Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd

Shko poshtë

Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd Empty Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 14, 2016 9:13 pm

Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd


Rama çorton Kosovën që nuk shkuan me të në Beograd Rama-6-1_1476466224-6047755


Kryeministri Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që ndoqën vizitën e tij në Serbi. I pyetur për bojkotin që Kosova i bëri Forumit Ekonomik në Nish, Rama ka çortuar Kosovën që nuk shkuar më të në Beograd.


“Unë nuk kam asnjë mësim për të dhënë dhe asnjë këshillë të pa kërkuar për askënd, aq më pak pastaj për lidershipin në Kosovë, që nuk është as i paralelizueshëm e aq më pak i anashkalueshëm, një proces që është në radhë të parë, procesi i lidershipit të shqiptarëve të Kosovës në këtë dialog. Unë thjesht them se duke qënë fitimtarët e luftës dhe duke pasur avantazhin e madh moral të fitimtarit, ne jemi ata, të cilët jo vetëm nuk duhet t’i shmangemi asnjë mundësie për të komunikuar, por duhet të krijojmë sa më shumë mundësi për të komunikuar, sepse nuk kemi asgjë për të ulur kokën, ndërkohë që kur nuk komunikojmë, jo vetëm që nuk sillemi si fitimtarë, por krijojmë hapësira për të kundërtën e asaj që mendojmë, pengojmë një proces që në radhë të parë është një proces që na intereson ne, pengojmë një proces që në radhë të parë duhet ta shohim si një proces që është për njerëzit tanë, është për familjet, është për ata që duan një ekonomi më të mirë, për ata që duan një punë e kështu me radhë. Nuk është proces që politika mund ta marri, ta mbylli në sallën e Parlamentit e ta kthejë në arenë për t’u kacafytur mes vedi se kush e do më shumë Kosovën, kush e do më shumë Shqipërinë, kush e do më shumë flamurin”, është shprehur Rama.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur për vizitën e Ramës në Beograd, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për mbështetjen e Tiranës për dialogun me Serbinë. /LAPSI.AL/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi