Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nën hijen e stepave

Shko poshtë

Nën hijen e stepave Empty Nën hijen e stepave

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2009 11:35 pm

Nën hijen e stepave

Nën hijen e stepave Sejdiu_dhe_pacolli-490x320
Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli kanë harruar animozitetet e fushatës së fundit zgjedhore. Të premten, ata kanë ndarë disa çaste bashkazi. Në një nga takimet e rralla, dy liderët thuhet se janë zotuar për bashkëpunim.

Nga Shpend Limoni më 28.03.2009 në ora 9:22

Raportet e akullta që kanë ndërtuar gjatë muajve të fundit - Fatmir Sejdiu dhe Behgjet Pacolli - kanë ndryshuar paksa të premten, në një takim në zyrën e Presidentit të Kosovës.

Sejdiu kishte nisur sulmet ndaj Pacollit në fushatën e fundit zgjedhore nga frika e trendit të kalimit të elektoratit të LDK’së në partinë e Pacollit, e cila për herë të parë po hynte në garën elektorale në vend.

Edhe pse në cilësinë e Presidentit të Kosovës, Sejdiu kishte shfrytëzuar pozitën e Kryetarit të LDK’së për të qëlluar konkurrencën më të re politike në vend.

Në një nga tubimet, Sejdiu kishte thumbuar Pacollin për shkak se ky i fundit me firmën e tij “Mabetex” dërgon njerëz në hapësirat e ish-Bashkimit Sovjetik për të punuar kryesisht në ndërtimtari.

“Ne nuk kemi të rinj për t’i dërguar ne stepat ruse”, kishte thënë Sejdiu, ndër të tjera.

Në këtë mënyrë, ai kishte dashur të godas Pacollin edhe për lidhjet e tij me Rusinë, të cilat shumë shpesh janë parë edhe si një etiketë negative për biznesmenin kosovar.

Por kjo atmosferë duket se ka ndryshuar paksa të premten. Sejdiu dhe Pacolli kanë realizuar një nga takimet e rralla në Selinë e Presidentit të Kosovës.

Sidoqoftë takimi është mbajtur larg mediave. Për këtë Presidenca ka lëshuar një njoftim ku thuhet se takimi është në kuadër të takimeve të Presidentit me përfaqësues të subjekteve politike në vend.

“Në kuadër të takimeve me përfaqësuesit e institucioneve dhe subjekteve politike të vendit, Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, z. Behgjet Pacolli, me të cilin bisedoi për zhvillimet e përgjithshme politike e shoqërore në vend”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast, Presidenti Sejdiu dhe Kryetari i AKR’së, z. Pacolli, shprehën përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm në mes institucioneve dhe subjekteve politike të vendit”, ka thënë Presidenca.

Një takim mes Pacollit dhe Sejdiut kishte ndodhur disa javë më parë në Vjenë, kur po inaugurohej Ambasada e Kosovës në Austri.

Në një prononcim për Express, Pacolli kishte thënë se ka biseduar me Sejdiun, por ka folur për mospajtime me të rreth shumë çështjeve, pa hyrë në detaje.

Pacolli ka një afri të madhe me Kryeministrin Thaçi, partia e të cilit është në koalicion me LDK’në e Sejdiut.
Sejdiu dhe Pacolli nuk kanë shkuar mirë as rreth çështjes së njohjeve.

Debatet për këtë çështje kanë zënë vend në skenën politike, duke hapur tema rreth asaj se kush është meritor për njohjet nga disa shtete.

Sejdiu duket se nuk është shumë i entuziazmuar me fushatën lobuese të Pacollit nëpër vende të ndryshme të botës. Meritat për njohje para disa javësh ai ia kishte atribuuar miqve të Kosovës, Ministrisë së Jashtme dhe përfaqësuesve më të lartë të vendit. Ndërsa për Pacollin kishte rezervuar një deklaratë më modeste.

“Askush nuk mund t’ia ndalojë askujt një fjalë të mirë goje për të thënë për Kosovën....”, kishte thënë Presidenti.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi