Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A do të dihen spiunët shqiptarë?

Shko poshtë

A do të dihen spiunët shqiptarë? Empty A do të dihen spiunët shqiptarë?

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 12:34 pm

A do të dihen spiunët shqiptarë?



[img:afb6]http://www.botasot.info/te_vogla/top%20secret[1].jpg[/img:afb6]
Komisioni për lustrimin pritet që në të ardhmen të nxjerrë edhe emrat e parë të cilët mbajnë poste publike shtetërore, por që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror, përgjatë periudhës 64 vjeçare, duke filluar nga viti 1944, e deri me hyrjen në fuqi ligjit, janar 2008.


Edhe emra politikanësh dhe funksionarësh të lartë shtetëror do të dalin si ish-bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror në të kaluarën, por shumica prej tyre kanë bashkëpunuar me UDB-në e asaj kohe. Në kuadër të këtyre bashkëpunëtorëve janë të përfshirë edhe gazetarë, personalitete publike, por edhe figura të tjera të spektreve të ndryshme, që më vonë do të hyjnë në skanerin e verifikimit të dosjeve të tyre
Me fillimin e procesit të dorëzimit të vërtetimeve nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve shtetëror se nuk kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimeve shtetërore, qarqet politike janë përfshirë nga ethet se kush do të dalin spiunët apo të ashtuquajturit “kodoshët”, që në të kaluarën shërbenin si bashkëpunëtorë dhe dorë e zgjatur e shërbimeve sekrete, sidomos UDB-së. Nga Komisioni për Hartimin e Dosjeve theksojnë se tani për tani nuk mund të japin hollësi, emra apo detaje të tjera, për shkak se ka nisur procesi i dorëzimit të vërtetime nga ana e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë shtetëror.
Agim Mehmeti, një nga anëtarët e këtij komisioni ka theksuar për agjencië INA se procesi po vijon normalisht dhe po i presin deri në fund të muajit që të dorëzohen të gjitha vërtetimet e zyrtarëve shtetëror. Sipas tij, pasi të dorëzohen vërtetimet, komisioni fillon lustrimin e dosjeve të të gjithë funksionarëve shtetëror se a kanë qenë ose jo bashkëpunëtorë të sigurimeve shtetërore.
“Fillimisht dorëzojnë vërtetimet katër kategori të parapara me ligj, ku hyjnë edhe kryetarët e komunave, të cilët nuk kanë sjellur deklaratat, ndërsa më pastaj vijojnë edhe 24 kategori të tjera të qytetarëve, të cilët sjellin deklaratat e tyre dhe verifikohet se a kanë qenë ose bashkëpunëtorë të sigurimeve shtetërore”, ka theksuar Agim Mehmeti.
Por nga ana tjetër, analistët dhe qarqet intelektuale vlerësojnë se vështirë se do të zbardhen emrat e disa figurave publike, që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimeve shtetërore. “Asnjëherë nuk mendoj se do të zbardhen emrat e njerëzve që kanë qenë pjesë e sigurimit shtetëror, sidomos gjatë monizmit. Ato dosje kanë kaluar nëpër shumë duar dhe janë ndryshuar apo keqpërdorur në variante të ndryshme”, thekson profesori universitar Fadil Sulejmani. Sipas tij, verifikimi i dosjeve është vetëm një lojë që bëhet sa për opinionin se në Maqedoni u hapën dosjet, ndërsa në fakt nuk do të ndodhë asgjë.
Publicisti Salajdin Salihu ka theksuar se procesi i hapjes së dosjeve do të jetë vetëm një farsë me kompromise të fshehta dhe keqpërdorime të ndryshme.
“Dyshoj se gjërat do të humben në procedura, megjithatë ky proces herët ose vonë patjetër do të ndodhë, sepse është edhe kërkese e institucioneve ndërkombëtare. Kurse çdo keqpërdorim vetëm do ta komprometoj këtë shtet”, ka theksuar Salihu.
Komisioni për lustrimin pritet që në të ardhmen të nxjerrë edhe emrat e parë të cilët mbajnë poste publike shtetërore, por që kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit shtetëror, përgjatë periudhës 64 vjeçare, duke filluar nga viti 1944, e deri me hyrjen në fuqi ligjit, janar 2008./ ina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi