Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv

Shko poshtë

Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv Empty Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 11, 2011 1:46 am


Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv

Krimet e luftës, HRW: Hetimi i BE, hap pozitiv Shtepia-e-verdhe


Organizata Human Rights Watch ka mirëpritur vendimin e BE-së për të hetuar krimet e dyshuara në Kosovë, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm për drejtësinë. E njëjta ka theksuar rëndësinë e veçantë që ka mbrojtja e dëshmitarëve në këtë proces, si dhe mbështetja e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Vendimi i Bashkimit Evropian për të hapur hetime të veçanta për krimet e dyshuara në Kosovë dhe Shqipëri, pas luftës në Kosovë, është një hap i mirëpritur për drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Ballkan, ka vlerësuar organizata Human Rights Watch.

Sipas së njëjtës, suksesi i hetimeve varet nga emërimi i një prokurori me përvojë, nga një program efikas për zhvendosjen e dëshmitarëve jashtë rajonit, si dhe nga mbështetja e plotë e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

“Ky hetim i posaçëm i BE-së na sjell më afër drejtësisë për krimet e rënda, të kryera pas luftës në Kosovë”, ka thënë Benxhamin Uard, zëvendësdrejtor i organizatës HRW për Evropën dhe Azinë Qendrore.

“Por, një prokuror me ndikim është i nevojshëm për të ndërtuar një ekip efektiv, për të garantuar sigurinë e dëshmitarëve dhe për të fituar mbështetjen e qeverive kyçe, përfshirë dhe atë të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ai.

Hetimi i posaçëm do të jetë formalisht pjesë e Misionit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Hetimi ka të bëjë me akuzat për rrëmbime, zhdukje, ekzekutime, trafikim organesh dhe krime të tjera serioze. Ai do të ekzaminojë bashkëpunimin e pretenduar të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të liderëve aktualë të Kosovës, përfshirë këtu edhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Akuzat janë paraqitur në një raport të Këshillit të Evropës, të përgatitur nga senatori zviceran, Dik Marti, në dhjetor të 2010-ës.

Komisioni i BE-së për Politikë dhe Siguri ka miratuar grupin punues më 25 maj të këtij viti, me mbështetjen formale të të gjitha 27 vendeve anëtare të Bllokut.

Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për hetimet është jetike, marrë parasysh marrëdhëniet e ngushta që ato kanë me qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri, ka vlerësuar HRW.

“Si përkrahësja kryesore e ndërhyrjes së NATO-s më 1999 dhe pastaj e pavarësisë së Kosovës, SHBA ka përgjegjësi për të promovuar dhe mbrojtur sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë Uard.

Kjo, sipas tij, do të thotë “mbështetje e plotë e hetimeve të rrepta për të gjitha pretendimet e besueshme për krime të rënda”.

Programi për mbrojtjen e dëshmitarëve, përfshirë dhe aftësinë për zhvendosjen e tyre jashtë Kosovës, është gjëja kryesore për suksesin e hetimeve të veçanta, ka thënë HRW.

Hetimet e mëparshme për dhunën politike dhe krimin e organizuar në Kosovë janë penguar nga ngurrimi i dëshmitarëve për t’u paraqitur, për shkak të frikës së hakmarrjes kundër tyre ose familjeve të tyre.

Zhvendosja jashtë rajonit është shpesh e vetmja mënyrë për mbrojtjen e dëshmitarëve, por qeveritë perëndimore në përgjithësi nuk kanë qenë të gatshme ta bëjnë këtë, kryesisht për arsye të brendshme politike, ka vlerësuar HRW.

“Ky hetim do të ketë sukses vetëm nëse qeveritë evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara angazhohen për të pranuar dëshmitarët dhe anëtarët e familjeve të tyre, siguria e të cilëve kërkon zhvendosje”, ka thënë Uard.

“Ky hetim i posaçëm mund të na ndihmojë për të mbyllur tmerret e luftës në Kosovë, por është e rëndësishme që ai të marrë mbështetjen e nevojshme për një punë të drejtë”, ka thënë Uard.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi