Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lajme që nuk plaken:Rama në Beograd: Kosova e pavarur

Shko poshtë

Lajme që nuk plaken:Rama në Beograd: Kosova e pavarur  Empty Lajme që nuk plaken:Rama në Beograd: Kosova e pavarur

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 02, 2011 3:51 pm

Rama në Beograd: Kosova e pavarur


2007-05-16


Liderët e majtë marrin pjesë në konferencën e internacionales. Kreu i PS takon Tadiçin


Krerët e partive të majta shqiptare morën pjesë dje në konferencën e homologëve evropianë në Beograd. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbajti fjalën në kuadër të nënshkrimit të "Paktit Ballkanik" për nxitjen e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sakaq, lideri i opozitës shqiptare ka realizuar një takim të veçantë edhe me Presidentin e Serbisë, Boris Tadiç. "Kjo konferencë është mbledhur në një moment shumë të rëndësishëm për rajonin tonë, që përkon me përcaktimin e statusit të Kosovës", tha Rama. Ai siguroi se Partia Socialiste e Shqipërisë, mbështet paketën "Ahtisari" dhe është në pritje të një vendimi, i cili do të sjellë më shumë stabilitet dhe begati në rajon, si dhe do të rrisë bashkëpunimin rajonal. Në fjalën e tij, Rama, iu referua edhe integrimit rajonal dhe sfidave të përbashkëta për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. "Bashkëpunimi rajonal është sot një vektor shumë i rëndësishëm i diplomacive rajonale", konstatoi ai. Ndërsa, shtoi se Shqipëria ka ofruar prej kohësh vullnetin dhe kontributin e saj, për ndërtimin e një familjeje të madhe të të gjitha vendeve të rajonit. Rama vuri në dukje se pjesëmarrja në nismat rajonale, adoptimi i instrumenteve që rrjedhin nga marrëveshjet me Bashkimin Evropian për lëvizjen e lirë dhe heqjen e barrierave doganore, janë vetëm disa nga drejtimet, në të cilat është fokusuar energjia dhe kapacitetet tona, me synimin e përshpejtimit të procesit të afrimit mes vendeve tona. Rama shprehu bindjen se bashkëpunimi mes socialistëve evropianë është hapi i parë, që sjell natyrshëm bashkëpunimin dhe afrimin me BE-në. "Më lejoni të shpreh vullnetin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, për të influencuar me të gjitha mjetet e mundshme për një rol aktiv të Shqipërisë në rajon dhe një angazhim serioz të saj për t\‘i dhënë përmasa konkrete këtij bashkëpunimi me vendet fqinje", garantoi Rama. Kreu i Socialistëve zhvilloi takime dje edhe me Hannes Swoboda dhe Paul Nyrup Rasmussen. Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, diskutoi gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës në seancë mbi rritjen ekonomike dhe zhvillimin social të rajonit. Rritja ekonomike nuk është qëllim në vetvete, u shpreh Meta, por është një instrument për zhvillimin e qëndrueshëm të vendeve tona. Sipas tij, ajo duhet vënë në funksion të zhvillimit të gjithanshëm ekonomiko-shoqëror të vendit, ashtu si ekonomia e tregut është në shërbim të njerëzve dhe jo zot i tyre. Duke vazhduar më tej diskutimin e tij, Meta tha se për rritjen ekonomike nuk janë të rëndësishme vetëm stabiliteti makro-ekonomik e financiar, krijimi i klimës së përshtatshme dhe i lehtësive për investimet e huaja, heqja e barrierave doganore dhe administrative, por edhe futja e teknologjive të reja. I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe kreu i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, si anëtar i Internacionales Evropiane. Në përfundim të takimit, përfaqësuesit e partive të majta evropiane, kanë nënshkruar "Paktin Ballkanik për Socialdemokracinë, Integrimin Evropian dhe Bashkëpunimin Rajonal" me qëllim bashkërendimin e përpjekjeve të përbashkëta për të nxitur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe për të zhvilluar socialdemokracinë dhe bashkëpunimin rajonal në Ballkan. Partia Evropiane Socialiste (PES) dhe partitë e tjera të vendeve, gjithashtu ranë dakord në këtë pakt, për të krijuar rregulla të përbashkëta për financimin e partive dhe standarde të njëjta etike, si një kontribut unik politik në ndihmë të vendeve të Ballkanit për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka ndaj anëtarësimit.

http://www.gazeta-shqip.com/rajon/d211c5bcadfcfda698b52b037a1c0471.html
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi