Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:GRUA-ZONJË NGA LEGJENDA SHQIPTARE

Shko poshtë

MENTOR THAQI:GRUA-ZONJË NGA LEGJENDA SHQIPTARE Empty MENTOR THAQI:GRUA-ZONJË NGA LEGJENDA SHQIPTARE

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 21, 2011 1:32 am

MENTOR THAQI:GRUA-ZONJË NGA LEGJENDA SHQIPTARE Kuvendi-homazheMENTOR THAQI:GRUA-ZONJË NGA LEGJENDA SHQIPTARE 187669_100000582437455_3196303_n

MENTOR THAQI:GRUA-ZONJË NGA LEGJENDA SHQIPTARE
(Homazh Nderimi postmortum, Zonjës Nekibe Kelmendi)

Sa keç goditi, Dhimbja!
Shitoi diku
po askush i vetëm s´u ankua,
të gjithë ishim të heshtur,
ndonjë rënkim heshtjethyes
na shpëtoi nga ç´mëndja!
Eh, Zonjë-Nëna Kelmendi,
fatin e dhimbshëm si Dardania-Vendi,
përkrah e përballë,
të DYA plot Mall!

Po po,
djemtë iu mungojnë të dyav
dhe të dyat kokëlartë,
vetdhimbjes ia kurojnë varrtë!

Në jetë n´ecje me Epoken,
po, me Epoken e Nderit,
n´sakrifikim rrokadash
e numërim dekadash,
nisë drejt e kalo cile,
mburojë e shënjestër pa hile!

Dikush e tha,
e kush, që s´u pa?!
Në derë na e la,
Dhimbjen, peng,
hijerëndë,
heshtjegjëmë,
s´hiqet nga mendtë
e as vjen në vete
se më s´ka rend
n´valërënie jete!

"Po rrallohen Lisat",
një vëllau im Poet,
më tha një ditë,
- Ata Lisat e përballjes,
zymtohen dhe Viset,
nga hijeshkretë
dhe më pak dritë
e në lot përmalljesh,
pakohen dhe hiset
me miq të vërtetë!
Po po,
plotësisht e drejt, Poet,
se Dhimbja qebesa, katërcipërisht
n´shpirtë, ngujuar mbet!

Ev ev,
Deputete e Popullit,
le dhe Amanet,
porosi për Kombin,
vajzës, gjysmës tënde
me gjysmëfryme
e dygjysmë dhimbje:
- Mi bëj të fala mbarë Atdheut!

Eh,
n´sakrificë,
në nderim t´Dheut,
Lavdi e Nderë,
Mëmë-Dheut,
dhimbje krenare,
Nekibe, o Nënë Shqiptare!

Mentor Thaqi VS., 20.06.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi