Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adem Zaplluzha:DJE

Shko poshtë

Adem Zaplluzha:DJE Empty Adem Zaplluzha:DJE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jun 17, 2011 12:47 pm

Adem Zaplluzha:DJE Fotojaeademzaplluzha
Adem Zaplluzha:DJE

Mos m’i mbyll sytë
Me kurmin e natës
Edhe ashtu jam i verbër
Shikimet më kanë mbetur peng

Pse ikën mbrëmë zogjtë e fëmijërisë
Nga ai trishtim i gjatë
Në krahët e pafajësisë
Frika bisedoi me heshtjen

Nuk më treguan se yjet
S’qeshin asnjëherë
Errësira këtu zgjat me shekuj
Kur lozin evgjitët
Në rakitet e fshatit

Dje u takuam
Me anën tjetër të medaljes
Dita kishte ikur tejetej maleve
Prej rrënjës së luleve
Shtrydha lotin e pranverës

Nuk më kujtohen më]
Serenatat
Që i këndonim dikur
Sot janë lakuriqësuar këngët
Deri në tejdukshmërinë e shiut


Adem Zaplluzha
Nga libri TEJDUKSHMËRIA E SHIUT
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi