Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adnan Abrashi:DJE PRIZRENI ISHTE, NJË DITË, QYTET AMERIKAN?!

Shko poshtë

Adnan Abrashi:DJE PRIZRENI ISHTE, NJË DITË, QYTET AMERIKAN?! Empty Adnan Abrashi:DJE PRIZRENI ISHTE, NJË DITË, QYTET AMERIKAN?!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 05, 2012 11:37 am

Adnan Abrashi:DJE PRIZRENI ISHTE, NJË DITË, QYTET AMERIKAN?! 376781_4137048955658_236553956_nAdnan Abrashi:DJE PRIZRENI ISHTE, NJË DITË, QYTET AMERIKAN?! 276079_1566631317_1900487702_n

Adnan Abrashi:DJE PRIZRENI ISHTE, NJË DITË, QYTET AMERIKAN?!

Më 4 Korrik, qyteti im Prizreni ishte festiv. Për nder të ditës së pavarësisë të SHBA-ve, të gjitha shtyllat në qendrën e qytetit ishin të stolisur me flamuj amerikan. Vetëm me flamuj amerikan dhe asnjë kombëtar dhe shtetëror të Kosovës. Edhe një herë: Vetëm me flamuj amerikan dhe asnjë kombëtar dhe shtetëror të Kosovës
Në shikim të pare, asgjë nuk ka të keqe në këtë bashkëfestim të kësaj feste të mikes tonë të madhe, SHBA-ve, vetëm me flamujt e tyre, por paradoksi i absurdit të kësaj dukurie, këtë herë qëndron tek joprincipijaliteti.
Pse për 10 Qershor dhe 28 Nëntor, në këto dy festa tona të kulluara kombëtare, qyteti duhet stolisur me laramani flamujsh të shteteve të ndryshme evropiane dhe të botës, dhe të burgosen të rinjtë që atë ditë vendosin vetëm flamuj tanë kombëtar?
A nuk ishim të gjithë dëshmitarë se pikërisht para disa javëve, në10 Qershorin e 134 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, policia në Prizren përdori dhunë të paparë ndaj të rinjve, mu pse ata deshën që, sikur tashti më 4 Korrik, qyteti të jetë i stolisur VETËM ME FLAMUJ KOMBËTAR!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi