Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen

Shko poshtë

Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen Empty Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 10, 2012 10:18 pm

Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen

Doli libri me poezi “Antologjia e dhembjes poetike”, për Ali Podrimjen 482008_133557503453530_109415601_n

Nga autori Naim Kelmendi e në botim të Shtëpisë Botuese “Rugova Art”, doli libri me poezi përkushtimi për poetin Ali Podrimja. Në këtë libër, të titulluar ”Antalogjia e dhembjes poetike” - (101 përkushtime Podrimjes), zënë vend 101 poetë me poezitë e tyre për poetin e madh kombëtar Ali Podrimja, i cili në muajin gusht ndërroi jetë në një qytet të Francës, në Lodve, gjatë pjesëmarjes së tij në një festival ndërkombëtar të poezisë.Vdekja e poetit ka prekur shumë krijues, që poetin e kanë dashur përgjatë jetës së tyre. Mjafton të lexohet kjo antologji dhe hetohet se, secili nga poetët, me përkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetëm dhembjen për humbjen e poetit tonë Podrimja, por edhe përkushtimin e tyre ndaj veprës dhe personalitetit të Podrimjes. Pra, ashtu siç do të shprehej edhe njëri nga redaktorët e kësaj vepre, Prend Buzhala, Poetët thonë për Ali Podrimjen: "ai nuk vdes! Poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak kujtesa lirike, shndërrohen në Ideal Poetik. Shndërrohet në idealizim të kujtimit, në thellësi të konotacionit figurativ, në fusha referencash të pasura semantike, në hapësira të pëlleshme asociative, në ndërtime tekstesh mbi kodet e përzgjedhura, në transformime ndërtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, në dinamikë të brendshme të strukturës kuptimore.Pas ofshamës podrimiane poetike që e lexonim ndër sa e sa dekada: "Oh, ç'mu këput litari te Guri i Prevezës", tani ja dhe ofshama elegjiake kombëtare për Njeriun që u nda prej nesh. Poetët edhe vdekjen e kanë Art Më Vete. Vargjet vijnë nga të katër anët e planetit dhe nga të gjitha copat e Atdheut" rrallë të ketë ndodhur që një poeti t'i kushtohen kaq e kaq vargje, nga qindra poetë, për një kohë të shkurtër. Vetë poeti ishte kudo me vargjet e tij, ishte me të gjithë në gëzimikn e shqiptimit solemn poetik të vargut nëpër orë letrare, nëpër libra, nëpër amfiteatrot e odeoneve poetike. Vijnë këtu, si DHIMBJE E PËRBASHKËT, si ANTOLOGJI POETIKE E DHIMBJES... Kjo Antologji prej 101 poezish dhe po prej kaq emra poetësh, lexohet si një ndërkomunikim i bukur poeptik. Nis me poezinë "Vdekja dhe Poeti" të Alma Papamihalit dhe përfundon me vargjet e poezisë "Modestisht për poetin e madh ALI PODRIMJA" të poetes Zhorzh Sand (Viktoria Xhako-s):Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi, /Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë,/Por emrin shqiptar me vete kanë marrë/,Dhe vargun tënd/, Me krenarinë e shqipes,/ Në zemër kanë mbjellë. E pra, dhembja e Lumit dikur, e lexuar si këndim yni nacional, tani shndërrorhet dhe në Këngë mbi Këngët për poetin. Shpalimi i botës artistike i poetëve përballë poetit, përmes aktit estetik të krijuesit letrar për krijuesin, do të na çonte tek ligjëratat e filozofit më të njohur çifut, Spinozës, i cili, në ag të kohëve moderne, i mbante ato në katedrat e Sinagogës së Amsterdamit: Deus sive Natura (Hyji ose Natyra); Hyji dhe Njeriu përbëjnë një njësi të përbashkët krijuese; natura naturans, natyrë botëkrijuese. Metaforikisht: edhe krijuesi letrar konsiderohej me natyrë botëkrijuese, ashtu sikundër ishin këta dy poetë; do të thotë, se ata ishin edhe natura naturata (përsëri sipas Spinozës), pra natyrë e krijuar. Lasgushi ynë këtë “naturë krijonjëse” e përkufizon si “frymë”, “magji-dhëmbëse”, “transfigurim”, “tronditje shpirtërore”, “krijim i ri prej lëndës së vjetër”.



Librin “Antalogjia e dhembjes poetike”-(101 përkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”, Prishtinë, 2012.



Nebih BUNjAKU
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi