Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes

2 posters

Shko poshtë

Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes Empty Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:41 am


Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes


27.03.2009
Është 84-vjeçar dhe mjafton një bisedë e shkurtër që të kuptohet se rrallëkush si ai në këtë moshë mund të ketë një qartësi dhe agresivitet kurajoz të përcjelljes së mendimeve.
Njeriu në anën tjetër të telefonit quhet Ramiz Alia, i njëjti personazh politik që njihet mirë nga shqiptarët, ndërsa “agresiviteti kurajoz” shfaqet menjëherë pas interesimit për një opinion në lidhje me deklarimin e fundit të Kryeministrit Sali Berisha, në një media të huaj, sipas të cilit Enver Hoxha ka qenë i papërgjegjshëm në 15 vitet e fundit të jetës. “Përkundrazi. Ai ka qenë i përgjegjshëm deri në ditën e fundit të jetës. Kryeministri Sali Berisha lëshoi një budallallëk me qëllim të lig”, ishte thelbi i bisedës pas prezantimit të parë. Më tej ish-bashkëpunëtori i afërt i Enver Hoxhës, që duhet ta ketë njohur liderin e komunistëve shqiptarë që në moshën 17-vjeçare, duke i’u vendosur pranë deri në ditën e fundit të jetës, 11 prill 1985, rrëfen se si e ka takuar eprorin e vet vetëm 3 ditë para se të vdiste, si dhe përmbajtjen e bisedës që kanë zhvilluar. Ndërkohë këmbëngul se në asnjë rast Enveri nuk i kishte lënë përshtypjen se kishte pasur probleme mendore. Sipas Alisë, ai kishte probleme me sëmundjet fizike, kishte pësuar disa herë infarkt, por menjëherë më pas ishte bërë mirë.
Zoti Alia, a mund të kemi një opinion tuajin lidhur me deklarimin e Kryeministrit Sali Berisha, bërë pak ditë më parë në një media të huaj, për momentin kur thoshte se “Enver Hoxha nuk ishte i përgjegjshëm në 15 vitet e fundit të jetës së tij?”
Po. Ishte një budallallëk i Kryeministrit Sali Berisha, një budallallëk me qëllim të lig. Enver Hoxha ka qenë i përgjegjshëm deri në ditën e fundit të jetës dhe kjo nuk është vetëm bindja ime. Habitem për këtë deklarim. Sali Berishës nuk i lejohet të flasë me këtë gjuhë, jo vetëm si politikan, për më keq akoma ai nuk duhet të flasë në mënyrë të tillë si mjek.
Pra sipas bindjes suaj të palëkundur, Enver Hoxha ishte i përgjegjshëm deri në ditën e fundit të jetës?
Po, deri në ditën e fundit. Unë e kam takuar atë para vdekjes dhe nuk kam parë të ketë shfaqur probleme mendore.
Nëse mundemi po ju sjellim në vëmendje se për shqiptarët janë shfaqur filmime të zhvillimeve të një plenumi, mos gaboj të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, ku Enver Hoxha duket qartë se ka probleme të humbjes së memories kur flet. Si do të ishte një përgjigje juaja?
Jam i bindur se Enveri ka qenë i përgjegjshëm deri në fund. Atë që ju thoni e kam vënë re dhe e kam ndjekur edhe unë në televizor, por ato janë lapsuse të rëndomta. Enveri në atë mbledhje ka bërë disa lapsuse që nuk kanë lidhje aspak me probleme mendore. Ishin lapsuse prej moshës së madhe. Lapsuse bëjmë të gjithë. Edhe ju bëtë një lapsus në fillim, kur u prezantuat, edhe unë bëj…
Thatë se e keni takuar Enver Hoxhën para vdekjes. Sa ditë më parë ka ndodhur dhe si ju duk ai?
Duhet ta kem takuar tri apo katër ditë më parë. Ishte krejt normal në gjykim. Kujtoj se kemi folur gjatë për punët e shtetit të asaj kohe. Për të gjitha çështjet më të rëndësishme.
Mund të kujtoni diçka konkrete nga biseda e zhvilluar?
Jo, nuk më kujtohet, por ishin gjëra të zakonshme, pra biseda nuk kishte ndonjë gjë ndryshe në përmbajtje nga bisedat që kishim pasur më parë për punët e shtetit. Ah, për një gjë jam i sigurt, për sport nuk folëm, pasi ai nuk interesohej shumë për këtë temë, ndërsa unë po. Unë merresha me sport (qesh).
Pra nuk keni bërë ndonjë bisedë që t’ju linte të kuptonit se ai ishte duke ikur nga kjo botë?
Jo, absolutisht. Ai nuk e dinte se do të vdiste. Ai nuk e priste vdekjen, përndryshe edhe biseda mes nesh do të kishte pasur tjetër përmbajtje. Por ne folëm për çështjet e vjetra. Për problemet e zakonshme të vendit. Asgjë më tepër.
Përfundimisht ju jeni i mendimit se Enver Hoxha ka vdekur pa paraqitur në asnjë rast probleme mendore?
Shumë i qartë jam. Gjatë gjithë jetës së vet, ai nuk ka paraqitur në asnjë rast probleme mendore. Ka pasur raste kur ka qenë i sëmurë, ose shumë i sëmurë, kur ka kaluar infarkte. Natyrisht që në këto ditë nuk kemi komunikuar, pasi nuk të lejonin edhe mjekët, por me t’u bërë mirë, ai vazhdonte jetën me sjellje krejt normale.

Berisha: Enveri i çmendur, drejtonte Nexhmija
“Enveri ishte i çmendur, Nexhmija drejtoi vendin në 15 vitet e fundit të jetës së tij”. Kjo ishte deklarata e Kryeministrit Sali Berisha, bërë pak ditë më parë në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Më poshtë, në ligjëratë të drejtë, momentet e bisedës me gazetarin kur përmendet Enver Hoxha dhe sëmundja e tij.
…Ju keni qenë kardiologu i diktatorit Enver Hoxha, që vdiq më 1986 pas 40 vjet sundim stalinist. A ju vret ndërgjegjja që keni punuar për zgjatjen e jetës së këtij njeriu dhe vuajtjeve të popullit tuaj?
Faleminderit për pyetjen. Unë kurrë nuk kam qenë mjeku i Enver Hoxhës. Unë kam punuar në spitalin qeveritar dhe atë e kam parë ndonjëherë. Por ai kurrë nuk më ka thirrur për ta vizituar. Nëse unë do të duhej ta trajtoja atë nga ana mjekësore, atëherë unë do ta bëja. Si mjek jam i detyruar të kujdesem për jetën, pavarësisht se e kujt është. Shokë të mi e kanë trajtuar Enver Hoxhën, edhe unë nuk do të refuzoja. Hoxha kishte parkinson, vuante nga demencia (plakje e hershme e trurit, humbje e logjikës) dhe para së gjithash paranoid. Paranoja e tij ishte shkaku i vërtetë për vuajtjet e gjata të shqiptarëve…
…E veja e Hoxhës është sot 87 vjeçe. Ajo ka thënë së fundi se për Shqipërinë nuk ekziston alternativa e anëtarësimit në NATO.
Ajo ishte mentori i tij në 15 vjetët e fundit të jetës. Ajo kishte pushtetin e vërtetë dhe e mbështeste atë në paranojën e tij. Kanë qenë njerëz të tmerrshëm.
Çfarë do të thoshte Hoxha 100-vjeçar për zhvillimet që ka marrë Shqipëria?
Oh, kjo do ta kishte shembur fare. Ai ka qenë edhe atëherë i çmendur. Por nuk do ta kishte mbijetuar dot lidhjen tonë me Perëndimin. (Panorama)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes Empty Re: Ramiz Alia: Cfare me tha Enveri tri dite para vdekjes

Mesazh nga Samiri Sat Mar 28, 2009 4:03 pm

po enverin e nexhmijen i ka udhheq mugosha edhe ramiz alin e ka udhheq beogradi .

Samiri

Numri i postimeve : 4
Registration date : 28/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi