Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë

Shko poshtë

Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë Empty Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Mar 27, 2009 1:24 am

Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë

Dafina Xhemaj, BOTA SOT
Intervistë e Anton Nokës, kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë
Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë Sh_b

Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë Anton%20nokaj%20(Small)
Bota sot: Pse mendoni se pavarësisht propagandës, përpjekjeve të Agjencisë Antikorrupsion, nuk po bie shkalla e korrupsionit.
Anton Nokaj: Korrupsioni nuk luftohet me propagandë, por me profesionalizëm dhe në bashkëpunim me të gjitha organet e ndjekjes, duke filluar nga policia, prokuroria e gjer të gjykata.

Bota sot: Z. Nika, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ka shumë lëndë të pazgjidhura që kërkojnë zgjidhje. Cilat janë arsyet e grumbullimit të moskryerjes së lëndëve, sipas jush?
Anton Nokaj: Shkaku i grumbullimit të lëndëve të pakryera është si pasojë e numrit të vogël të gjyqtarëve. Në tri-katër vjetët e fundit, për çdo vit numri i lëndëve në punë ka qenë afro 12000- 13000. janë kryer afro 6000-6500, kurse vazhdimisht ka mbetur pa u kryer pjesa tjetër prej 6000-7000 lëndësh. Efekti i punës së gjyqtarëve sipas normës orientuese, në shumicën e rasteve, ka qenë mbi 100%. Pra, për efikasitet më të madh duhet rritur numri i gjyqtarëve.

Perspektiva e gjyqësorit, megjithatë varet nga qasja e drejtë e organeve të pushtetit
Bota sot: Institucionin e gjyqësisë që ju drejtoni, ballafaqohet me një varg problemesh të natyrave të ndryshme, si mungesa e lokaleve të duhura, numri i paktë i gjyqtarëve e probleme tjera. A shihni ndonjë perspektivë zgjidhjeje?
Anton Nokaj: Perspektiva e gjyqësorit do të varet nga një qasje e drejtë e organeve të pushtetit që ta ndihmojnë dhe konsolidojnë gjyqësorin si me kushtet e punës ashtu edhe me numrin e gjyqtarëve dhe stimulimin material.
Bota sot: Tash në Gjykatën e Qarkut punojnë mbi dhjetë gjyqtarë, ju keni kërkuar shtimin e numrit të tyre, por kjo ende nuk është bërë. Ku është arsyeja që nuk po përmbushet kërkesa juaj?
Anton Nokaj: Tani në Gjykatën e Qarkut punojnë 14+1 gjyqtarë (duke llogaritur edhe kryetarin). Për një punë normale dhe për arritjen e kuantitetit dhe kualitetit të punës është e nevojshme apo e domosdoshme që numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë të jetë së paku 20 gjyqtarë.
Bota sot: Cili është bashkëpunimi i gjyqtarëve vendës me ata të EULEX-it (ndërkombëtar) dhe cilat lëndë po i marrin ata për t’i shqyrtuar?
Anton Nokaj: Duke folur për Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, mund të them se bashkëpunimi i gjyqtarëve vendorë me ata të EULEX-it është shumë i mirë. Ata i kanë marrë disa lëndë siç parasheh ligji mbi kompetencat e EULEX-it, dhe ata kanë shprehur gatishmëri që t’i marrin edhe lëndët tjera, sipas propozimit të gjyqtarëve vendorë, kur ekzistojnë shkaqet e arsyeshme.
Bota sot: Sa është numri i lëndëve që ata do t’i shqyrtojnë?
Anton Nokaj: Numri i lëndëve nuk është i përcaktuar, por ata do t’i marrin lëndët sipas llojit të veprave penale të parapara me Ligjin e EULEX-it.
Bota sot: Në ndërkohë ka filluar procesi i riemërimit të gjykatësve. Procesi po udhëhiqet plotësisht nga ndërkombëtarët, si e vlerësoni ju këtë proces?
Anton Nokaj: Nuk ka filluar riemërimi, por vetëm afati për aplikim. Është shumë mirë që procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve do të udhëhiqet kryesisht nga ndërkombëtarët. Mendoj se ata do të bëjnë konsulta edhe me kuadrin gjyqësor vendor.
Bota sot: Si mendoni se do të përmbyllet ky proces dhe kur do të ndryshojë “tregimi” për gjykatën?
Anton Nokaj: Se si do të mbyllet procesi i zgjedhjeve është hipokrite të thuhet, meqë kjo varet nga aplikuesit, përkatësisht nga numri i kandidatëve dhe kualiteti i punës së tyre në të kaluarën. Nëse gjyqtarët e ardhshëm do të jenë në numër të mjaftueshëm, do të krijohen kushte për punë të mira.
Rezultatet e Agjencionit Antikorrupsion i dinë ata vetë...
Bota sot: Edhe opinioni, por edhe Agjencia Antikorrupsion vazhdon ta nxjerrë në krye të dyshuarve për keqpërdorime dhe korrupsion institucionin e gjyqësorit (kuptohet numrin e lartë të rasteve të gjykatësve të përfshirë në korrupsion)?
Anton Nokaj: Agjencioni Antikorrupsion është përpjekur të bëjë diç për ta luftuar korrupsionin, por rezultatet i dinë ata vetë. Për një punë të mirë të këtij agjencioni është i nevojshëm një kuadër profesional dhe të ketë njohuri në çështje juridike, pra, duhet ta dallojë se çka është çështja penale, çka civile, kontestimore apo kundërvajtje. Duhet ditur se çka është deklarata dhe çka janë faktet. Duhet ditur llojet e vendimeve dhe instancat gjyqësore. Reagimet e palës e cila e ka humbur kontestin në procedurë të ligjshme, apo është dënuar për fajin e bërë, pa marrë parasysh akuzat që i bëjnë ndaj gjyqtarit apo gjyqësorit, duhet vlerësuar me kujdes.
Pushteti vendor e trajton gjykatën si trup të huaj nga shkaku se gjykata është apolitike
Bota sot: Sa është përgjegjës gjyqësori, apo në këtë rast a është gjyqësori viktimë e politikës?
Anton Nokaj: Që nga viti 2000, kur është bërë rifillimi i punës së gjykatave në Kosovë dhe konsolidimi i tyre, shumë pak ka pasur qasje që t’i ndihmohet gjyqësorit. As nga ata të UNMIK-ut, e as nga pushteti vendor. Pushteti vendor e trajton gjykatën si trup të huaj nga shkaku se gjykata është apolitike dhe zgjedhur nga misioni i OKB-së në Kosovë.
Bota sot: Ka pasur edhe reagime të shumta nga vendësit e ndërkombëtarët se organet e drejtësisë nuk janë duke e kryer punën si duhet? A është përmbushur ky standard në këtë gjykatë që ju drejtoni?
Anton Nokaj: Për vlerësim të drejtë dhe objektiv duhet vlerësuar jo vetëm pasojat, por edhe shkaqet, e këtë nuk e kanë bërë as organet vendore e as ato ndërkombëtare. Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është punuar dhe po punohet me zell. Tek shumica e gjyqtarëve është arritur kuantiteti edhe kualiteti i punës.
Bota sot: Në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës jo vetëm që flitet se ka keqpërdorime, por edhe disa gjyqtarë janë suspenduar e ndoshta do të dënohen për vepra të ndryshme. Cili është vlerësimi juaj rreth kësaj dhe çfarë ka ndodhur me gjyqtarët që janë akuzuar si të dyshuar për korrupsion?
Anton Nokaj: Vetëm ndaj një gjyqtari është filluar proceduar penale ku dyshohet për korrupsion, kurse për dy të tjerët procedura është për parregullsitë në punët e tyre. Çdo akuzë ndaj gjyqtarëve nuk mund të trajtohet apriori si korrupsion. Korrupsioni është vepër penale sikur edhe të gjitha veprat tjera të përfshira në Kodin e Përkohshëm Penal të Kosovës i cili i përmban 351 dispozita.
Përzgjedhja për Gjykatën Kushtetuese ka qenë si në “Big-Brother”!
Bota sot: Në këtë gjykatë janë shqiptuar shumë dënime, për krime të natyrave të ndryshme, sa prej tyre kanë marrë ndëshkime maksimale dhe sa minimale?
Anton Nokaj: Ne si gjykatë e përcjellim në vazhdimësi politikën e dënimeve. Dënimet e shqiptuara mendoj se kanë qenë adekuate me peshën e fajit dhe kanë ndikuar pozitivisht në risocializimin dhe riedukimin e kryerësve të veprave penale.
Bota sot: Sa është i pavarur në kryerjen e punëve Gjykata të cilën ju e udhëhiqni dhe përgjithësisht gjyqësori në Kosovë?
Anton Nokaj: Pavarësia e gjyqësorit është në peshojë
Bota sot: Keni konkurruar edhe për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ju nuk e kaluat fazën e dytë (thënë kushtimisht) si ju duket ky proces?
Anton Nokaj: Komisioni i posaçëm e ka kryer punën e vet. Nëse mund ta them me shaka se ky proces ka qenë si në “Big-Brother”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi