Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiunët kandidojnë për deputetë

Shko poshtë

Spiunët kandidojnë për deputetë Empty Spiunët kandidojnë për deputetë

Mesazh nga Agim Gashi Fri May 27, 2011 10:29 am

Spiunët kandidojnë për deputetë
26.05.2011, ora 21:12

Spiunët kandidojnë për deputetë Zgjedhje_maqedoni1



Në listat kandidatëve për deputetë të partive politike në Maqedoni, mbi 10 prej tyre dalin si ish-bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete. Nga Komisioni për lustrim kanë bërë të ditur se kandidatë të dyshuar janë nga disa parti politike dhe se pritet verifikimi i tyre, pasi që janë në shqyrtim e sipër dosjet e tyre.

Komisioni nuk ka dhënë asnjë hollësi se për cilët kandidatë dhe nga cilët parti vijnë ata, mirëpo siç mëson jozyrtarisht agjencia e lajmeve INA, nga kandidatët për deputet janë edhe disa nga partitë politike shqiptare.

Emrat e kandidatëve që po verifikohen nuk janë si bartës të listave, por ato janë në kuadër të tyre.

Komisioni për Lustrim deri në ditën e zgjedhjeve do të vlerësojë se cili nga kandidatët ka qenë bashkëpunëtor dhe nuk mund të jetë në listat e deputetëve, ndërsa nuk lejohet korrektimi i listave.


Albeu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi