Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Shko poshtë

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj Empty Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:16 am

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Hapat historikë për anëtarësimin në Aleancë në 18 vite. Deklarata e parë dy javë pas themelimit të PD
Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj Sh_b

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj --berish%20f

Kryeministri Berisha, i ftuar dje në emisionin "Log" në Televizionin Publik Shqiptar të gazetarit Artur Kopani, iu përgjigj pyetjeve të një paneli të zgjedhur analistësh lidhur me çështje që kanë të bëjnë me anëtarësimin në NATO, aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, zgjedhjet e qershorit dhe prioritetet e qeverisë në mandatin e dytë. Duke bërë një kronologji të proçesit të anëtarësimit të vendit në NATO, Berisha, i cili ishte lideri i parë opozitar në një vend ish-komunist që kërkoi anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, thekson se në vitin 1990 vendi ishte në një gjendje katastrofike, veçanërisht në aspektin ekonomik dhe nuk mund të flitej për një krahasim as me vendet e tjera ish-komuniste të rajonit. "Javën e dytë të themelimit të Partisë Demokratike kam kërkuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO", theksoi kreu i ekzekutivit. Berisha risolli në vëmendje vitet e urisë së ethshme me të cilat përballej vendi, duke nënvizuar se Shqipëria doli nga regjimi komunist në shkallën më ekstreme të mjerimit dhe varfërisë. Kryeministri tha se mazhoranca që erdhi në pushtet pas vitit 1992, ndërmori reforma të thella, duke e futur proçesin e integrimit të vendit në një perspektivë të sigurtë dhe duke rimëkëmbur ekonominë. "Shqipëria arriti të dëshmojë ritmet më të shpejta të saj. Ishte i vetmi vend në Europë sipas FMN-së me rritje dyshifrore në vitin '95. Në vitin `96 Komisioni Europian e përcaktonte Shqipërinë si vend të përshtatshëm për hapjen e negociatave të Stabilizim-Asociimit". Berisha nënvizoi se kjo ecuri pozitive e gjithanshme e vendit u stopua nga rebelimi komunist i vitit `97. "Ata që rrëmbyen dhe dogjën vendin në `97-ën ata morën postet, ata që ndërtuan piramidat u bënë ministra, ata që dogjën komisariatet u bënë shefa komisiariatesh. Ata ndërtuan tullë pas tulle murin e krimit të organizuar, dhe murin tjetër po kaq të tmershëm, murin e korrupsionit", nënvizoi kreu i qeverisë. Gjithashtu, kreu i ekzekutivit solli në memorie rezolutat e njëpasnjëshme që bënte në atë kohë Partia Socialiste në opozitë kundër bashkëpunimit me NATO-n. Megjithatë, kreu i ekzekutivit tha se ky mentalitet në Partinë Socialiste nuk ka ndryshuar shumë, veçanërisht tani që kjo parti drejtohet nga Edi Rama. Ai tha se të gjithë e kujtojnë mjaft qartë se si Rama organizoi protestën anti-NATO, me flamujt dhe portretet e Enver Hoxhës një ditë pas marrjes së ftesës. Por pasi pa që nuk mund të bënte gjë për të kthyer mbrapsht ftesën, Rama është angazhuar tashmë në prag të marrjes së anëtarësimit të plotë në një ofensivë diplomatike, duke u kërkuar diplomatëve të vendeve anëtare të NATO-s në Tiranë, të mos pranojnë anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në Samitin e 3-4 prillit.

Shqipëria, nga vendi më i izoluar, anëtare e Aleancës më të fuqishme të globitNëse kthehemi së bashku në vitin 1990 dhe rikujtojmë gjendjen e Shqipërisë, për ata të cilët kishin udhëtuar edhe në vende të tjera ish-komuniste, unë jam një ndër të ata që kisha vizituar Hungarinë, Bullgarinë, mund t'u them se Shqipëria të dukej shumë e shumë vite larg tyre, sepse disa nga këto vende, përveç Rumanisë, një zgjidhje ishin ushqimet, për të cilat shqiptarët vuanin shumë. Nuk kanë vuajtur kombet e tjera. Nuk ka vuajtur Çekia, nuk ka vuajtur Hungaria apo Bullgaria. Edhe Hungaria kur vuri tollonat, e bëri se ishte në borxhe ndaj Bankës Botërore, por sërish Shqipëria ishte në shkallën më ekstreme të mjerimit dhe të varfërisë. Industria e Shqipërisë ishte totalisht e falimentuar. Ata që rikujtojnë vitin '90, nuk mund të harrojnë se 80% e punëtorëve, që dolën jashtë ndërmarrjeve, paguheshin me një rrogë 80%, sepse ndërmarrjet ishin të falimentuara dhe ishin teknologjia më e vjetër. Pra, e parë në këtë kontekst, natyrisht Shqipëria nuk mund të pretendonte që të ishte e njëkohshme në proçesin e integrimit në NATO me ato vende që sot janë anëtare. E parë në një aspekt tjetër, në aspektin e hovit të saj në vitet '92-'96, Shqipëria ia arriti të dëshmojë ritmet më të shpejta të saj. Ishte i vetmi vend në Europë, sipas FMN-së, me rritje dyshifrore në vitin '95. Ishte i vetmi vend që në vitet '95, nga të gjitha ato vende që 80% e prodhimit vinte nga sektori privat, ishte i pari vend nga ish-vendet komuniste që kishte kërkuar anëtarësimin në NATO. Realisht, po të klikoni në internet tek Komisioni Europian, ju do të gjeni librin e bardhë, ky libër i vitit '96 përcakton Shqipërinë si vend të përshtatshëm për të hapur negociatat e Stabilizim-Asociimit. Kjo është e vërteta, ka patur një periudhë të vështirë në gjysmën e dytë të vitit '95 dhe gjysmën e parë të vitit '96, kur filluan në mënyrë të pakuptimtë të na inkuadrojnë me ish-Jugosllavinë. Në mënyrë shumë të suksesshme bëmë shkëputjen dhe ai dokument qartëson në mënyrë përfundimtare se i hap rrugën Shqipërisë. Libri i bardhë ishte përcaktimi i Komisionit Europian për Ballkanin, ku Shqipërinë e trajton veçmas dhe e vlerëson tërësisht të mundshme për të hapur negociatat. Pastaj ndodhi kriza financiare, ndodhi rebelimi komunist i vitit `97 dhe ndodhi ajo që ishte më e keqja. Ata që rrëmbyen dhe dogjën vendin në '97, ata morën postet, ata që ndërtuan piramidat u bënë ministra, ata që dogjën komisariatet u bënë shefa komisariatesh. Mirëpo, këto ishin të gjitha të regjistruara, ndaj dhe tullë pas tulle u ndërtua një mur, që ishte muri i krimit të organizuar, u ndërtua një mur tjetër po kaq i tmerrshëm, që ishte muri i korrupsionit. Këto evoluan, por e rëndësishme është që kjo ditë u arrit dhe për mua dhe për të gjithë ata që kanë kaluar, unë kam kaluar dekada, të tjerë më pak, copëza jete në diktaturë, kjo është dita më e madhe e jetës. Në vitin '90, në '92 kemi thënë se kjo është, por jo, vërtetë se s'ka gjë më të madhe se sa momenti që u bëmë të lirë, por liria do siguri. Në këtë mes, kjo shënon sigurinë përfundimtare të lirisë kombëtare dhe lirive të qytetarëve shqiptarë. Kjo realizon mundësinë e plotë të këtij kombi për të ndërtuar të ardhmen.

Berisha, i pari lider i opozitës së një vendi ish-komunist që kërkoi anëtarësimin në NATOJavën e dytë të themelimit të Partisë Demokratike kam kërkuar anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Nuk e kishin bërë akoma vendet e tjera ish-komuniste. Opozitat në këto vende nuk kishin bërë një kërkesë të tillë, sepse ato ishin pjesë e bllokut, i cili ishte në shpërbërje e sipër, por kishte nga ata që mendonin se duhet të qëndronin jashtë blloqeve. Po t'u rikthehem arkivave të asaj kohe, nuk ka pasur një parashikim të saktë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Më pyesnin gjithmonë gazetarët: Kur do të jetë Shqipëria një vend demokratik? Përgjigja ime ishte: duhet një gjeneratë që të krijohet, krahas ligjeve ka dhe një gjë tjetër, që është maturia politike. Kur kam takuar Manfred Vërner, i cili ishte një nga Sekretarët më të shkëlqyer të Përgjithshëm që NATO ka pasur, ai është kënaqur kur unë i kam thënë që, duam të anëtarësohemi. Në atë periudhë, Presidenti Klinton publikoi për vendet tona platformën e partneritetit për paqen. Ky ishte një program parapërgatitor, por edhe një program që thoshte se jemi partnerë, jemi miq. NATO-n kemi kërkuar të parën, BE është më e komplikuar në tërësinë e standardeve, normave, kritereve, është një kompleksitet më i madh. BE ka një mori kërkesash, janë kriteret e Kopenhagenit, kriteret politike, demokratike, pastaj është Acqui Communitaire, të cilat në vitin 2002, në Bruksel, në atë thirrjen që bëri Komisioni i Jashtëm, kur Dimitri Voiçiç u ngrit aty dhe i tha gjithë sallës: "Zotërinj, këta nuk kanë ujë për t'u larë, s'kanë drita, ç'punë kemi ne me ta".

Rama, protestë anti-NATO një ditë pas marrjes së ftesësDo të rikujtoj një deklaratë të zv.Presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, i cili në vitin 2004 e pyet një gazetar dhe ai shpreh ndjenjat më miqësore ndaj shqiptarëve. Ai thotë se, Shqipëria ka një problem të madh, nuk bëhen zgjedhje të lira. Ne e krijuam vetë këtë gjë. Tani, në mënyrë absolute është mbështetja e SHBA, por pa reformat, pa çmontimin e bandave, pa seriozitetin në luftën kundër korrupsionit, pa reforma, në të cilat edhe opozita u përfshi, ajo nuk do të firmosej. Ka një të vërtetë, e cila është se që nga dhjetori i vitit '90 deri më sot, nuk kam qenë kurrë kaq ambicioz për anëtarësimin e këtij vendi në NATO, ka qenë një proçes ëndërr për mua, për të cilin kam punuar me përkushtimin më të madh. Po të kthehemi në atë periudhë, ndonëse unë kisha një mazhorancë shumë të madhe në Parlamentin shqiptar, silleshin rezoluta kundër bashkëpunimit me NATO-n.
Ky ishte në atë kohë stadi ideologjik i Partisë Socialiste, përveç zotit Majko, zotit Meta, të cilët ishin atlantistë të hapur dhe mbështetës edhe të çmuar, sepse ata deklaronin edhe në Parlament, edhe jashtë tij pro anëtarësimit. Pra, kjo ka qenë ajo periudhë. Më vonë, PS ishte në pushtet kur u nënshkrua "Karta e Adriatik3", me anë të cilës SHBA-të, krijuan një mekanizëm me qëllimin kryesor për të ndihmuar Shqipërinë. Mbledhjen e bënë në Tiranë, futën Shqipërinë dhe Kroacinë, e cila ishte më përpara dhe ishte Shqipëria që përfitonte me këtë rast. Sërish, muri i krimit dhe i korrupsionit, sërish Shqipëria me problematikën më të madhe për krimin e organizuar në Europë dhe në botë, sërish në 24 vendet më të korruptuara të planetit. A ka ambiguitet sot? Në tërësi, ky problem është zgjidhur, shqiptarët e mbështesin anëtarësimin në NATO. Por, një ditë përpara se të niseshim në Bukuresht, zëdhënësja e Politikës së Jashtme të Partisë Socialiste doli para shqiptarëve dhe tha se nuk do të merrej ftesë duke thënë se këtë ia kishte deklaruar një ambasador. U caktua një miting për ditën pas Samitit, ndonëse kishin edhe 364 ditë të tjera të vitit për të protestuar kundër Sali Berishës, atë ditë nuk kishte përse të protestohej. Atë ditë u mblodhën posterat e diktatorit në shesh, asnjë flamur për NATO-n. Ka patur shkrime, por nuk mund të ndodhte.
Kreu i PS-së në ofensivë diplomatike për të penguar anëtarësimin
Për Shqipërinë dy vite më parë ishte thënë se anëtarësimi është individual. A mund të ketë media në botë, që të thotë se në orën e Samitit, Shqipëria nuk anëtarësohet, përveç medias shqiptare? Të lë të dyshosh. U zhvillua një konferencë këtu për NATO-n, nuk dua të merrem me kundërshtarin tim, por çfarë tha ai? Tha se, "Kartat mund të prishin Aleancën". Ai u ka thënë një seri diplomatësh që ka takuar dhe i ka lënë pa mend, u ka thënë se, "përse nguteni në këtë proçes, po sikur pas anëtarësimit të mos bëhen kartat dhe të prishen zgjedhjet". Këtë e ka thënë në mënyrë të përsëritur. Këtë moment historik duhet ta ndajmë me të gjithë shqiptarët. Kategorikisht, nuk do ta përdor flamurin e NATO-s për fushatë elektorale. Ky është akti më kulmor pas Pavarësisë. Ka një moment, për ne që në aspektin e ngjarjeve kulmore të mira jemi shumë modest në numërimin e tyre, nuk ka diskutim që kjo datë përbën ndoshta datën më të jashtëzakonshme të jetës sonë. Rikujtoj Shqipërinë në vitin '90, rikujtoj triskat dhe tollonat, rikujtoj të gjitha këto, pasi për ne dhe për ata që ishin më të rinj se ne kjo ishte trashëgimia. Tani jemi anëtarë të NATO-s, ne lëmë një trashëgimi më të madhe. Të mos i mohojmë disa nga momentet jashtëzakonisht të rëndësishme të opozitës, po shkojmë në këtë zgjedhje me një kod dhe një komison konsensual. Ka një evolucion.


vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj Empty Re: Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:22 am

Propozimi për karta falas, tentativë për zhvlerësimin e procesit

Jam përpjekur këto 4 vite t'i jap një sfond të ri jetës politike të vendit, e cila nuk zhvillohet vetëm këtu në Tiranë, këtu është qendra, por është në të gjithë vendin. Kam mbështetur pa asnjë dallim partiak, në mënyrë absolute, bashkitë dhe komunat, është vendosur një partneritet i shkëlqyer, që jam i vendosur ta vazhdoj. Në buxhetin e vitit 2007, zoti Rama i mblodhi kryetarët e bashkive të vendit dhe u thotë të bëjnë deklaratë kundër buxhetit, por e kundërshtuan, duke theksuar se kjo qeveri ka trefishuar investimet. Pra, unë e mora këtë si një akt përgjegjësie. Ndihem i lehtësuar, pasi nuk kemi bërë asnjë dallim. Partia Socialiste është partia kryesore e opozitës, unë jam i detyruar të bashkëpunoj, por nuk fus pyka në opozitë. Qeveria ka vlerësuar seriozisht çdo propozim që vjen nga opozita. Kemi bërë një zbritje të ndjeshme për kartat e identitetit ku e gjithë administrada i merr me 10 dollarë nga 12 që është kosto, studentët dhe ndihma ekonomike i marrin me 5 dollarë. Zoti Rama shton kërkesën të jepen falas, në këtë kërkesë ka një tendencë të sigurtë për të degraduar procesin. Kjo kërkesë ka qenë publike dhe më pas ka ardhur si propozim në tavolinën time të punës. A ju kujtohen kartat që u bënë në '98, dështuan plotësisht. Ata që i marrin 10 dollarë kartat kanë rrogë mesatare 420 dollarë. Atëherë 10 dollarë me 420 dollarë është 1/42 e rrogës. Gjendjet civile në qytetet e mëdha janë në dorë të opozitës. Në kërkesën e tyre që të marrin vetëm ata që nuk kanë pasaportë ka diçka racionale. Po ta bësh këtë në mënyrë selektive nuk pranon kompania, se ajo ka ngritur mbi 400 stacione aplikimi. Pse nuk u ka bërë një herë të vetme thirrje lideri i opozitës qytetarëve të marrin kartën, por del dhe thotë që kartat të jepen falas. Rama del çdo ditë në media për të nxirë këtë proces. Ky është një proces është më historiku në historinë e vendit. Nuk mund të pranoj unë të jap kartat falas, jo vetëm se janë 35 milion euro, por ku do t'i gjejmë 35 milion euro, janë taksa ato qeveria nuk ka asnjë të ardhur tjetër përveç taksave. Ne kemi bërë ulje për kategoritë e caktuara. Deri tani janë bërë rreth 350 mijë aplikime për karta. Janë gjithsej vetëm 700 mijë qytetarë shqiptarë pa pasaporta. Urdhëro të gjejmë dhe një mekanizëm tjetër, i është thënë kompanisë të punojë të shtunën, ajo e ka provuar dhe ka thënë se, të shtunën nuk na vijnë njerëz. Nuk ka gjë, që unë mund t'i nxjerr frikën nga zgjedhjet atij, ai ka një sindrom nga vota. Sa më shumë shkohet drejt një vote korrekte, aq më shumë i shtohet frika atij. Unë do të bëj çdo përpjekje që çdo qytetar shqiptar që do të marrë pjesë në zgjedhje mos të ngeli pa marrë kartën. Ky është një dekurajim total me kartat e identitetit që Rama i bën elektoratit. Po të kthehemi pak në 2007, ato janë zgjedhjet e para që politika nuk i ka kontestuar. Në 2007, që të gjitha palët nuk kontestuan, madje zoti Meta tha që, këto zgjedhje ishin të lira. Procesi kishte probleme teknike, por jam 100% i sigurtë që zgjedhjet e 28 qershorit do të jenë zgjedhjet e para të lira dhe të ndershme dhe pa probleme teknike. Kushdo shqiptar që ka dëshirë të votojë do ta marrë kartën e identitetit. Nuk ka pasur asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka pasur një votim mbi 80%. Mund të kemi një rritje të pjesëmarrjes në zgjedhje nga zhvillimet politike dhe anëtarësimi në NATO me mbi 10% të elektoratit.

Arritjet e këtij mandati, dëshmi e mbajtjes së premtimeve

Unë personalisht kam qenë jashtë tërë kohës në sulmet ndaj kreut të opozitës, por të jetë për sulme personale, ai është kampion jo në Shqipëri, po në Ballkan dhe më gjerë. Po të jetë për kurthe për të rrënuar jetën e tjetrit, ai është i pari në Europë. Nëqoftë se të tjerët i përmendën ato që janë botuar, ato që janë në media, kur ai del bën sulmet më të egra dhe personale ndaj njerëzve, ai do të presë monedhën, por jo nga Sali Berisha. Cila është platforma ime, nuk është Edi Rama platforma ime, nuk janë arritjet e mia për të cilat unë do t'u kërkoj votën shqiptarëve, arritjet e mia do të shërbejnë si besim në mbajtjen e fjalës nga ana ime. Por, unë kam platformën time të drejtimit dhe zhvillimit të këtij vendi. Këtu janë gjethet ku janë trungjet, nuk them unë se nuk ka probleme. Por them se, kjo qeveri e ka bërë Shqipërinë një vend normal. Në qoftë se ndjekim kronikat e mediave shqiptare të krijojnë përshtypjen se ky është vendi i mjerimit. Cili është realiteti? Realiteti është i ndryshëm, jo sepse nuk ka varfëri, por mos të harrojmë se bota po përjeton krizën më të madhe në historinë e tyre. Janë vendet Balltike dhe Irlanda sukseset ekonomike në Europë, dhe një seri vendesh në rajon që po ulin rrogat dhe po i ulin nga 6 deri në 10% dhe po i ngrinë pensionet, po e rishqyrtojnë buxhetin dhe një herë nga e para, se nuk e përballojnë dot parashikimet buxhetore. Ky vend është në krye të rritjes ekonomike.

Ekspertët ndërkombëtarë konfirmojnë se Shqipëria nuk është në krizë

Kjo qeveri ia doli të vendosë shina të atilla në ekonominë e këtij vendi, sa sot të gjitha deklaratat e opozitës dhe të tjerëve, të gjithë ekspertët ndërkombëtarë thonë, që Shqipëria nuk është në krizë. Ishte "Financial Times" që deklaroi pak ditë më parë, se ekonomia shqiptare dhe e Azerbajxhanit do të jenë ekonomitë më solide të Europës, mos harroni se Azerbajxhani ka triliona metër kub gaz në fushat e Kaspikut, kurse Shqipëria nuk i ka këto pasuri, por ka vetëm parimet e shëndosha të ekonomisë.

Nga fundi i 2007, jo më ndërprerje energjie

Marrim energjinë, për 10 vite ka pasur qytete që për 10 orë u janë ndërprerë dritat. I kemi dhënë fund kësaj praktike, e cila është absolutisht ccnjerëzore. Nga fundi i 2007 deri më sot nuk ka pasur asnjë ndërprerje të energjisë të programuar. I prisnin dritat për të ulur humbjet, në qoftë se i pret dritat për 8 orë, sigurisht që do të kesh më pak humbje. Unë i dhashë fund kësaj praktike. Të nderuar zotëri, për mua çmimi më i lartë i energjisë është mungesa e saj dhe nuk do të ketë më mungesë të energjisë elektrike. Pse e hoqa ish-kreun e KESH, sepse dhe atij i thashë që nuk do të kesh më ndërprerje, por ai ra në atë kurthin e ndërprerjes. Në vitin 2008, kjo qeveri ka importuar 2.3 miliard kilovat orë, ne kemi importuar 4 herë më shumë se ç'janë importuar në vitin 2004. Para marsit të vitit 2007 nuk ka pasur asnjë investim, deri në atë kohë janë firmosur rreth 50 kontrata për hidrocentrale. Ligji thotë që, reklamat me interes publik duhet të transmetohen pa lekë, por nuk rrihet borxhli nga ju. Është një detyrim të bësh transparencën, po marrim spotin e energjisë aty i tregohet shqiptarëve se kam importuar 2.3 milard kilovat orë dhe i kam importuar me paratë e shqiptarëve. Ne mund ta bënim me detyrim, sepse ligji e ka pa pagesë, po mediat nuk i kam detyruar. Mendoj se, një nga shkaqet më madhore të faktit që ekonomia shqiptare është solide, është politika jonë fiskale, ulja e madhe e taksave që ne bëmë. Kjo krizë është shumë e çuditshme, ka pasur disa studime një grup i Oxsford ku ka studiuar 74 milionë biznese. Taksa e sheshtë tregon se, punëtori për çdo 1 dollar të ulur biznesit, punëtori fiton 0.54 dollarë, kjo tani po shkon në ulje të taksave. Më datën 1 Maj, ulen 5% e sigurimeve shoqërore, për biznesin kjo është më e rëndësishme se sa prekja e TVSH-së. TVSH-ja është një taksë që e ndajnë të gjithë, përfshi dhe konsumatorin. Cili do të jetë hapi tjetër? Unë jam njeri i taksave të ulta, së pari, jam i bindur se arsimit privat dhe shëndetësisë duhet t'i bëjmë lehtësira të qarta fiskale. Hapi konkret, ne do ta marrim seriozisht arsimin privat, ne kemi dyfishuar buxhetin për arsimin, por sado ta dyfishojmë, nuk mund të eci para arsimi pa atë privat.
vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj Empty Re: Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:24 am

Tvsh-ja është një tregues jashtëzakonisht i rëndësishëm i informalitetit të ekonomisë dhe nuk mund ta prekësh kollaj. Por, për Sali Berishën nuk ka tabu ose taksë të paprekshme, unë do të jem njeri i taksave të ulëta. Çështja e universiteteve është një çështje thelbësore, por duhet të jem fare i hapur, ka probleme në sektorin privat, por ka dhe në sektorin publik. Të mos kemi iluzion, ka probleme në sektorin publik të Arsimit të Lartë. Çfarë ka ndërmend qeveria, qeveria që këtë vit do të nisë regjistrimin e tyre. Ato që nuk plotësojnë kushtet do të futen në listën e zezë, ka dy praktika njëra është të mbyllen degët, tjetra është jepja e një kohe të caktuar për këtë universitete. Do të ketë kontrolle si për universitetet private dhe ato shtetërore. Të jeni të sigurtë, që ne do të bëjmë përpjekje për t'i vlerësuar, kjo praktikë do të jetë dhe për mjekësinë. Pra, vetëm sot janë kthyer 68 intelektualë që do të punojnë në universitete. Qeveria në një marrëdhënie kontraktuale parësore me këto universitete dhe universitetet publike, do të marrë trurin e kombit, pra, dhjetë herë më shumë se sa erdhën sot, t'i marrim ku janë dhe ku s'janë. Ne kemi hapur 1000 vende pune shtesë vetëm për këtë qëllim. Në mënyrë absolute, nuk ka asnjë lidhje me dëgimin e dosjes në gjykatë aleanca jonë me Partinë Republikane. Partia Republikane hapi serialin e koalicionit që mund të shkojë deri në 10 parti parlamentare dhe jo parlamentare në koalicionin e ardhshëm me Partinë Demokratike. PR-ja është themeluar një muaj pas Partisë Demokratike. Eshtë aleatja më e vjetër e Partisë Demokratike, ndaj e filluam aleancën e parë me Partinë Republikane. Nuk ka asnjë lidhje me dosjen. Kjo mazhorancë ka votuar heqjen e imunitetit për Fatmir Mediun, është ky kryeministër që ka pranuar dorëheqjen e zotit Mediu është kjo mazhorancë, e cila ka krijuar çdo lehtësi të gjithanshme të atij procesi hetimi. Nuk ka asnjë lidhje me dosjen, nuk ka marrëveshje me Partinë Republikane e përsëris. Nuk mund të kem asnjë koment për sistemin gjyqësor, janë të tjerë që bëjnë komente për këtë sistem. Të kujtoj pak tre muaj më parë, ku zonja Hajdari dha një vendim, ku e gjithë media e kontrolluar nga Rama shkruante se "zonja Hajdari në litar", djali i Miti Tomas, Sokol Toma dha të njëjtin vendim dhe nuk u komentua asnjë fjalë për të. Por kur Prokuroria merr përsipër për t'u shndërruar në parti politike, Prokuroria i bën dëm të madh vetes. Nuk ka ndodhur që Prokuroria të fitojë beteja politike. Betejat politike i fitojnë politikanët. A u akuzua Fatmir Mediu se ka shmangur Gjykatën, ndërkohë që aty ekzistonin rreth 32 dokumenta që thonin të kundërtën. Akuza që u lëshua në fillim ishte e rëndë sa Dajti, duke shmangur ato që janë në krye të procesit të demitalirizimit të ushtrisë do të thotë të shmangësh ushtrinë, por zoti Mediu nuk e ka shmangur ushtrinë. Ka 32 dokumenta secila me 3 deri në 7 firma nga ushtarakët. Ç'ndodhi, kjo u bë për të mbrojtur përgjegjësit e vërtetë. Kjo është dhimbja e çdo qytetari shqiptar, sepse ata duan të dënohen përgjegjësit e vërtetë. Kjo u bë për të nxjerrë një njeri që i leverdiste dikujt ajkën e këtij procesi dhe përgjegjësit e vërtetë të dilnin jashtë përgjegjësisë. Nuk mund ta akuzosh se ka shmangur ushtarakët, në një kohë ku janë 32 dokumenta që provojnë se nuk është shmangur ushtria. Gjylet e topit, predhat janë kostumet ushtarake, apo civile, janë problem i ushtrisë pra. Më shumë se unë nuk e ka mbështetur njeri këtë ushtri dhe do e mbështes, por nuk mund të pranoj unë, se ai që ka vënë firmën të thotë që nuk kam firmosur. Kur prokurorët marrin përsipër për t'u bërë parti politike vetëm përdoren në ekstremitet. Në 18 vite, unë që jam këtu kam bërë gjithçka që ato të hetojnë. Kam qenë në opozitë kur kam dërguar ligjin për heqjen e imunitetit, e kam bërë dhe do ta bëj sërisht. Unë e përgëzoj Prokurorinë për faktin e vetëm se ka penalizuar 160 zyrtarë të administradës time. E dënoj dhe e denoncoj, sepse la të flente mbi 400 dosje të sistemit të kaluar të korrupsionit. Por, megjithatë kjo është gjysma e të keqes, se tragjike është po të mos pezullonte zyrtarët e administratës, se atëherë do të vendoste atë që quhet mosdënim. Nuk duhet të pranojmë kurrë ne, që dikush të thotë fluturo, flutoro, gomari. Kur ndonjëherë Prokuroria mund të fitojë beteja politike, Prokuroria duhet të bëjë detyrën që i takon. Ata që po e përdorin Prokurorinë do të marrin përgjigjen që meritojnë, sepse kurrë ndonjëherë Prokuroria nuk është përdorur deri në këtë shkallë. Ky keqpërdorim ekstrem i Prokurorisë është keqpërdorim ekstrem i këtyre tre viteve. Rakipin nuk e akuzova unë, Rakipi akuzoi veten, sepse ai akuzoi opozitën për krime kundër njerëzimit, në një kohë që Haga nuk kishte ngritur akoma padi ndaj Milosheviçit. Nuk i jep kosto në fushatë elektore çështja e Gërdecit. Shqiptarët nuk mund të pranojnë përdorimin e shpirtërave të 26 të vrarëve në Gërdec as për fushatë elektorale, as për qëllime politike. Banorët dhe familjet e tyre kërkojnë drejtësi dhe nuk kërkojnë politik me shpirtërat e banorëve të vet. Cila është rezultati, e vërtetoi Kashari, nuk ka Komunë më të ndjeshme ndaj dhimbjes së Marqinetit dhe Gërdecit, seç e ka Komuna e Kasharit, sepse është ngjitur dhe janë lidhur me 1000 krushqira dhe lidhje familjare.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj Empty Re: Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 12:26 am

Zgjedhësit e Kasharit u dhanë përgjigjen dhunuesve të Kodit të Vdekjes

Një i pandehur është i pafajshëm. Përsa i përket moralit, Mediu dha dorëheqjen. Mendoj se me dorëheqjen bëri zgjidhjen më të duhur. Ai ishte një aksident tragjik. Nëse sot ne shkojmë në NATO, tre vjet më parë njeriu që ka peshuar me vendosmërinë më të madhe është ai. Unë nuk i lexoj gjërat bardhë e zi. Ai ka një kontribut shumë të rëndësishëm për kohën që drejtoi. Po të lexosh slloganin e vitit 2008, unë them se do të marrim ftesën për në NATO, kurse ky sapo nisëm ditën e 5 të planit të veprimit, ky bëri përpjekjet më të mëdha dhe unë nuk mund ta injoroj. Zgjedhjet në Kashar, i ka dhënë përgjigje atyre që kërkonin të manipulonin me tragjedinë e Gërdecit. Nuk ishte faji i kandidatit të PS-së, ishte për shkak të atij që manipulonte me shpirtrat e të vdekurve, mos ia prekni kodin e të vdekurve njerëzve.

Lufta antikorrupsion, Shqipëria la pas 95 vende

Vërtet i kemi kaluar 95 vende për luftën antikorrupsion, por problemi është se kemi 93 vende të tjera përpara. Kemi bërë një gjë shumë të madhe gjatë kësaj periudhe me privatizimet. Një nga qëllimet kryesore ka qenë lufta ndaj korrupsionit, kemi bërë punë të madhe dhe jemi krenarë dhe për pranimin në universitete. Sa ka qenë fatura e varfërisë nga socialistët, 6% e GDP. Sa është tani, 9% e GDP. Drejtimet kryesore janë, së pari, shëndetësia. Do të ketë një reformë të madhe që qytetarëve t'u garantoj shërbimet që meritojnë. Kemi investuar për mjekët dhe infermierët, u dyfishohen rrogat në maj. Në një kurs reformash, je i detyruar të përdorësh një përballje të gjithanshme. Privatizimet janë jashtëzakonisht të rëndësishme për antikorrupsionin, ne do të fokusohemi në të gjitha nivelet e shërbimit shëndetësor, duke garantuar cilësinë, duke u hapur drejt sektorit privat, duke e bërë atë me funksione të shumëllojshme. Jam shumë optimist, po kontraktoj nga kompanitë më të mira në botë për reformën e shëndetësisë. Së dyti, infrastruktura, do të përfundojmë akset e shkurtra të vendit, do të lidhim çdo fshat e komunë me rrugë të asfaltuara. Boshti i jugut, rruga e Arbrit, Qafë Plloç janë shumë të kushtueshme e të rëndësishme, dhe unë do t'i bëj ato. Prioritet do të jetë infrastruktura, prioritet do të jetë arsimi. Do të bëj që të trefishohet buxheti për arsimin, prioritet i madh do të jenë rrogat dhe pensionet. Do të vazhdoj t'i rris, kemi tejkaluar Bullgarinë dhe Rumaninë me 30%, kjo rritje që po bëhet tani është e rëndësishme, se tani të tjerët po i ulin.

Integrimi në BE, projekti më madhor

Mbetet projekti më serioz. Gjërat e papritura janë të tilla. Natyrisht është një gjë e sigurtë, që BE e ka Presidencën e radhës dhe unë po e ndjek. Në princip, do të aplikojmë e marr si një proces në çdo etapë, e kam pranuar si një proces. Prita me durim të ratifikohet nga të gjitha vendet ky proçes. Nuk e marr me vrap. Është një tërësi problemesh që duhen zgjidhur.

Pronarët, 8 mijë hektarë tokë për kompensimin

Së pari, nëse ka një gjë që është e lidhur si mishi me thoin, është Partia Demokratike dhe pronësia. Ne jemi ata që i bëmë shqiptarët pronarë. Ne u dorëzuam apartamente me një shumë simbolike, që sot ka vlerë shumë herë më të madhe se ajo kohë në vendin më të kolektivizuar të botës. Kur kemi dorëzuar pushtetin në '97, kanë qenë të zgjidhura mbi 75% të dosjeve. Kemi privatizuar me qindra e mijëra sipërmarrje të vogla, të mesme dhe objekte. Prapë proçesi nuk është zgjidhur. U bëmë ne të hekurt për ta zgjidhur, por i doli përpara mali i falsifikimeve. Kur unë dilja në mënyrë periodike për të denoncuar falsifikimet në Hipotekë, kur isha në opozitë, bëhej hataja. Punonjësit më informonin për batërtinë që bëhej. Mbi dosjet e tyre fshihej prapavija politike. Çdo njeri që do të cënojë ligjin, do të ndiqet. Kjo qeveri i ka pronarët përparësi madhore. Ata tek ne kanë besim. Rama u tha shkoni tek partia juaj. Ata duhet të kenë besim. Po shqyrtohen dosjet dhe ne do të kemi me ligj vetëm një destinacion, pronarët. Po shohim përveç bonove turistike, edhe zona të tjera, në mënyrë që të arrijë në rreth 8 mijë hektarë tokë sipërfaqja për kompensim. Pra, kjo është përballja më serioze e problemit të pronësisë, që mund të ketë bërë ndonjë vend ndonjëherë. Ta kisha unë shumicën në '91, do ta kisha bërë ndryshe.

Ramiz Alia arrestoi Nexhmije Hoxhën

Me Nexhmije Hoxhën nuk kam patur kategorikisht asnjë kontakt. Po e përsëris, unë nuk e kam mjekuar kurrë Enver Hoxhën, për faktin e thjeshtë se nuk më është kërkuar kurrë. Po të më kërkohej do ta mjekoja, ashtu siç kanë bërë edhe kolegët e tjerë. Mjeku ka një kod që duhet t`i përmbahet. Unë nuk mund të refuzoj me bluzën e bardhë ndonjë qenie njerëzore për ta mjekuar. Por me Nexhmije Hoxhën nuk kam pasur asnjë kontakt, atë e ka arrestuar vetë Ramiz Alia, unë atëherë kam qenë në opozitë. Atë e ka pranuar vetë ajo. Kurthet e pallateve të kuqe janë më bizantinet, duke filluar nga Mehmet Shehu, ata qenë një specie shumë e veçantë. Kur arrestoi Nexhmijen dhe e arrestoi sepse shembi Çausheskun, u futi kriptën, u hyri frika deri në palcë. Mendonte se duke arrestuar Nexhmijen, do të fitonte. Unë asnjëherë në jetën time nuk kam komunikuar me të. Me Ramiz Alinë kemi patur takime publike zyrtare që dihen, por me Nexhmijen nuk kam patur asnjë kontakt. Ramiz Alia kërkoi që ti merrte partinë Fatos Nanos, kërkonte ta rrëzonte pas zgjedhjeve të '92 Fatos Nanon. Filloi të mobilizojë ish-kryetarë kooperativash për t'ia marrë partinë, por nuk ia mori dot. E kërkonte që të kthehej prapë Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj Empty Re: Berisha: Qëndrime anti-NATO të Ramës me diplomatë të huaj

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi