Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doli libri i Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion -1”

Shko poshtë

Doli libri i Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion -1” Empty Doli libri i Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion -1”

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 15, 2011 9:09 pm

Doli libri i Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion -1” GetAttachment
Doli libri i Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion -1”

Kohë më parë në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art” doli libri i autorit dhe gazetarit të mirënjohur, tashmë magjistër i diplomacisë Dashnim Hebibit. Libri i gazetarit Hebibi përmbanë një sërë intervistash të organizuara në këtë libër me titull mjaft sinjifikativ.Intervistat e këtij libri, janë ato që gazetari i shquar, Dashnim Hebibi, i ka realizuar me një numër të madh personalitetesh nga shumë fusha të dijes, politikës, ekonomisë, bisnesit, kulturës e artit etj.Kjo tregon atë sensin e gazetarit tonë të mirënjohur Dashnim Hebibit se këtë gjini të gazetarisë-intervistën,Hebibi e zotëron mirë dhe kështu ka arritur që të realizojë intervista në kohë dhe hapësira të ndryshme,intervista me shumë nga personalitetet edhe të politikës botërore siç janë Vesli Klark, pastaj Eliot Engel, e me ata të skenës kombëtare si kryeministrin Sali Berisha, pastaj Jakup Krasniqin, Behgjet Pacollin, Lulzim Bashën. Ali Ahmetin, Ramë Bujën, Rizah Halimi, Ilir Zherka, Imer Selmani, Enver Bytyqi,Fadil Berisha, Leme Xhema, Aurela Gaqe, Naim Maloku, Prof.Dr.Ylber Sela, Miranda Hashani, Ragmi Mustafa,Rufi Osmani, Naim Kelmendi, Llukman Halili, Adnan Mehmeti, Çun Lajqi, Sylë Mujaj, Riza Demaj, Silvana Braqe e shumë e shumë të tjerë personalitete të shquara nga të gjitha sferat e jetës, por që këtu përbëjnë si të thuash edhe atë gjeografinë etnike shqiptare, ngase Hebibi ka intervistuar njëlloj nga të gjitha trevat e gjeografisë sonë kombëtare, personalitete nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia, nga Presheva, por edhe nga diaspora shqiptare në Evropë e Amerikën e largët, pra veprimtarë e personalitete të shquara e të dalluara. Kjo është më një fjalë ajo përbërja e librit të Dashnim Hebibit “Intervista në tranzicion”.Do theksuar se të gjitha intervistat e këtij libri, më parë janë realizuar për gazetat dhe agjensitë në të cilat ka shkruar Hebibi, dhe në këtë libër si tërësi, mbase zgjojnë interes të veçantë për secilin lexuesin, jo vetëm si lloj shkrimi, por ngase secila nga intervistat shpërfaq mjaft tematika që shtrohen për çështjen shqiptare, çështje të sukseseve të arriura të akëcilit personalitet fushash të ndryshme, por dhe mjaft çështjesh të tjera që kanë të bëjnë me çështjen shqiptare si në Kosovë, të shqiptarëve etnikë në Maqedoni, pastaj në Kosovën Lindore, atë në diasporën shqiptare etj. Kjo, zaten edhe është ajo rëndësia e këtyre intervistave kur lexohen e shijohen brenda kopertinave të një libri. Kjo është pjesa e parë e librit të Hebibit, me intervistat e realizuara, por së shpejti në botim po të “Rugova Art”, pritet që të jetë në dorë të lexuesit edhe pjesa e dytë e librit “Intervista në tranzicion - 2”.Libri “Intervista në tranzicion -1” ka gjithsejt 594 faqe.ISBN:978-9951-536-17-2./Sadri Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi