Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Presidentja kroate: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë

Shko poshtë

Presidentja kroate: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë Empty Presidentja kroate: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 15, 2015 9:29 pm

Presidentja kroate: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë


Presidentja kroate: Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë Largea_22558300_225646001421341873


Është thjesht realitet sot që Kosova është e pavarur. Mendoj që të gjithë në Serbi janë të vetëdijshëm që Kosova nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e Serbisë, deklaroi presidentja e Kroacië, Kolinda Grabar-Kitaroviq, duke u përgjigjur në një pyetje se a duhet Serbia ta njohë Kosovën.
Sipas Grabar Kitaroviq, Serbia është dashur ta kishte njohur Kosovën deri tash dhe se njohja duhet të bëhet.
Ajo ka folur për këtë në një intervistë për Televizionin BHT1, që do të emetohet nesër, kurse gjatë kësaj bisede ajo është ndalur edhe në çështje që kanë të bëjnë me Bosnjën dhe Serbinë.
Grabar-Kitaroviq ka thënë se kurrë nuk është angazhuar për krijimin e entitetit të tretë në BH, përkatësisht entitetit të posaçëm kroat brenda Bosnjës e Hercegovinës, si dhe është shprehur se me dëshirë do ta presë presidentin serb Nikoliq në Zagreb, kur të bëhet inaugurimi i saj për presidente.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi