Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhesika Vula:Zoti President, iu lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.

Shko poshtë

Xhesika Vula:Zoti President, iu lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.  Empty Xhesika Vula:Zoti President, iu lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 29, 2011 10:23 pm

Xhesika Vula:Zoti President, iu lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.  250008_1916002913308_1639025407_1878657_6742428_nXhesika Vula:Zoti President, iu lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.  41501_1639025407_3357_n
Xhesika Vula:Zoti President, iu lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 ishte padyshim një përfundim logjik i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve, por edhe një përcakim i interesave të Fuqive të Mëdha të kohës. Mirëpo, nga akti sublim i ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë e deri në njohjen e tij përfundimtare si shtet i pavarur me kufi të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha dhe nga shtetet fqinjë, kaluan plot 8 vjet. Kështu, nga 1912 deri në 1920, u organizuan disa konferenca ndërkombëtare, u hartuan traktate e u arritën marrëveshje, të cilat fatkeqësisht pak ose aspak patën parasysh kërkesat e drejta e të ligjshme të shqiptarëve. Megjithatë në këto vite të trazuara e të mbushura me ngjarje të hidhura për Shqipërinë e shqiptarët u gjendën miq, të cilët ndikuan në qeveritë e tyre për të ndihmuar çështjen shqiptare. Ndër fuqitë prej së cilës shqiptarët nga të gjitha krahinat e vendit që në fillim patën besim dhe kërkuan fuqimisht përkrahjen e saj ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Arkivin Qendror të Shtetit ruhen mjaft dokumente origjinale që bëjnë fjalë pikërisht për kërkesat e shqiptarëve drejtuar qeverisë amerikane për mbështetje të interesave të saj pavarësiste. Vështirësitë e panumërta që ndeshën shqiptarët fill pas shpalljes së Pavarësisë rrezikuan seriozisht ekzistencën e shtetit shqiptar. Për veprimtarët politikë, por edhe për njerëzit e thjeshtë, u bë krejtësisht e qartë se Lufta e Parë Botërore dhe luftërat ballkanike rrezikonin jo vetëm copëtimin e trojeve shqiptare midis fqinjëve, por ndoshta edhe fshirjen përfundimisht nga harta politike e Europës e një shteti shqiptar.

Gjatë studimit të disa mijëra dokumenteve nga dhjetëra fonde arkivorë, të bie në sy menjëherë se që nga fundi i shekullit të 19-të dhe sidomos me fillimin e shekullit të 20-të, kur nis edhe emigrimi i shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk janë të pakët edhe shtetasit amerikanë që vizitojnë apo interesohen për vendin e shqipeve. Fillimisht të ardhur si misionarë fetarë e më pas nën flamurin e Kryqit të Kuq Amerikan, ata njohën thellë realitetin e hidhur shqiptar të atyre viteve të trazuara për historinë tonë. Përpjekjet e tyre për të lehtësuar vuajtjet e shqiptarëve gjatë Luftës së Parë Botërore dhe luftërave ballkanike, kontaktet e ngushta që ata patën me njerëz të të gjitha shtresave shoqërore dhe nga të gjitha krahinat e vendit, paten edhe një tjetër pasoje pozitive: shqiptarët patën mundësi të njihen me realitetin amerikan dhe bënë përpjekje maksimale për të ndihmuar çështjen kombëtare.

Në një leter që mban datën tetor 1918 drejtuar Qeverisë Italiane nga një grup patriotësh shqiptarë, midis të tjerash lexojmë: “… Populli shqiptar, i bindur në të drejtën e tij për të qenë i lirë dhe i pavarur, dëshëron të jetojë në paqe në shoqërinë e kombeve. Për këtë i bën thirrje botës liberale italiane të mbrojë çështjen e tij, konform me parimet e shpallura nga Uilsoni dhe pranuar nga aleatët. Presidenti Uilson, në ditën përkujtimore të Gjergj Uashingtonit, permes përfaqësuesit shqiptar që po i parashtronte dëshirën e bashkëpatriotëve të vet, në emrin e shoqërisë Panshqiptare të Amerikës, u shprehu atyre dashamirësinë dhe interesin që ai ushqente për popullin shqiptar, çështjen e të cilit ai e njeh mirë. Ai deklaroi mbi varrin Gjergj Uashingtonit se zëri i tij do të dëgjohej në Konferencën e Paqes në Paris në mbrojtje të të drejtave të popullit shqiptar”.

Ndërsa dy muaj më vonë, më 15 dhjetor 1918, nga kjo leter disa studentë shqiptarë (Jani Basho, Remzi Baçi, Nush Bushati, Xhevat Korça, Raqi Buda, Fuad Asllani, Gjovalin Gjadri, Luigj Kakariqi dhe H. Hifzi) në Vienë i paraqesin një lutje presidentit amerikan, Udrou Uilson: “… Sot, kur fati i botës varet kaq shumë prej Jush, kur çdo e vetme minutë e z. Suaj do të jetë e zënë me çështjet e të ardhmes, natyrisht do të duket guxim i pafalshëm që një grusht studentësh të një kombi jo shumë të dëgjuar të ju luten për një të katërtën e orës Tuaj shumë të çmuar… Duket se jemi krejt të harruar, sikur i përkasim historisë së vjetër. Pak mund të jemi, por megjithatë kemi vendosur dhe kemi bërë be të bëjmë në çfarëdo lloj kushti çfarë të na vijë për dore për vendin tonë të dashur. Ai është gjithë çfarë kemi, i tëri që duam të kemi dhe që e lëmë jetën tonë me gëzim. Si më i madhi idealist i shekullit do të jetë shumë e lehtë për Ju, fort i ndershmi Zotëri, të çmoni drejtësisht qëllimin e ambicionit tonë, ai është ideali ynë…”.

Më pas letra e tyre vazhdon: “… duke qenë se historia e jonë na la në mesjetë, në Errësirë të plotë, politikanët serbë e grekë gjetën rastin të mohojnë të drejtën tone për një jetë politike. Këta shkuan kaq larg sa të mos shohin qënien gjeografike dhe etnografike tonën, ata besuan se Europa Perëndimore dhe Amerika duhej të lexonin punët e ngatërruara të Ballkanit vetëm mbas shkrimeve të tyre edhe të shohin vetëm me sytë serbë e grekë… Por fatmirësisht politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt me Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes tonë, sepse kanë parë të vërtetën dhe padrejtësinë që bëhet kundra nesh. Midis tyre në radhën e parë është z. Gjergj Fred Uilliams, ish-ministër i SHBA në Athinë, i cili dha dorëheqjen më 1913 për të protestuar kundër përdorimit të keq të Shqipërisë prej Fuqive të Mëdha të Europës… Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pambrojtur dhe përdoret kaq mizorisht, a mundet vallë në atë anë të botës të sigurohet paqja? Shqipëria, sikundër Konferenca e Londrës ja përcaktoji kufijtë, kurrë s’mundej të jetonte, ajo kishte farën e vdekjes në gjak qysh në lindjen e saj…”

Dhe studentët e mbyllin letrën e tyre me fjalët: “…Zotëri, ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar të merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj”.

Po në këtë vit, edhe Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, i cili sapo krijohet, me seli kryesore në Shkodër e më pas në Tiranë, i drejton qeverisë amerikane me dhjetëra protesta, promemorje, kërkesa, informacione, memorandume etj. duke kërkuar ndihmën e saj për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare, si edhe për problemin shumë të mprehtë të të shpërngulurve me dhunë nga trojet shqiptare. Ky Komitet, duke filluar që nga viti 1918 e deri më 1924, nuk rreshti së kërkuari nga Qeveria Amerikane mbështetje e përkrahje për të bërë të mundur shpëtimin e trojeve të mbetura padrejtësisht jashtë kufijve politikë të shtetit shqiptar.

Më 15 janar 1919 këshilltari i Ambasadës Amerikane në Paris njofton kryetarin e Komitetit Mbrojtja Kombëtare të Kosovës se: “…Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka marrë të gjitha notat që Ju keni patur mirësinë t’i dërgoni, mbi gjëndjen e tanishme në Kosovë. Si do që të jetë, Presidenti shpreson që gjëndja në Kosovë të jetë përmirësuar me mbërritjen e trupave aleate…”. Por, megjithë shpresat e patriotëve, jo gjithçka shkoi ashtu si kishte menduar Presidenti Wilson. Në 25 prill 1919 ata e njoftojnë: ”… Kalimi nëpër Kosovë i ushtrive aleate pa ndaluar aty, në kundërshtim me shpresën tonë dhe mbetja e Kosovës vetem nën sundimin e Serbisë, na i çoi kot shpresat që ushqenim për ndryshimin dhe përmirësimin e kushteve politike dhe të gjendjes adminsitrative të saj…”.

Ngjashmëria me ngjarjet që ndodhën 80 vjet më vonë, pikërisht në pranverën e vitit 1999, është me të vërtetë e habitshme, por me të vetmin ndryshim se kësaj here trupat aleate europiane së bashku me ato amerikane qëndruan në Kosovë.

Përfundimi i Luftës së Parë Botërore solli pashmangërisht precipitimin e ngjarjeve në disfavor të çështjes kombëtare shqiptare. Në këto kushte patriotët përqëndruan përpjekjet e tyre për gjetjen e një Fuqie, e cila do të ishte përkrah Shqipërisë në Konferencën e Paqes të Versajës, ku do të vendosej edhe e ardhmja politike e botës.

Në Prill 1919 përsëri kryetari i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës Kadri Prishtina, denoncon para Fuqive të Mëdha, përfshirë këtu edhe SHBA, problemet e mprehta të Shqipërisë e të Ballkanit. “… Në qoftë se Ballkani - shkruan ai - mbetet sipas pjestimit të bërë nga Konferenca e Londrës, serbët, bullgarët e grekët duke ruajtur përkohësisht miqësitë e vjetra në zemrat e tyre, një ditë prej ditësh do t’i manifestojnë ato si një vullkan që është gati të shpërthejë në një konflikt të përgjakshëm. Nëse Europa dëshiron të sigurohet paqja e qetësija në Europë, duhet të formojë një Shqipëri etnografike e të pavarur. Një Shqipëri e tillë mund të formojë një ekuilibër të vlefshëm dhe një garanci për sigurimin e qetësisë e të paqes në Ballkan… Pasi në Europë nuk ka ndonjë shtet tjetër, përveç SHBA, që ta marrë përsipër këtë detyrë të lartë njerëzore në Ballkan, punën e organizimit të Shqipërisë dhe të drejtën e kontrollit të Maqedonisë është e nevojshme që ta ketë nën kujdesin e tij shteti i madh i Amerikës“. E përngjashme me këtë kërkesë është edhe një tjetër e muajit Nëntor 1919, e cila i dërgohet nga banorët e Peqinit Presidentit Uilson.

Mbështetja nga ana e SHBA dhe e presidentit Uilson, e shumëkërkuar dhe e shumëdëshiruar prej shqiptarëve, nuk ishte ajo që pritej. Në ato vite, edhe pse SHBA ishte një fuqi ekonomike gjithnjë e në rritje, akoma nuk ishte akoma një fuqi e rëndësishme politike boterore. Pesha e këtij vendi të madh në vendimmarrjet më të rëndësishme të botës do të ndihet më vonë, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore.

Për popullin tonë mbështetja amerikane ishte vendimtare gjatë viteve të fundit e sidomos gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, pjella e sëmurë e Konferencës së Paqes në Versajë e vitit 1920. Ndikimi e pjesëmarrja e SHBA-së për zgjidhjen e problemit të Kosovës që nga viti 1999 e në vazhdim, nga studimi i dokumenteve që ruhen pranë Arkivit Qendror të Shtetit në Tiranë, ngjan sikur të jetë një lloj plotësimi i premtimit të paplotësuar bërë nga Presidenti Uilson shqiptarëve në Konferencën famëkeqe të Versajës të vitit 1920.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi