Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Manaj kërkon punë te Thaçi

Shko poshtë

Manaj kërkon punë te Thaçi Empty Manaj kërkon punë te Thaçi

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 30, 2011 4:04 pm


Manaj kërkon punë te Thaçi

Manaj kërkon punë te Thaçi Rame%20manaj-30


Ramë Manaj po mundohet të bëhet me punë nga kryeministri Hashim Thaçi.

Ai ka konkurruar për pozitën e kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivit të Kosovës në Zyrën e kryeministrit të Kosovës. Dhe faktin që vetë i takon partisë më të madhe në opozitë, Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk e sheh si pengesë, shkruajnë mediet.

“Unë jam anëtar i Kryesisë së LDK-së dhe kjo nuk pengon kurrgjë, ai është shërbim civil, nuk është vend politik, nuk është post politik dhe është institucion shtetëror, Agjenci Shtetërore për Arkivat e Kosovës”, ka thënë Manaj.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së ka dashur që askush të mos i ngatërrojë postet politike me ato civile në institucione.

“Ky ka qenë konkurs publik, në të cilin konkurron secili qytetar që ka interesin dhe vlerëson se i plotëson kushtet, dhe thjesht vlerësohet në bazë të një paneli a komisioni që vlerëson plotësimin e kushtit prej kandidatëve”, ka thënë ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi