Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Shko poshtë

Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme Empty Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 9:20 am

Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Shqipe Osmani
Seanca solemne në një vjetorin e Kushtetutës




Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme Solemn
Në përvjetorin e fuqizimit të Kushtetutës, në një seancë solemne, ku ishte i pranishëm edhe kryenegociatori për pavarësinë e Kosovës Matti Ahtisari, ambasadori Ishinger, Albert Rohan, përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith, udhëheqësit institucional e personalitetet të jetës politike të vendit dhe përfaqësues të shumtë, vlerësuan një vit të suksesshëm të funksionimit të shtetit më të ri në botë, brenda dhe në arenën ndërkombëtare.


Prishtinë, 15 qershor
Në një vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, udhëheqësit e institucioneve janë zotuar se Kushtetutën, aktin më të lartë juridik të vendit, do ta zbatojnë në përpikëri, Kushtetutë kjo që bazën e ka nga Pakoja e presidentit Ahtisari. Në përvjetorin e fuqizimit të Kushtetutës, në një seancë solemne, ku ishte i pranishëm edhe kryenegociatori për pavarësinë e Kosovës Matti Ahtisari, ambasadori Ishinger, Albert Rohan, përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare Piter Feith, udhëheqësit institucional e personalitetet të jetës politike të vendit dhe përfaqësues të shumtë, vlerësuan një vit të suksesshëm të funksionimit të shtetit më të ri në botë, brenda dhe në arenën ndërkombëtare.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, i shprehu mirëseardhje në emër të popullit dhe të institucioneve të Kosovës presidentit Matti Ahtisari dhe Rohanit, të cilët siç tha ai këto dy personalitete patën rol udhëheqës në procesin e gjatë dhe të vështirë, por edhe përcaktues. “Përvjetorin e parë të hyrjes në fuqi po e shënojmë me një varg të arritura, Kosova është njohur nga 60 shtete anekënd globit, është anëtarësuar në mekanizma të rëndësishme si FMN dhe BB, dhe këto janë arritje impresive në planin ndërkombëtarë”, është shprehur presidenti Fatmir Sejdiu në seancën solemne të një vjetorit të hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Kosovës. Presidenti Sejdiu ndërkaq ka vënë në theks të arriturat e shtetit të Kosovës në planin e brendshëm duke theksuar kështu se brenda një viti janë funksionalizuar të gjitha nivelet e pushtet lokal dhe qendror. Sipas tij përgëzime për këto të arritura meritojnë të gjithë, edhe partitë në pushtete edhe opozitë. “Viti i dytë i Kushtetutës na gjen me FSK-në, e cila po ndërtohet sipas standardeve të parapara nga NATO-ja. Pastaj edhe Gjykata Kushtetuese që do të jetë garantues i zbatimit të ligjit dhe Kushtetutës”, tha presidenti Sejdiu. Presidenti ka theksuar se Kosova shtet i pavarur ka dhënë dëshmi të fuqishme se është vend i paqes dhe bashkëpunimi rajonal. Ai ka falënderuar KFOR-in, EULEX-in dhe Policinë e Kosovës që kanë arritur ta shndërrojnë Kosovën në një faktor paqeje. Presidenti Sejdiu përsëriti qëndrimin e institucioneve të Kosovës duke thënë se institucionet e Kosovës janë zotuar ta zbatojnë Kushtetutën, e cila del nga Pakoja e Ahtisarit. “Ne ritheksojmë sërish angazhimin tonë për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet veçmas me ato fqinje me të cilat duam të japim shembullin se jemi për integrime euroatlantike. Sejdiu ka përgëzuar presidentin Ahtisari për marrjen e çmimit Nobel për Paqe, ndërkohë që ka presidenti Sejdiu dekoroi Martti Ahtisarin me Dekoratën e artë të Pavarësisë, në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për Pavarësinë e Kosovës, ndërkaq kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Kushtetuta është themeli i çdo shteti, prandaj Kushtetuta jonë është një bazë e mirë mbi të cilën është ndërtuar shteti i ri. “Gjithherë në historinë e saj, Kosovës dhe popullit të saj, i është imponuar Kushtetuta sot një vit më parë, Kosova kishte miratuar Kushtetutën e vullnetit të vetë”, tha Thaçi. Ai ka shtuar më tej se Kushtetuta e deklaron qartë se bazohet në paqe, demokraci, respektim të të drejtave të njeriut, sundim të ligji, Kushtetuta siguron të drejtën e pronës, mbrojtjen dhe zbatimin e ligjit, lirinë e mediave. “Qytetarët e Kosovës janë të vetëdijshëm që pa marrë parasysh dallimet duhet të kenë të drejta të plota dhe zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe respektohet. Këto të drejta janë të përcaktuar me Kushtetutë dhe datën e 15 qershorit duhet ta kujtojmë të gjithë si ditë të të drejtave tona” është shprehur kryekuvendari Krasniqi, ka përshëndetur dhe falënderuar presidentin Ahtisari dhe të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e shtetit të pavarur të Kosovës. Ahtisari: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme ----atisari
Marti Ahtisari ndërkohë është shprehur falënderues për dekoratën e marrë nga presidenti Sejdiu. “Jam i nderuar që jam në këtë rast solemn në përvjetorin e parë të Kushtetutës së Kosovës. Në këtë ditë më është kujtuar preambula e Kushtetutës së Kosovës, e cila përfshin aspiratat e këtij populli për të përcaktuar dhe ndërtuar një të ardhme për Kosovën si një vend që e do paqen, që do të jetë atdhe me për të gjithë qytetarët e saj”, është shprehur presidenti Ahtisari duke theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo është e qartë edhe nga njohjet që kanë ndodhur. “Pranimi i realitetit nga të gjithë do të krijojë stabilitet jo vetëm për Kosovën, por edhe për rajonin e Ballkanit dhe gjithë Evropën. Ahtisari përgëzoi institucionet e Kosovës për progresin e arritur në të gjitha fushat, por ai porositi udhëheqësit e Kosovës që të punojnë në arritjen e objektivave, gjithsesi me përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë. “Unë e mirëpresim sidomos krijimin e gjykatës Kushtetuese, interpretuesi i fundit dhe rojtari i kushtetutshmërisë së Kosovës. Po ashtu më ka bërë përshtypje aktiviteti i Kosovës në aspektin ndërkombëtar, me përfaqësime diplomatike në kryeqytete kryesore, anëtarësimi në FMN dhe BB dhe do të vazhdojë edhe në organizata tjera si dhe kontaktet që kanë krijuar liderët e Kosovës me shumë vende”, tha Ahtisari. Ai ka theksuar se vizioni im për Kosovën është i qartë, atë që dua të shoh pas disa vitesh është një vend demokratik, tolerant, shumë etnik dhe që është i respektuar në botë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi