëve.
Si flakë të zbehura brezash.
Zbehen netët
në zbrazëti të panumërta.
Lejleku i parë
e braktisi
çerdhen…

Qyteti im

Si akrep i ngecur ore -
- qyteti im.
Me sytë e thinjur
kërkon shpëtim.
Teh i ndryshkur, mbetesh pa lëvizur,
fllad, erë, shkulm Tepelene,
që si silueta më shfaqen rrugës sime.
Braktisur kjo pranverë tek ti.
Pse qan?
Ke dhimbje?
Plagë të pashëruara?
Qyteti im!
Pikëlluar në çdo qelizë
nga grahma acari
Që të gërryejnë e të rrudhin mushkëritë…
________

Majlinda Bedri Rama (Nana) lindi me 27.05.1980 ne Tepelenë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në qytetin e lindjes. Në vitin 1998 -2002 vijoj studimet në degën Gjuhë dhe Letërsi shqipe pranë universtitetit “Eqerem Cabej “ në Gjirokastër. Aktualisht jeton në Fier.
Prej disa vitesh ka punuar si administratore në shërbimin social, më pas për pak kohë si mësuese kurse prej vitit 2004 punon në media vizive dhe të shkruara.
Në vitin vitin 2004 botoi librin i parë me poezi : MERRMA LOTIN PENG kurse në vitin 2006 del libri i saj i dytë poetik HËNË E QIELLIT TIM

Analizë e shkurtër e veprës

Me paraqitjen e Majlinda Ramës në sqenën letrare, poezia shqipe u pasurua me lirika të një identiteti të ri në të shprehurit e të rradhitjes së emocioneve e tabllove në to. Lexuesi shpesh i mësuar të kërkoj hapësirën e ndjenjave, këtu gjenë zakonisht togje nga tri fjalë të farkuara në një gjendje të thellë përjetimi që nuk toleron më përshkrim tjetër anësor a plotësues. Ky, ta quaj mentilatitet i të shprehurit të përjetimeve të shpirtit, bënë që në fillim lexuesi të formoj idenë se Majlinda Rama shkruan poezi deridiku elitare të dedikuara një klase lexuesish, por me ngadalësimin e ritmit të të lexuarit që vjen nga ajo se këto poezi e detyrojnë disi lexuesin të « merret » me to, ai mishërohet me këtë formë magjike të pasqyrimit të ritmikës së shpirtit dhe përfundon duke u thelluar e analizuar në thellësitë më të mëdha, mësheftësitë e shpirtit të shprehura në mënyrë lakonike por me një simbolikë të bukur e të pashoqe. Nuk mund të them se nuk ka aspak elitizëm por konstatimi im shkon drejt faktit se poezia elitare sillet ftoftë me lexuesit e profileve të ndryshme dhe përkon vetëm me një rreth të caktuar potenciali të vogël adhuruesish të poezishë. Një ndër poezitë që ngritet në rangun elitar është « Ndajnate » , por edhe këtu lexuesi – adhurues i poezisë, nuk ka nevojë për të gjurmuar kritika e komente, se ai pa to shijon, ndjen dhe kupton forcën e simboleve dhe antitezës në dy vargje (si venduza oktapodësh,/ indogjenë të pangjyrë) që flasin me magji joshëse. Oktapodët, këta tinzarë të cilët kërkojnë të dëmtojnë tinzërisht e pandërpre nga njëra anë e indogjenët (të pangjyrë) që janë sintezë e prodhuar në brendi e pa ndihmë nga jashtë, ndërtojnë këtë (në shembullin tonë) figurë stilistike të jashtëzakonshme të poezisë – antitezën që përmenda pak më lartë.
Në poezinë Prindërve të mi, ndihet një arsyetim, pendim e kërkim falje prej prindërve. Aty këndohet për dashurinë e madhe ndaj tyre por në një moment, njeriu vë re se ndoshta nuk ka mundur t’i jep prindit aq sa do të kishte dashur tani të kishte bërë për ta. Aftësia për të kuptuar prindin akoma pa u bë vet prind është pak sa e cunguar dhe ndërron e kupton vlerën e saktë nga momenti kurr lindin fëmijët. Kjo ndjenjë qëndron diku thellë në zëmrën e poeteshës andaj edhe vargjet e mrekullueshme e me gjërësi të shpirtit human ju drejtohet prinërve të vet:

…Jam bërë nënë.
E dini?
...

Tani ju kuptoj…
Dashuri nënë!
Dhimbje prindi!

Realiteti i kësajë poezije është prezent që nga vargu i parë dhe një topo-vështrim i shkurtër tregon kulmin, gjiun familjar – shtëpijën e prindërve, shtëpinë e fëminisë dhe të mbresave të para të jetës aty.
Një ndër poezitë që personalisht e kam më për zemre është Spitali. Janë të paharueshme brenga, friga, vuajtja e prindërve për fëmijën. Lexojmë storje nga më të prekshmet që i përkasin marrëdhënieve shpirtërore prind – fëmijë dhe gati gjithënjë ata janë gërshetim ndjenjash më të thukta humane. Poetë, piktorë, artistë të profileve të ndryshme ngritën monumente shpirtërore në lëmitë përkatëse. Bëj këtë digresion të vogël që më lehtë ta kem të kuptoj dhe të shpalos fuqinë e dashurisë amërore që e gjejmë në këtë vjershë. Krahasimi vet kalon nëpër një kukull… Pak gjë, do të themi… Por duke lexuar vjershën e përmendur më lartë, një dridhje e paspjegueshme kaplon shpirtin… Simbolikë që kalon nëpër kukullën si krahasim nga realja e jetës e zbërthehet në lotë të lexuesit:

teksa djalit i kërkojnë
edhe venat më të holla…
Dikur i bëja qindra injektime
kukullës sime…
Penduar jam sot.


Vend të posaçëm në poezinë e Ramës zënë figurat mitologjike me të cilat ajo krijon vargun e saj karakteristik të cunguar nga foljet në vend të së cilës flet simbolika si element narrativ shpirtëror. Në Metempsikozë hasim vargjet që trajtojnë kalimin e kohës e pra jetës nëpër tërë etapat e saja të pasqyruara në muajt e vitit e i tëri ky proces pa ndihmën e kallzuesit;

Këta muaj viti
si tespihe të varura në pè:
të verdha, të kuqe, fildishi;
lëng balte, nektar vjeshte,
kollë e thatë dimri.


për të ndërlidhur mandej mitin e Ganimedit dhe kupës së Hefaistosit që rrokulliset (si vitet tona që rrokullisen) dhe nuk dehet e kalon në qiell (galaksi).

Trazohen me perëndimin e erës.
Si kupa e Ganimedit,
perëndisht,
i rrëkëllejmë e s’dehemi.

Vij në përfundim se vepra poetike e Majlinda Ramës është klithmë lirizmi e një intelektualeje dhe asesi elitizëm edhepse ndoshta aty këtu gjejmë tendenca të tilla që vijnë në plan të parë nga kultura e gjërë që ka poetesha dhe nuk janë prodhim i një dëshire për çfardolloj shkëputjeje nga lexuesi i rëndomtë i dashuruar në artin poetik. Ska hamendje se autorja ynë trason rrugën drejtë elitës poetike të letërsisë sonë, por poezia e saj nuk ka të bëjë dhe nuk është e komponuar për një shtresë të posaçme lexuesish të pajisur me njohuri të posaçme akademike dhe andaj vjershërimi i Ramës nuk mund të lidhet e trajtohet si elitizëm që për mua ka një konotacion negativ. Autorja është në anën e publikut të gjërë poetik dhe lexohet me ëndje. Personalisht shpresoj se ajo do të mbaj dhe do të perfeksionoj këtë stil dhe kështu të prek qiellin poetik shqiptar e ndërkombtar.

Poezite u moren nga Filolet dhe ishin te organizuara ndryshe, por nje gje te till e kishim te pamundur ta benim ne FB
Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri


Urime edhe nga ana ime e dashur poete Majlinda!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi