Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërron jetë ish-diktatori komunist Ramiz Alia

Shko poshtë

Ndërron jetë ish-diktatori komunist Ramiz Alia Empty Ndërron jetë ish-diktatori komunist Ramiz Alia

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 07, 2011 7:51 pm


Ndërron jetë ish-diktatori komunist Ramiz Alia


Ndërron jetë ish-diktatori komunist Ramiz Alia Ramiz-alia
Udhëheqësi i fundit komunist në vendin tonë, u nda nga jeta në Senatorium pas një sëmundje të mushkërive

Vdes në moshën 86-vjeçare, Ramiz Alia udhëheqësi i fundit komunist në vendin tonë. Alia që ishte edhe presidenti i parë i shtetit pluralist ndërroi jetë sot rreth orës 7.00 në spitalin e Senatoriumit në në Tiranë. Lajmin për Abc News e konfirmoi mjekja që ndiqte gjendjen e tij shëndetësore prej disa kohësh, Silvana Bala.

Ajo bëri të ditur se udhëheqësi i dytë komunist vuante nga një kompliklacion në mushkëri dhe se ndërroi jetë ndërsa ishte shtruar për kurim në repartin e reanimacionit në Senatorium.
Alia lindi në Shkodër më 18 tetor 1925. Ai u diplomua në shkollën e Partisë në Moskë për filozofinë marksiste -leninisite dhe ngjiti me shpejtësi shkallët e karrierës si një nga njerëzit e afërt të diktatorit Enver Hoxha. Në vitin 1961 Ramiz Alia u bë anëtar me të drejta të plota i
byrosë politike të Partisë së Punës.


Pas vdekjes se Hoxhës, Ramiz Alia u emërua pasuesi i tij, nga viti 1985 deri me 1991. Pas rrëzimit të diktaturës Alia ishte dhe President i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë me 1992 post nga i cili dha dorëheqjem me 3 prill të po këtij viti pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 22 marsit që sollën në pushtet Partinë Demokratike.

Veprimtaria e Ramiz Alisë
Sekretar i Parë KQBRPSH (1949-1955),
Ministër i Arsimit dhe Kulturës (1955-1958),
Anëtar i Byrosë Politike dhe Sekretar i KQ PPSH-së për ideologjinë (1961-1985),
Deputet, Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor (1982-1990),
Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së (1985-1991)
Kryetar i Këshillit Presidencial (1991).

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi