Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHOQATA KULTURORE-ARTISTIKE “KËNGA JONË” SHKODËR NË BASHKËPUNIM ME TV PUBLIK SHQIPTAR

Shko poshtë

SHOQATA KULTURORE-ARTISTIKE “KËNGA JONË” SHKODËR NË BASHKËPUNIM ME TV PUBLIK SHQIPTAR Empty SHOQATA KULTURORE-ARTISTIKE “KËNGA JONË” SHKODËR NË BASHKËPUNIM ME TV PUBLIK SHQIPTAR

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 7:36 pm

Kërkon sponsor





Drejtuar Shoqata “Malesia e Madhe”





Me rastin e përvjetorit të ngritjes së Flamurit kombëtar në Deçiq nga Dedë Gjon Luli, Shoqata kulturore-artistike “Kënga jonë” nga Shkodra, në bashkëpunim me Forumin intelektual të malësisë së Madhe Shqipëri-Mali i Zi, më datën 4.04.2009 në Teatrin “Migjeni” Shkodër, do të organizojë mbrëmjen festive “ku e muer emrin malësia”







Sipas këtij programi





Motivi

Malësia e Madhe, në hapësirë e pakufishme vlerash historike, patriotike, kulturore, etnografike, muzikore e koreografike gjatë shekujve e deri në ditët e sotme dhe e përfaqësuar nga yje me famë, demonstruar në skenat tona kombëtare dhe ato më prestigjiozet në botë.



Qëllimi



Evidentimi dhe promovimi i vlerave më të spikatura të skenës në gjinitë krijuese dhe interpretuese të trashëguara në breza, si trashëgimi kulturore e trevës së Malësisë së madhe pa kufi9j.



Objektivat



  • Realizimi i mbrëmjes festive tematike “Ku e mori emrin Malësia” me rastin e 98-vjetorit të ngritjes së Flamurit tonë kombëtar në majën e Deçiqit nga Dedë Gjon Lulit;
  • Sigurimi i infrastrukturës artistike në funksion të realizimit teknik e organizativ të ,brëmjes festive;
  • Përzgjedhja e elementit dhe repertorit ku të përfshihen të gjitha gjinitë dhe zhanret artistike të të gjithë brezave, interpretuar nga yjet e Malësisë.




Përshkrimi i shkutër i projektit



Mbrëmja festive do të zhvillohet më 4.04.2009 në orën 17 në Teatrin “Migjeni”-tempulli i kulturës shkodrane e kombëtare.

Në këtë mbrëmje festive do të shpalosen vlerat më autentike të krijimtarisë artistike të Malësisë së Madhe që nga folku e deri te muzika klasike.

Kjo mbrëmje festive do të organizohet me ftesa, ku do të jenë të ftuar personalitete të ndryshme nga pushteti qëndror dhe ai lokal, si dhe intelektualët më të shquar të fushave të n ndryshme nga treva e Malësisë së madhe e më gjërë.





Disa nga personazhet më të spikatura, protagonistë të kësaj mbrëmje festive



1. Familja Malota aktorë të Holivudit SHBA origjina Grudë

2. Angjelin Perlocaj (koreograf, Paris, Francë) origjina Këlmend

3. (Lukë Kaçaj) nderi i kombit origjina Kastrat

4. Gjelosh Gjokaj piktor akademik origjina Grudë

5. Çun Lajçi aktor- Kosovë origjina Kelmend

6. Ilir Shaqiri këngëtar-Kosovë origjina Kelmend

7. Lirie Rashaj artiste e merituar origjina Kastrat

8. Nikollë Nikprelaj këngëtar origjina Triesh

9. Sali Mani artist i merituar-SHBA origjina Reç

10. Paskualina Gruda aktore-Shkodër origjina Grudë

11. Hana Nikprelaj këngëtare SHBA origjina Triesh

12. Mukades Çanga këngëtare-Shkodër origjina Rrjoll

13. Jonuz Delaj rapsod popullor origjina Kelmend

14. Vëllezërit Buçi lauret të këngës Akapelo origjina Kastrat

15. Rrok Gjelaj kant-autor, instrumentalit origjina Kelmend

16. Drane Xhaj aktore humori-Shkodër origjina Shkrel

17. Shtjefën Ivezaj Fotograf dhe etnograf origjina Grudë

18. Yllka Muja aktore origjina Grudë



Stafi drejtues artistik:



1. Regjisor Osman Mula

2. Koreograf Vladimir Saiti

3. Udhëheqës artistik Nikollë Nikprelaj

4. Drejtor organizativ Rrok Gjelaj



Ndërmjet donatorëve të ndryshëm kemi zgjedhur t’ i drejtohemi subjektit tuaj që brenda kapaciteteve të mundshme të sponsorizojë këtë aktivitet artistik.



Sasia e nevojshme e mjeteve për realizimin e këtij manifestimi është 2 520 000 lekë ose rreth 25.000 euro. Pjesëmarrja në sponsorizim sipas mundësive tuaja.



Personi kontaktues. Rrok Gjelaj tel 00355 68 25 58 771

Menagjer Artef Lekaj



Llogaria bankare: ProCredit Dega Shkodër “Sarda” ojf nr. 60-059909 01-01
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi