Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Partitë si në “Rilindjen Pluraliste”

Shko poshtë

Partitë si në “Rilindjen Pluraliste” Empty Partitë si në “Rilindjen Pluraliste”

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:00 am

Partitë si në “Rilindjen Pluraliste”



Qeveria e Kosovës kohëve të fundit e ka dëshmuar faktoritetin e pushtetit të saj, që do të thotë ka vënë gurin e parë të themelit në sovranitetin e shtetit. Ky është hapi i parë pas dhjetë vjetëve drejt faktorizimit të shtetit të Kosovës, dhe nuk mjafton, por pa bërë një hap, nuk mund të nisesh drejt faktoritetit që do ta dëshmonte sovranitetin e shtetit. Pra për herë të parë pas dhjetë vjetëve faktori vendës po faktorizohet përballë ndërkombëtarëve nëpërmjet ndërmarrjeve konkrete politike të Qeverisë së Kosovës. Kosova po çlirohet prej prangave të UNMIK-ut, por duhet angazhim shumë i madh që këto pranga të thyhen përfundimisht. Këtu këtë situatë do ta quanim “fazë” (e parë), kur Qeveria nuk merret më me çështje partiake (të partive që e bëjnë në koalicion), por merret me probleme shtetërore. Sa mund të merren me probleme të tilla në këtë fazë edhe partitë (të gjitha) opozitare? A duhet ato në këtë fazë të kontribuojnë në bërjen e faktoritetit shtetëror të Kosovës, apo ende duhet të merren me konsolidimin e tyre, reformimin, “plotësimin” kadrovik, etj., etj., apo duhet t’i bashkohen pushtetit ta ndihmojnë në faktorizimin e shtetit, dhe në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës? Po ç’janë për publik çështjet e brendshme të partive dhe “lëvizjeve” politike në Kosovë, në këtë moshë të re të shtetit? Një “kokë partiake” që rezonon krejt “normalisht”, mosreformimin e një partie nuk do ta bënte “objekt kritike” ndaj një partie tjetër (që po ashtu “reformohet”), sepse asaj partie (tjetër) do t’i konvenonte mosreformimi dhe dobësimi i një partie rivale, kështu që “këto” parti që kanë bërë reforma “teknike”, duke shënuar (kushtimisht) një stad më të lartë “progresi”, do të ishte një avancim kualitativ ndaj partive që kanë mbetur mbrapa, pa u reformuar! Kështu krijohet përshtypja thuajse partitë që janë (të gjitha) rivale ndaj njëra-tjetrës, preferojnë që “kundërshtarët” të ngrihen lart e më lart në reformat e tyre? A nuk është ky një non sens i pabesueshëm? Nga vokabulari i akuzave që i bëjnë njëra-tjetrës, askush nuk beson se ato preferojnë “përparimin politik” të rivalëve. Në Kosovë ka pasur shumë parti të pavarura politike që gjatë gjithë “veprimtarisë” së tyre (edhe pse kanë qenë konkurrente për pushtet) në fushatat paraelektorale më shumë e kanë afirmuar një parti tjetër sesa partinë e tyre, kështu kanë mbetur minore (kanë marrë pak vota në zgjedhje) dhe tash ekzistojnë ex forma. Nuk janë as nuk mund të konsiderohen “çështje” kombëtare (shtetërore) problemet e brendshme të të gjitha partive, me çështjet e brendshme të tyre do të duhej të merreshin ato vetë, brenda vetes, që të mund t’i “konsolidojnë” konceptet politike, e pastaj ato (konceptet e reja) t’i platformizojnë. Pra është në interes të politikës së përgjithshme kombëtare (shtetërore) platforma e partisë (partive), e jo lëvizjet teknike të mbartjeve të kuadrit të tyre të aktivistëve. Kjo është mirë që ata mbledhin njerëz të dëshmuar, por këta aktivistë të rinj duhet të bëjnë që partia e tyre të dalë në opinion me platformë të re, dhe kjo do të ishte një dëshmi se partia është “reformuar” dhe “forcuar”, se kanë bërë kërcim niveli, ndryshuar nga niveli që nuk i ka bërë të fitojnë vota për pushtet etj., etj. Këto reklama politike mbi reformat dhe plotësimin e kuadrit, që i hasim këtyre ditëve, në periodikun e Kosovës, nuk i ndihmojnë politikës së përgjithshme të ditës, ato mund të jenë vetëm paralajmërime në dobi të ardhmërisë së partive, por jo të çështjes, e cila sot do të duhej të bëhej program kombëtar (shtetëror) e jo partiak.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi