Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja

Shko poshtë

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja Empty Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 16, 2011 9:01 pm

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja 1SHBAGORDON-TOP

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja X-Takim_me_Gordon


Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Philip Gordon. Zoti Gordon e përgëzoi Presidenten për zgjedhjen në krye të vendit dhe tha se kjo shënon një hap të madh përpara, si dhe tregon për zhvillimin e një demokracie të vërtetë.


(I plotësuar) Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon tha se SHBA-ja është e përkushtuar dhe do të vazhdojë angazhimin e saj në ndihmë Kosovës dhe gjithë rajonit dhe vlerësoi se është me rëndësi që të gjitha vendet e Ballkanit të ecin përpara në rrugën e integrimeve evropiane.

Ai tha se synim strategjik i të gjitha vendeve të rajonit është anëtarësimi në Bashkimin Evropian.

Ndihmëssekretari Gordon tha se SHBA do të vazhdojë të punojë së bashku me institucionet e vendit në çështjen e njohjeve të reja për Kosovën.

Zoti Gordon vlerësoi zhvillimet pozitive në Kosovë dhe tha se është i nevojshëm përparimi i mëtejmë në forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, në fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe në tërheqjen e investimeve të huaja.

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga tha se roli kryesor i SHBA-së në Ballkanin Perëndimor vazhdon të jetë vendimtar për Kosovën dhe gjithë rajonin dhe përafrimi i vendeve të rajonit me BE-në kërkon një përfshirje të SHBA-së edhe në të ardhmen.

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja Y-Takim_me_Gordon_4

Presidentja Jahjaga tha se Kosova ka nevojë për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe të miqve evropianë, për njohjet e reja dhe për anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Ajo tha se Kosovës i duhet marrëdhënia kontraktuale me BE-në, meqë do të qartësohej rruga evropiane e Kosovës, do të krijonte barabarësi me vendet e tjera të rajonit, do të forconte subjektivitetin ndërkombëtar dhe do të rriste besimin e qytetarëve në institucione.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova duhet të ketë pavarësinë, subjektivitetin dhe sovranitetin e saj të plotë dhe se prania ndërkombëtare dhe misionet në Kosovë duhet të përfundojnë me sukses, që do të shënonte sukses të përbashkët.

Ajo tha se prania e BE-së në Kosovë nuk mund të jetë neutrale ndaj statusit, meqë pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se e gjithë puna në vend bëhet mbi bazën e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ajo tha se EULEX-i duhet të ndihmojë në forcimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës dhe theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është thelbësore.

Presidentja Jahjaga tha se suksesi në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është në interes të qytetarëve të të dyja vendeve dhe vlerësoi se zgjidhjet mund të gjenden nëse respektohen standardet evropiane. Ajo tha se ndarja e Kosovës, shkëmbimi i territoreve apo riaranzhimi i brendshëm nuk është zgjidhje dhe kurrë nuk do ta përkrahë, meqë luftërat për territore në të kaluarën kanë shkaktuar dhimbje dhe kanë lënë pasoja për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor.

Gordon arrin sot në Kosovë

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip H. Gordon, arrin sot në Kosovë. Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se Gordon, në Prishtinë, do të takohet me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin, Hashim Thaçi.

Vizita e zyrtarit amerikan realizohet në kuadër të një turneu diplomatik që ai po i bën rajonit. Pritet që në Prishtinë, zyrtari i lartë i departamentit amerikan të shtetit, Filip Gordon, dhe kryeministri Hashim Thaçi, të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin thuhet se do të detajizohet angazhimi i qeverisë së SHBA-ve për të ndihmuar institucionet edukative të Kosovës.

Ky memorandum, sipas njoftimit nga Ambasada Amerikane, ndihmon edhe në realizimin e reformave, përfshirë decentralizimin dhe përfshirjen e komuniteteve në menaxhimin lokal të shkollave fillore, përmirësimin e mësimdhënies përmes vlerësimeve dhe përmirësimin e mundësive për aftësim profesional për mësimdhënësit përmes qendrave trajnuese dhe programeve.

Këto pikësynime do të realizohen përmes një partneriteti në mes të USAID-it dhe Ministrisë së Edukimit, Shkencës dhe Teknologjisë, drejtorëve komunalë të edukimit, drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve.

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja R%20Sarajev

Para Prishtinës, Gordon ka vizituar Sarajevën dhe më pas Beogradin. Në Beograd, ai është takuar me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq.

Të dy zyrtarët nuk kanë dhënë deklarata pas takimit, por Ministria e jashtme e Serbisë ka kumtuar se është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, në fushën e ekonomisë, kulturës dhe sportit.

Gordon: SHBA do të lobojë për njohje të reja %20Vuk%20Jeremiq

Sipas kumtesës, Vuk Jeremiq, e ka njoftuar Fill Gordon për kërkesën e Serbisë për zhvillimin e hetimeve ndërkombëtare lidhur me akuzat e raportit të Dik Martit, për trafikim të organeve në Kosovë, dhe ka shfaqur shpresën se do të gjendet zgjidhje, e cila mundëson që hetimet të zhvillohen nën mandatin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Pas Prishtinës, Gordon pritet që të vizitojë edhe Zagrebin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi