Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

2 posters

Shko poshtë

Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë Empty Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 10, 2011 9:56 pm


Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë L-palestineze


Zhvillimet në Palestinë dhe çështja e Kosovës, janë dy gjëra diametralisht të kundërta, thotë ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan. "Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë, ndërsa Gaza dhe Bregu Perëndimor kurrë nuk kanë qenë në kuadër të Izrealit. Këto janë territore të okupuara ndërsa Serbia kurrë nuk e ka okupuar Kosovën. Paralelja do të ishte e arsyeshme në rast se serbët do të ishin okupatorë", thotë ambasadori palestinez në një intervistë për gazetën "Danas" të Beogradit. Në konstatimin se zyrtarët e Serbisë vazhdimisht falenderojnë shtetet që mbështesin sovranitetin serb në Kosovë, si dhe Izraelin dhe nëse autotitetet serbe Izraelin e konsiderojnë aleat, diplomati palestianez thotë se Izraeli nuk ka ndikim në zhvillimet rreth pavarësisë së Kosovës. "Perëndimi e ka njohur Kosovën, e jo vendet muslimane dhe arabe. Nëse Izraeli ka ndikim mbi Perëndimin, përse nuk e ka shfrytëzuar në kohën e shpalljes së pavarësisë? Nëse dikush beson në ndikimin e Izraelit në lidhje me Kosovën, është në iluzione. Kosova nuk e ka fituar statusin e shtetësisë falë vendeve arabe dhe muslimave e jo falë Izraelit. Arabët kanë mbështetur qëndrimin e Serbisë dhe ende e mbështesin". Kështu mendon ambasadori pelestinez, edhe pse sipas gazetës autoritetet serbe nuk do ta njohin shtetin palestinez. Pasi pranon se palestinezët janë shkolluar në Jugosllavinë socialiste e cila ka mbështer fuqishëm palestinezët, ai thotë se "tani edhe Serbia na mbështet". Sipas tij, Serbia në OKB ka mbështetur shumë rezoluta për Palestinën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë Empty Re: Ambasadori palestinez: Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë

Mesazh nga RUDI-I Fri Jun 10, 2011 10:47 pm

Ah, nuk ka faj palistinezi se aq sa din edhe folë... Kosova te dashur miq ka qen e pushtuar nga qetniket serb, por tani i kemi larguar ato barikada qetnike nga toka shqiptare-kosovare. E vërtetë është se Izdraeli eka pushtuar dhe ka bërë kolenizimin e hebrejve ne Palistin...
por Izdrailitet e kanë blerë shumë tokë në Palistin dhe janë kolonizuar në atë tokë, dhe shumë teritore pastaj i kanë fituar duke zhvilluar dhunë. vrasje te civilve të pafajshmë palistinez.

RUDI-I

Numri i postimeve : 12
Registration date : 30/05/2011

http://JU PËRSHËNDES NE EMËR TË KLUBIT LETRAR ZAHIRI  NË PODUJVË

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi