Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

Shko poshtë

SHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) Empty SHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 28, 2011 3:15 pm

SHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) U2_Anton-CettaSHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 247566_189590317760603_100001289083162_562750_4123452_n

SHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI)
SHTRIHEN DUART E PAJTIMIT (Poezi nga Gëzim MUÇOLLI) 70533_100001289083162_2468698_n
Shumë armiq ne na kanë shkelë
shumë të këqija na i kanë sjellë
me na nda me na përça
me u vra vëllau me vëlla.

Udhë e gjatë ndër mijëvjeçarë
me tretë t' keqen nga çdo arë
me zhdukë therrat nga çdo derë
me çelë lulet në pranverë.

Zërin e të rinjve,zënë e t'vërtetës
dijnë me e çmue burrat e besës
me e nderue nënat burrnesha
që i pat shtypë kanuni e Leka.

Fjala e t'rinjve dhe e popullit
sot po ja pret rrugën fatkobit
Në tërë Kosovën po prin rinia
në t'gjitha anët shëndrit urtësia.

Janë nisë trimat e këtij dheu
si në kohë të vet Skenderbeu.
Me i shërue plagët e kombit
rrugës u prin Bac Antoni.

Leka i kanunit po t'ish gjallë
me këta trima sot kish ardhë.
Shtigjeve të nderit e të lavdisë
çelni udhë kudo rinisë.

Ecin krushqit n' fusha e n' male
gjithkund sollën liri e paqe.
shkëlqen rrezja në lot të gëzimit
shtrihen duart e pajtimit.

Sot ka festë e gjithë Kosova
djel e çika,vëllezën e motra
Falen gjaqet e hasmëria
me një besë na lidh rinia.

Gëzim MUÇOLLI,pranverë 1990,Kosovë
Kjo poezi eshtë kënduar si këngë me çifteli në disa pajtime gjaqesh,në Pranverën e Madhe të Pajtimit të gjaqeve në vitin 1990.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi