Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA BLEDAR TAFAJ

Shko poshtë

Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA BLEDAR TAFAJ Empty Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA BLEDAR TAFAJ

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 19, 2011 4:12 pm

Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA BLEDAR TAFAJ 253430_217473264953217_100000716346990_700580_7478378_n
Me rastin e ditlindjes:CIKËL POETIK NGA BLEDAR TAFAJ

ENGJELL LYPSAR

Nje rruge qe hesht,nje rruge qe fle
je vetem ti rruga e endrrave te mia
Mbushur demone qe peshtyjne mbi ne
lypsare ne nje qoshe loton dashuria
Engjell pa krahe nen nje kapote reckosur
por shkelqimi nga syte nuk i ka ikur
gjakosur ne trup e ne shpirt plagosur
Por flakez kandili qe kurre s'eshte fikur
Me duart qe i dridhen kerkon lemoshe
nga femijet e saj qe me qumesht ka rritur
Engjell qe mbushte zemrat tash me zemer bosh
Ne qoshen e rruges time qendron e braktisur
Me shikimin e perlotur e krahekeputur
te vetmen lutje belbezon per kete bote
Mjaft me me fijet e jetes qe keni keputur!
Mjaft me me urrejtje edhe me lote!


NJE VERE E AKULLT

Sa ftohte kete vere ne zemren time
asgje nuk eshte me sikur me pare
mergove dhe ti larg kesaj stine
luginat e shpirtit me lote jane ndare
Sa me mundon zeri yt ne telefon
I akullt, pa shprese si nje ere dimerore
Re te zeza mbi mua ky qiell po harkon
qe me sjellin ne kete vere vec floke bore
Gjithca eshte ftohur,gjithcka eshte nxire
As aromen e pluhurit nuk e ndjej me
dhe syte nga pritja oh Zot me jane mpire
Gezimi ne burgjet e hijeve te nates fle
Ti ike bashke me driten e nje dite te re
mua me le ne naten e trishtimit tim
Te ndare nga makthet mbetem ne
Ti hena une si qielli pa ty ne deshperim
Sa ftohte kete vere ne zemren time
pemet e shpreses nga gjethet jane zveshur
Nje vere e akullt ne pritje jetime
Ku buzat jane ngrire vec per te heshtur

TE PUTHESH HENEN

A te ka ndodhur ndonjehere henen te puthesh?
pastaj ne agim te zgjohesh nga endrra tretur
te deshirosh qe nga kjo bote genjeshtre te zhdukesh
dhe te flesh perjetesisht ne dashuri i vdekur?
Ah miku im apo dhe ti mikesha ime qe fle
me thuaj te vetmen nate kur nuk enderrojme
mekatare te endrrave ndoshta lindem ne
por vetem me endrra shpresojme, shpirtin zgjojme
te puthesh henen e pastaj ne pasion te zhdukesh
Si nje re vetmitare pa vetetima dhe pa shi
ne nje bote tjeter mrekullie te futesh
ku nuk ka rendesi kush jam une dhe kush je ti
Te puthesh henen pa pasur me te voglen xhelozi
sepse nga xhelozite dashurite kane vdekur
mjafton qe magjine tende ta jetosh vec ti
magji kerkon gjitmone dhe magjine ke gjetur
Te puthesh henen gjithmone ka vec nje kuptim
qe bukurine ne shpirtin tend ke zgjuar
Nuk ka rendesi ne eshte enderr a vegim
Enderr ke kerkuar dhe endrren ke shijuar
Puthe henen dhe kurre mos u ndjej fajtor!
sepse nga endrrat kane dale me te bukurat fjale
edhe nese asnjehere sdo ta prekesh me dore
sa mall do te kesh per henen oh Zot sa shume malle!

SYTE E MACES

Ti ke syte e maces sa me vjen cudi
dy smralde te vegjel gjithe shkelqim
Kur ste perkedhel sa ligeshtohesh ti
Dhe pse gjithmone e di se s'eshte faji im

Ti ke syte e maces jane nje mrekulli
dy driteza qe ndizen ne nete pasioni
edhe kur lotojne jane vec nje magji
ah sy te jeshilta qe zemren ma coptoni

Ti ke syte e maces pasion dhe xhelozi
gezimi me i madh dhe brenga me e thelle
sa ngrysen si qielli kur eshte ne stuhi
aq shndrisin si dielli i bukur ne pranvere

Ne ata dy sy mua me flene deshirat
Afrohem dhe largohem si nje re vere
por asnjehere mbi ty s'guxoj ti derdh shirat
priftereshe e bukur ne tempull Venere

Ne ato sy si te maces une kam boten time
me nete pa hene e me te bardhat dite
jane lumturia e madhe por dhe dhimbja ime
Jane Djajte e mi por jane dhe Perendite

NETET HYJNORE

Shpesh pyesim veten Cjane netet hyjnore?
Netet me yje qe bien apo me hene te plote?
Ku njerezit shprehin deshira me lutje engjellore
Te etur te ndryshojne dicka ne kete bote
Perkulemi mbi endrra dhe varim zemrat hidhur
ne litare ndjenjash e mitesh te lashta
Por nyjet e realitetit qendrojne fort lidhur
Dhe shpirti peshperit ka erresire perjashta
I drejtohemi Zotit me po te njejtat fjale
aq sa shpesh mendoj se e kemi merzitur
Por fundja babai mbetet baba per nje djale
E lind per ta rritur e kurre per ta braktisur
Kerkojme dhe vec kerkojme Netet hyjnore
e nese ti o njeri do me pyesesh mua
Do them pa frike Ska asgje perrallore
Jane netet kur kam prane ate qe dua
Kur ndjejme puthjet e nxehta,afshin e marre
Kur pervuluar digjemi ne mijra perkedhelje
Kur shkihemi ne djerse pasioni si margaritare
Keto jane nete hyjnore kur mes ujit
Kemi Etje


VIJA E FATIT

Nje dite tek shetisja ne rrugen time
mbushur me lypsare lokale e Bastore
me terhoqi vemendjen nje plake thatime
Me nje karton ku shtrember kish shkruar
Fallxhore....
Nje buzeqeshje mu vizatua ne fetyre
Ju afrova thashe kjo te pakten punon
Nuk ka zgjedhur lypjen rendom si menyre
Shperblimin me nje parashikim te rreme kerkon
Doren i zgjata te ma lexonte pa ndrojtje
I sigurt se do degjoja po te bukurat fjale
"Zoti i madh gjithmone te ka ne mbrojtje
Qenke me shume fat dhe i lumtur mor djale"
Por heshtja e pllakosi dhe syte erresoi
rrullat ne fetyre me shume ju shtuan
Te vetmet fjale qe me ndrojtje belbezoi
Djale dora jote vijen e fatit nuk shkruan
I zgjata leket por mi ktheu trishtuar
dhe tek ikja ndjeja veshtrimin e saj nga pas
Nga fjalet e saj bota me ish erresuar
dielli me dukej qe nuk kishte me ne fetyre gaz
Ate nate nuk ja fala dot gjumin shtratit
Lexoja ne internet shkrime Kiromancie
Vertet ne doren time mungonte Vije e fatit
As shenje dhe per dreq as me e vogla hije
Zemerimi me solli nje te njejte histori
Me nje njeri te madh qe ne dore vija i kish munguar
Dhe bera po te njejten gje si ai
me nje thike thelle ne dore vijen kish vizatuar
Nga dhimbja nga syte me pikuan lote
Por nuk ngrita syte nga qielli me zemerim
Fundja gjithkujt i mungon dicka ne kte bote
Ndoshta te isha pa fat ishte kalvari im
Pas ca kohesh kur plaga me ish sheruar
dhe ne nje lokal po shijoja nje birre
Pashe plaken fallxhore qe me ishte afruar
me doren e saj tek une shtrire
I zgjata doren serisht per te ma lexuar
dhe pashe syte e saj nga lote lengezuar
me zerin e ngjirur me tha ca fjale
"Ti nuk dorezohesh kurre mor Djale
Dhe nese Zoti te te ka lene pa nje shenje
Biri im asnjehere mos u dorezo
Fatkeqe jane ato qe fatin s'e ndjejne
Nuk eshte kurre ai qe per Fatin lufton!"

RRAHJE ZEMRE

O drite qe ke lindur ne te bukurin agim
perle qe ke renkuar me mall ne fund te detit
Arome jasemini qe perkedhel shpirtin tim
Uje i bekuar ne shkretetiren e te nxehtit
Ah moj e bukur qe nuk thua kurre fjale
Por trendafili te cel ne cdo buzeqeshje
Petale me vese deshire enderr per cdo djale
Mi humbe dhe mua fjalet, te shoh vec ne heshtje
As Zane mbi nje shkemb, as sireni mbi nje vale
Thjeshte nje bukuri qe sot po me ndez flake
Nga cdo rrahje ne zemer nje lutje do dale
Prekme shpirt e zemer sepse i kam plage!
Lerme te te puth si afsh ne buze te shkrihem!
Duke kenduar me ty me te bukuren kenge
syte vec duke te pare nga vdekja t'me ngrihen
Ata sy te bukur qe me kafshojne si dhembe
Ne cdo rrahje lengon vetem nje enderr e fjetur
edhe hiri i trupit ne stuhi le t'me trese
Zemra nga rrahjet per ty u zgjua e ndezur
Nese nuk rreh me per ty me mire le te vdese....


KORBAT E BARDHE

Perkulen netet e heshtura
si fjalet qe kurre nuk u thane
e shpirti mes klimthash te veshura
tregon me gisht Korbat e bardhe
Por dhimbja as vishet e as zhvishet
eshte bere lekura jote,jo maske
diten nen rroba gezimesh fshihet
e naten mundohesh ta lash me lote
Ne nje vaske....!
Eh Korbat e bardhe.....
Paradoks i zemres se helmuar
pellumbat nga larg veshtrojne te hidheruar
As nuk i sheh kush e as nuk i mbajne me ne duar
E ti mor mik shkruan dhe vetem shkruan
diku me nje pike gjak e diku me nje pike lot
Historine e pellumbave te harruar
Korbat e bardhe fluturojne sot mbi bote.....

SONATA E HENES SE RE

Ti sonte ke zbuluar syte me ndrojtje
Si nje vajze pas nje perdeje te erret
Duket sikur nga yjet kerkon mbrojtje
Princeshe e vogel ne qiellin e kthjellet

Sonte me at dritez shpirtin ma ke ndezur
Ah sa te kam pritur ne netet pa drite
Kerkonja muzen ne erresire i heshtur
Nuk gjeja dot fillin nga nisin poezite

Lepihet zemra ime pas gjakut te embel
qe ti moj bukuroshe sonte ma ke ngrohur
dhe une per cudi ne qiell ndjehem dhenderr
me kengen e drites sonte s'kam te ngopur

Buzeqesh moj nate me te bardhen drite
sepse sonte me ty mua me qesh muza
ndjej sonte violine e piano te emblen muzike
me puthjen e henes se re po me kendon buza



NE ENDERR ME NJE MUZE

MUZA

Pa fjale por fjala ne buzeqeshje krijon ngerce
Me mire heshtje qe flet,sesa folje e heshtur
E kur zhurmuese kjo heshtje te behej
do thyej cdo detaj i heshtur
ne boshin e foljes qe hesht.


UNE

dhe buzet ngrihen kur skane buzeqeshje,
ndoshta sheqerosen nga nje puthje e trishte
dhe nese ne zemer ke vetem nje ngerdheshje,
do ndjesh qe je zgjuar nga nje enderr e hirte,


MUZA

E hirta enderr turbullon mendimet,
mendime qe fshihen nga persete e heshtjes
e kur fjala te belbezonte te thyeren heshtje,
do lindin persete pa perse zberthyer........


UNE

Fli sonte vetem fli mbi qiellin pa yje,
ne gjume ska asgje per tu menduar
ne porten e heshtjes pa fjale do te hyje
endrra mendime ska eshte bere per tu jetuar


MUZA

Sa doja te flija,e te heshtja aty!!!


UNE

por nuk mund te flesh mbi enderr gjithmone
mjafton te flakesh shpirtin dhe te mbyllesh sy
dhe prap do te thuash ky ishte fati jone


MUZA

S'e pranoj!
rrenaja jetesh,perseri do isha, mbi fat do kerkoja....
Cka Fati s'na la,ne enderr te takoja....
Qoft dhe sek e me pas te zhdukej,veshtire ta harroja...
Por ne enderr do strukej,i embli kujtim,
Une vetem trishtimin zgjoja.......


UNE

ah moj muze e embel sa me ndeze sonte,
me ty te thur vargje vetem kete nate?
ne terr me endrra ajo shpirtin zgjonte
por ce do e di se do zgjohem prape


MUZA

Dhe muza buzeqeshte,e trishte serisht heshti
dhe frymezimi,pa merita mbeti....
Nje sy qe s'e shihte shenoi fatin heshtur....
Ajo u largua,mendimet i mbeten......
Valle te ishte muza frymezim i tij,,,
apo valle kjo enderr,qe donte ai????


UNE

Gjithmone thone se bota filloi ne heshtje
dhe po ne te shkreten heshtje do te mbaroje
dielli dhe hena eklipsohen ne qeshje
O zot kur duhet te heshtim pse na fale goje?


MUZA

E c'i themi zotit perset dhe pikepyetjet,
kur dhe gojen dot ai s''mund t'na drejtoje...
Te na jipte fjalen dhe shpirtin te ngjizte
valle ish faji i tij pse ne s'na mjaftoi???!!!


UNE

A thua valle te jemi mekatare?
Kur buzet perdorim ne vetem per puthje,
dhe shpirti dhe zemra ne drite jane lare
por buzet moj mike sjane vetem per lutje!


MUZA

Buzet leshojne fjale,e leshojne pasthirmat
qe shpirtin e mbushin me dhimbje dhe gaz
e here epshin falin,ne zemrat leshuar
e kur me shpirt jepen,le te jete mekat....


UNE

Atehere me thuaj kush e ndan mekatin
nje thirrje eshte thirrje ka gjithmone pasion
therret ai qe shpirtin po ja merr shtrati
therret dhe ai qe ne fushbeteje lufton.
Kur ngjizet hena vec me qiell te zi,
dhe yjet mbeten jetim mbi kte bote
me dy fjale te vetme mund te ma thuash ti,
ne zjarr pse digjemi kur ndjejme kaq fort?


MUZA

E kur ne djegnaje,akull serisht mbesim...
Thuam a eshte zjarr,apo flake e tmerrit
qe pasi te djeg,e te josh ne shpirt...
pse valle ftohtesine e perqafoj me pas....
A nuk eshte mekat,te falemi ne faj..
Ku vete faji eshte qe s'pranojme te vuajme,
ne flaket e djegjes,ku aq shume i duam
Qiell i zi do mbese ne lot hene shterruar.
Per sa kohe mekat,dashurine ta shkruajme.


UNE

Ti i shkruan Akullit ti i shkruan zjarrit,
por bashke me thuaj valle dot a jetojne?
pastaj zemerndezur kurre si druhemi fajit
themi boten e gezojne ata qe dashurojne
qielli i zi sdo mbese se henen ka drite
si zemer qe rrah ne nje gjoks te fjetur
dhe kur dielli i bukur token puth ka dite
kush lindi nga puthjet ne puthje ka per tu tretur


MUZA

Me kujtohet ylli ku flene akujt ndezur
shume me dogji mua,qe ne castin e heshtur
fjalet perpeliten dhe buzet djallosen
valle a jam une masa qe henen e mposhten
ne te errten ngjyre,te fjetur e lane.
E ndoshta pasqyre perdrejt saj une jam
Me sy te prangosur drejt zjarrit te akullit
Qe mes ethesh dogji bashke te dy me sosnin
e ndoshta pergjijgen qe pret ti nga une
Mos valle duhet puthjes t'i drejtohem une?
E valle bindur tretjes se saj do jem une?


ZGJIMI

Me nje perde drite sec me erdhi zgjimi
MUZA ishte zhdukur duke me lene ca fjale
Ah nje puthje ne buze ky ishte bekimi
Ata sy te bukur te veshur me malle
Ne zjarrin e yllit te saj ndoshta ish tretur
Me trupin e bardhe dhe floket leshuar
Ndoshta si nje engjell ne parajse kish fjetur
Priste puthjen time serisht per ta zgjuar..

PSE S'ME FLET MOJ HENE?

Pse s'me flet sonte ti moj e bardha hene
Por veshtrimin ke tretur larg mbi liqen
Nen nje shkemb malli rri strukur zemra
Fjalen e ngrohte kerkon por fjale nuk gjen
Gjarperon rruga e ndjenjave te mia
Dhe une mbeta vetem nje udhetar pafat
Ne canten e arrnuar me fle dashuria
kepucet e shpreses grisur si nje endacak

Pse s'me flet sonte ti moj e bukura hene
por vetem nje yll ke shtrenguar ne gji
shtrengome edhe mua sonte si ate!
Ah vetem pak caste te pushoj tek ti
Shpirti me eshte lodhur nga kjo udhe e gjate
E syte gjithe pluhur s'mi lajne me as lotet
Kepute nga qielli nje shami te thate
Vec kujdes mos ndash asnje yll nga shoket!

Pse sme flet sonte ti moj e embla hene
por puth gjith pasion ate mal te heshtur
Te lutem vetem sonte falmi buzet ti
Ne ket nate dhimbje driten te mbaj veshur
E neser kur te ikesh mos thuaj asnje fjale
Ne nje qoshe rruge do ulem te pushoj
zemren do te prek ne rreh, ne eshte gjalle
Dhe nese eshte gjalle udhetimin do vazhdoj....

KAM TE DREJTE

Kam te drejte qe ti fshihem vehtes
E te lundroj ne mjegull kujtimesh
nuk i numerova dot hapat e jetes
ca ishin te sigurt e ca gabimesh
Kam te drejte ta thyej pasqyren
qe te mos e shoh me imazhin tim
mes maskash ndoshta humba fetyren
mbeti vec nje hije dhe nje sy jetim
Kam te drejte qe flas me naten
ajo vec degjon asnjehere nuk flet
fjalet kurre me degjime nuk maten
Edhe nese hesht ty heshtja te vret
Kam te drejte te shikoj kedo ne sy
e veshtrimin te mos e flak pertoke
gezimi e dhimbja jetojne vec aty
nje zemer, dy sy, asgje tjeter ne bote
Kam te drejte qe qesh edhe kur me qahet
fundja ka humbur respekti per lotin
Bota tani me qeshje hienash mbahet
Luanet humben Parajsen dhe Zotin
Kam te drejte qe ndizem nga zemerimi
kur veshi fjaline me absurde degjon
"Me vjen keq or mik faji s'eshte i imi
Ti ke te drejte por asgje ste takon"!


LOTET E HELENES

Ndezuar akoma ne flake renkon qiell i Trojes
Por ne shtepin e Zotave akujt jo nuk shkrijne
Ne toke gjak e zjarr, ne qiell darke hyjnoresh
Shndrit pallati i kristalte, muret e Trojes nxijne

Ne nje cep te shkrete shndritin syte e Helenes
Yjet erresohen turpshem nga veshtrimi i saj
Me lot lan trupin gjithe gjak te Parid legjendes
Dashuri dhe dhimbje syte njerezore ne vaj

Akejte tani heshtin S'therasin me gjak e zjarr
Shikojne te zene ne faj princat e dashuruar
Dashurine paten lindje... dashuria ju be varr
Lojen e Perendive askush se ka kuptuar

Lotet nga syte e bukur Akejt i kishin zgjuar
Ah sa vite te humbura,kishin harruar shtepine
Me lavde Perendish te gjithe droguar e verbuar
Kishin mbushur kupat me gjak ku vec Zotat pijne

Akil Zemerluani ne lot e humbi zemerimin
Hektor Burrerori me foshnjen e vet qau
Eneida mes lotesh e beri rrugetimin
Gjak dhe lot njerezor qe koha kurre si thau!

Sot mos e kerkoni me Trojen e shkaterruar!
Ne lotet e Helenes ajo qendron fshehur
Nuk ka shpate qe vret zemren e dashuruar
Pallatet e Olimpit nga loti i saj jane shembur


ENDERR VETMIE

I shtrij duart e mpira te prek trupin tend
por ti si enderr me tretesh ne zgjim
ne sy ky lot i hidhur oh Zot sa me dhemb
I vetmi kujtim me mbeti ky lot jetim

Ne endrrat e mia endesh vetem ti
Ashtu gjysmezhveshur me syrin e bukur
Naten bera mike te shuaj kete vetmi
Oazi i shpirtit tim mengjeseve per tu zhdukur

Ditet gri te dimrit kalojne dhe sme flasin
Si kalimtare pa emra qe koken pas s'e kthejne
Mendimet te ngrira akull dhembet kercasin
Ne oret e ftohta te pritjes zjarr me dot nuk gjejne

Lepihet pas xhamave ky shi i merzitur
dhe era zemerplasur nis nje kenge te trishte
Ne netet e gjata ku dhe yjet jane fikur
Une gjej buzen tende ne endrren e brishte

I shtrij duart e mpira te prek trupin tend
por ne shtratin tim ke mbetur vec hije
Ne nje enderr zemre neteve zure vend
I vetmi yll qe shndrit kur terri mbi shpirt bie....

SIRTARI I ZEMRES

Endem papushim ne kete bote trazuar
duke puthur vetem endrrat ne heshtje
cuditerisht vendin dhe stinet kane ndryshuar
pranvera s'ngroh me,dimri ka arome vjeshte

Ne sirtarin e zemres time fle e qete dashuria
se ne fetyre si te gjithe kam nje tjeter makiazh
mundohemi ti ngrijme ndjenjat jo nga egersia
por jetojme genjeshtren,jetojme nje mirazh

Lumenjte e arsyes ndoshta kane shteruar
pime uje te kripur qe te mos ndjejme faj
mbi varre gradacela sot kemi ndertuar
Paradoks i trishte une qesh dhe ti qaj

Dielli shikon vaket,hena vec psheretin
ndoshta te vetmin e te fundmit deshmitare
ne lufte me vetveten e vrame bukurine
e humbem dhe shpirtin kur u beme gjahtare

Endem pa pushim ne kete bote te trazuar
edhe une si hije bashke me shume te tjere
Dikush lot ne sy dhe dikush gjak ne duar
Sirtari i zemres? Eh paradoks i mjere....

PUTHJA E NATES

Hena me prek me driten e saj te ftohte
veshet oshetijne nga thirrja e vetmuar
kuisja e trishte e ujkut atje ne pyllnaje
Kafshe e mallkuar me henen dashuruar

Era me perkedhel si gjithmone e ndrojtur
duke me sjelle dhurate me qindra aroma
te gjitha te embla,te gjitha me joshin
vec aromen tende spo e ndjej akoma

Erresira me fton ne nje shtrat hyjnor
stolisur me yje qe endrra therrasin
pasione te zjarrta qe lehtas renkojne
dikur humben zemren tash me shpirtin flasin

Hijet me shoqerojne besnike te misterit
cicerone te trishte qe kureshtjen zgjojne
ne muzeun ku flene dashurite e fshehta
qe linden ne terr dhe ne terr jetojne

Nata me mbeshtjell me mijra fantazi
me fjalet romantike nen tingullin e harpes
me mungon nje puthje,nje puthje nga ti
sonte po ngushellohem me Puthjen e Nates...

LERME TE PUTH NJE HERE

Nese dielli te ka puthur me mijra here
Nje here lerme te te puth dhe une
Ndoshta sdo te jap kenaqesi si ai ne vere
por dije se do te te ndjej me shume

Ai prek lule prek gjithcka pra te ka tradhtuar
ka gjithcka ne bote me mijra dashuri
kurse une i shkreti vec buzen te kam enderruar
nuk e di cpo shkruaj rrefim a poezi

Me henen shpesh flas se sduroj vetmine
ndoshta e vetmja mike qe di te me degjoje
nen driten e saj te zbehte zihem me merzine
i them vec per ate puthje shpirti ka nevoje

Hena me psheretime me belbezon ne vesh
Mos kerko nje puthje qe diellit i eshte dhuruar
Ska gje moj hene pas nje kodre do pres
puthjen do ta marr kur ai te kete perenduar

Dhe nese me sheh dhe lekuren ma pjek
xhelozia e tij sdo me beje dot bloze
ne zjarr te digjet trupi se shpirti po me djeg
vetem qe ti puth ato dy buze roze

KENGA E HESHTUR

Nen qiellin e zi ku yjet mekur renkojne
Dhe mijra yje te kuq ndizen mbi koken time
Plumba dhe cifla granatash qe ajrin shpojne
nen nje llogore me gjak une dhe pushka ime

Te dy mjerane qe sfidojme jeten dhe vdekjen
ne nje rritem rrahin zemrat tona te cmenduara
te dehur nga aroma e barutit nen djegien
ne shpirt gjurmet e Marsit te gdhendura

nje leter me arome shtepie fle ne gji
Shkruar me mallin e lotet e te gjores nene
ne batare mitralozesh trupi mu befte hi
ate leter ma ruaj sonte ti moj hene!

e harrova thirrjen e eger te luftes qe gjemon
nje kenge tjeter tani shpirtin ma ka prekur
zeri i saj i embel qe nga egersia me zgjon
furra nga ku ndiehet era e bukes se pjekur

Por nje ftohtesi ma preu kengen e gjore
kengen pa fjale ne kete nate ferri
letra u njom dhe gjaku me rrolli ne dore
ndjeva vetem dhimbje syte mi veshi terri

ne nje llogore ku balta prej gjaku ishte
neteve te ferrit degjohet nje melodi
degjohet kenga e heshtur e nje ushtari
Seshte britme lufte por malli per shtepi!

POETI I RRUGES

Une ec ne rruget e mia te perbaltura
por ne zemer mbaj te pastert lirine
qesh dhe qaj ne dyert e pahapura
aty ne rruge do te ma gjeni poezine

Eshte e thjesht..ma lexon vec ne sy
Ne nje shikim te eger por plot shprese
Mijra endrra kane fjetur neteve aty
Dhe ndoshta endrra aty do te vdese

Me cigaren tymezese te fikur ne goje
vetem ne duart e trupin kam bese
Nuk pres njeri qe shpirtin tma zgjoje
Ndoshta hije ka lindur dhe hije do mbese

Ne rruge aty ku eshte fundi une jetoj
Shkruaj cdo dite nje varg me dhimbje
Nje dite a nje nate dhe une do te shkoj
Ndoshta atje ku vdekja eshte lindje

Dashuroj ne rruge! po ne rruge urrej!
Dhe njeriu per mua nuk i behet vone
Skerkoj trendafilat se dot smund ti gjej
Sepse vetem gjembat mbine ne boten tone

Une ec ne rruget e mia te perbaltuara
por sonte te bardhe e kam ruajtur nje flete
le te jete himn i neteve te pergjakura
Atje ku ndihesh Zot me nje pistolete.....


MUZA IME

Ah ti muza ime me e bukura e shpirtit tim
Shkruaj per vehte sonte qe te mos mbetesh nje vegim
Sa kemi shetitur bashke te dy shpesh te lodhur
Por gjakun e mbajtem te nxehte kurre se kemi ftohur
spate fatin te shohesh artin e vertet,spame dot nje piktur
Pame vec hekura,rruge,korniza kot ne mur
Mbetem te dy pagane pa Zot e pa fe
Ju falem vetem diellit e henes qe ndriqonin mbi ne
Slexuam dot Neruden,se njohem Eseninin
Atje ne breg te Liqenit e merrnim frymezimin
Sa keq moj perendesha ime qe kaq zhveshur mbete
Te me lije mua te mendoje per vehte
Te lakmoje dhe ti Art e dituri
pse me zgjodhe mua? te zgjidhje tjeter njeri!
Ashtu e bardhe si bore dhe me floket ujvare
Me nje lule ne dore me terhoqe zvarre
Dhe tani me thu shkruaj !po Thuajme cte shkruaj
Ne jetuam ne nje ishull spame dot nje te huaj
Te shkruaj per Bunen?Apo per Liqenin?
Valle ne vargjet tona njerzit vehten do gjenin?
Po shkruaj me mire per ty se vetem ty te pata
Me ty me gdhiu dita me ty me zuri nata
O njerez me degjoni kjo eshte muza ime!
Perendeshe per mua dhe se le jetime!
Jeton ne gjakun tim dhe ne zemer fle
Rrit ne breg te liqenit aty ku kembet me preken dhe!
Nuk e njeh Olimpin,si njeh as Titanat
U rrit ne bjeshkt e larta se bashku me Zanat
Qan e qesh me mua gjysemzhveshur rri
Ska faj eshte pagane snjeh Zot as zotni
I kendon me mua vetem dashurise
I falet e i lutet qiellit dhe lirise!


TE NDJEJ!

Te ndjej! aq thelle sa ne shpirt me je bere ylber!
Dallgeza ime qe zemren therrime therrime si reren ma merr
Digjem ne buzet e tua si nje zjarr qe kurre sdo te fiket
Fshihem te syte e tu.poshte aty te qerpiket
Je Uragan deshire qe ndjenjat mi thermon
Je djalli i pasionit tim qe demonet mi zgjon
Kitare ne doren time qe ndoshta ti bie sdi
Por gishtat do ti gjakos se humb kete mrekulli
Te pakten do te provoj dhe ti them vehtes ndjej
Ndoshta dhe ashtu kot dhe ritmin do ta gjej
Pemeza ime e vogel qe me feshferime perkundesh
Ne mijera prekje dhe puthje une humbem ti humbesh
Vetem une dhe ti smund te kete asgje tjeter
Une Fjala e shkruar! Ti e bardha leter!
Te ndjej aq shume o engjell sa krahet ti kam tretur
Parajsa ka te tjere bosh ska per te mbetur


POEZIA IME E MARRE

Nje dite ndoshta sdo te shkruaj me
do endem duke belbezuar vetem fjale
ndoshta askush nuk do dije ti deshifroje
vetem zemra ime qe ka mall

Ah ta dish do te jene te bukura
ndoshta me te bukurat poezi
fjalet e gjakosura te shpirtit
qe si thame asnjehere as une as ti

Ndoshta perseri sdo me kuptojne
do te me thone eshte eshte i cmendur
se dine se ne trup e gjer ne zemer
vetem emrin tend kam gdhendur

Do te ulem ne nje kafene te vogel
por nuk do te porosis te pij
do ti them kamarierit te habitur
pres nje engjell te me vij

Ndoshta ti sdo vish kurre
e une pa fjale do ngrihem
me turmen e njerezve ne rruge
si i dehur do perzihem

dhe perseri do belbezoj parreshtur
i hidheruar,po te njejtat fjale
ate qe sta thashe kurre me goje
Poezine time te marre....

NJE GRUA

Një grua më priti në këtë botë,
duke më qeshur me sytë engjëllorë
sakrifikoi gjithçka
dhe në dhimbjen më të fortë,
më pagëzoi si bekimin më të madh qiellor.
Një grua më bëri të fëshfëris si plepi në erë,
me dridhje emocionesh e puthje hyjnore,
Zemrën s’ma shiti, por ma fali me qindra herë
dhe, për çudi, zemra s’ndihej fajtore.
Një grua më klithi në netët e ëndrrave
dhe në makthe u kthyen gjithë mrekullitë,
në djall u kthye engjëlli i ëndrrave,
në ferr u gremisa, ku shemben dashuritë.
Mes lotëve u bëra shok me hijet e natës,
duke u endur skutave të jetës pa shpëtim,
i thirra Zotit të dritës edhe atij të natës:
një grua paska qenë mallkimi im?!
Zoti më foli po me zë gruaje:
Nga gjumi pse ngrihesh? Më thuaj ç’kërkon?
Qeshje nga gëzimi, qaje kur vuaje,
fillimi ka një fund, por fundi kurrë s’mbaron!
Mbështeta kokën mbi jastëkun e butë,
ah, Zot, sa mirë u kujtove për mua!
Përpara se në dorë ta lë shpirtin e butë,
dëshira e fundit është...
Një grua!!!

LULJA IME E TOKES

Përdridhet hija ime, si balerinë kurvare,
lëpihet në tokën e shkretë që s’mban më as varre,
sytë kërkojnë dritë, por engjëjt e kanë fikur,
në trenin e fundit të dlirësisë të gjithë kanë ikur.
Kemi mbetur vetëm ne, pa shpirt, veç me hije,
endim pëlhura faji, këndojmë himne zije...
Parajsa?Ah, kopshti i mrekullive,
kujtim që u venit pas shiut të tradhtive.
Gurët janë grimcuar nën peshën e hijes sime,
e vetmja lule e tokës, një lule jetime.
Pa aromë, pa rrënjë, zhgërryhet nëpër dhe,
tallet dhe më thotë: vështromë se ti je!
Përkulem përmbi të, por shoh veç errësirë,
pasqyrim i zi mbi tokë qëndron shtrirë.
E pështyj i inatosur, por ajo nuk tundet
lule e pashpirt e tokës, as nga era s’lëkundet.
Ah, moj hija ime! Pasqyrim pa shpirt,
Lulja ime e vetme, Lulja ime e hirtë!

Për "Sofra poetike": Haxhi Muhaxheri
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi