Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur

Shko poshtë

Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Empty Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 05, 2013 6:09 pm

Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur

Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Shgsh

Prishtinë, 5 gusht – Sot gjatë ditës pritët të nisë punën Komisioni hetimor i themeluar nga Ministria e Punëve të Jashtme për të hetuar veprimet skandaloze të zëvendësambasadorit Urtak Hamiti në Zagreb. Zëdhënësi i MPJ-së, Artan Behrami, ka thënë se puna e komisionit pritët të zgjasë rreth një muaj deri sa të merret vendimi, transmeton ktv. Për Hamitin, që u arrestua në gjendje të dehur në Zagreb nga policia kroate, pasi thuhet të ketë terrorizuar kryeqytetin kroat, u kërkua edhe dorëheqja e ministrit Hoxhaj. 
Prishtinës zyrtare ditë më parë i erdhi një letër proteste nga Zagrebi për sjelljet jodinjitoze dhe joprofesionale të Hamitit, me ç’rast ministri Hoxhaj mori vendimin për ta tërhequr nga atje.  Por, për veprimet e Hamitit nuk ka pranuar deri tash të komentojnë babai i tij, njëherësh nënkryetar i LDK-së e i Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti.
Ndërkohë, raporton rtk, në kuadër të rrotacionit të zakonshëm, presidentja ka emëruar Shkendije Gecin, ambasadore të Kosovës në Zagreb, e cila së shpejti pritet të marrë detyrën. Shkendije Geci Sherifi ishte e akredituar  në Budapest – Hungari.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha se”Për neve ky kapitull është i mbyllur, por, natyrisht që duhet patjetër të përdorën masat që diplomatët tanë duhet të jenë shembull kur të jenë jashtë vendit, pa marrë parasysh çfarë partie politike kanë, çfarë backgraundi kanë dhe pa marrë parasysh se çfarë periudhe kohore kanë ardhur tek ne”, theksoi Selimi.
Ndërkohë në kuadër të rrotacionit të zakonshëm, Presidentja e vendit ka emëruar  Shkendije Gecin ambasadore në Zagreb, tha Selimi.
“Kryetarja ka emëruar ambasadoren Shkendije Geci në Zagreb. Ajo shumë shpejtë do të udhëtojë. Ndërsa pas tërheqjes së Hamitit edhe pozita tjetër do të plotësohet konform ligjit dhe rrotacionit të personalit. Hamiti ka qenë katër vjet në Zagreb dhe ai edhe ashtu ka qenë në përfundim të mandatit pavarësisht nga incidenti, në të cilin për fat të keq ishte i përfshirë”, tha Selimi.
Hamiti në Zagreb ishte arrestuar në gjendje të dehur, e më pas është liruar. Ai ishte emëruar në shërbimin dipmolatik qysh në fillim të krijimit të MPJ-së, që udhëhiqej nga Skënder Hyseni.

 Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur F1_05hamiti1375703182
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Empty ‘Thaçi: Mos ikni, shpall 230 000 vende të reja pune’ (FOTO)

Mesazh nga Agim Gashi Mon Aug 05, 2013 6:23 pm

‘Thaçi: Mos ikni, shpall 230 000 vende të reja pune’ (FOTO)

Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Largea_vetevendosje-jpg1375711014
Ndërsa sezoni i pushimeve ka filluar Qeveria e Kosovës është duke punuar me ritëm si kurrë më parë. Madje në orët e pasdites së hënë në mënyrë publike ka ‘shpallur’ konkursin për 230 mijë vende të reja pune, edhe pse shumica e qytetarëve janë në pushime verore.
Qeveria po ashtu për të treguar perfomancën e duhur dhe kontestuar zërat antiqeveri, për secilin vende pune ka paraparë një pagë prej 700 euro. Por kështu mendon një organizatë e panjohur e cila në emër të qeveris së Kosovës ka mbushur pemët dhe shtyllat elektrike të qendrës së qytetit me këtë shpallje në të cilat kalimtarët e rastit e i bënë sytë katër për të shikuar konkursin.
Po ashtu përmes këtij konkursi ‘qeveria u bënë thirrje edhe njëherë qytetarëve të Kosovës që të mos e lëshojnë vendin në asnjë mënyrë ngase ekonomia jonë po lulëzon si kurrë më parë. Ky konkurs është edhe një dëshmi e kësaj mrekullie ekonomike e sociale, theksohet në shpallje që mban mbishkrimin e kryeministrit Hashim Thaçi.
Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Paga
Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Paga1
Shkëndije Geci ambasadore në Zagreb, rasti Hamiti i mbyllur Paga2
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi