Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:HIMNI I QYTETIT TIM (PRIZRENI)

Shko poshtë

Adnan Abrashi:HIMNI I QYTETIT TIM (PRIZRENI)  Empty Adnan Abrashi:HIMNI I QYTETIT TIM (PRIZRENI)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jun 05, 2011 11:13 am

Adnan Abrashi:HIMNI I QYTETIT TIM (PRIZRENI)  251116_2015773565099_1566631317_32161971_406972_nAdnan Abrashi:HIMNI I QYTETIT TIM (PRIZRENI)  173178_1566631317_7666230_n
Adnan Abrashi:HIMNI I QYTETIT TIM (PRIZRENI)

Rrethuar me Sharrin e Pashtrikun plak,
Në rrëzë të Dukagjinit, të larë, të larë me gjak,
Është qyteti i bukur, qyteti i lashtësisë,
...Simbol i kombit, simbol i lirisë.

Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,
Nga zemrat rinore, për qytetin tonë,
Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,
Sa bukur tingëllon ky refren magjik.

Atje lart si pararojë, Kalaja krenare qëndron,
Më poshtë në gjirin e saj, Lumëbardhi gjarpëron,
Me Marashin piktoresk dhe burimin ujë kristal,
Që përherë ma kujton, dashurinë e parë

Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,
Nga zemrat rinore për qytetin tonë,
Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,
Sa bukur tingëllon ky refren magjik.

Jo s'harohet shpirti, kujtesa e vetëdijes kombëtare,
Ndërtesa e bukur muze, e Lidhjes Shqiptare,
Urën plak të gurit, Shatërvanin prore,
E bujshme si gjithnjë, nga gumëzhimet rinore.

Prizreni, Prizreni, kudo le të jehon,
Nga zemrat rinore për qytetin tonë,
Prizreni, Prizreni, t'ia themi o mik,
Sa bukur tingëllon ky refren magjik.

Adnan Abrashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi