Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:NËNË IDENTIKE, SHQIPTARE, TIPIKE!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:NËNË IDENTIKE, SHQIPTARE, TIPIKE! Empty Mentor Thaqi:NËNË IDENTIKE, SHQIPTARE, TIPIKE!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 30, 2011 11:34 am

Mentor Thaqi:NËNË IDENTIKE, SHQIPTARE, TIPIKE! 294642_280197615342984_100000582437455_1005426_1798369375_n
Mentor Thaqi:NËNË IDENTIKE, SHQIPTARE, TIPIKE!
(Nënës sonë, Hakile Rrustemi)

Rrudhave tuaja të ballit
...
shqipërisht,
Nënë Hakile,
rrudhat e Nënës Li
pashë,
pikërisht,
identike,
Shqiptare, tipike,
nga Bujari e Lashtë!

Identike Nënat,
identike të bëmat
dhe jetën, identike,
si djepat,
si plepat,
ninulat,
urimet e gëzimet,
më shumë vuajtjet,
të shkretat!

Çuditërisht
edhe qeshjen, identike
dhëmbët rrafshuar
nga ironia e moteve
dhe bukë e ftohtë
misërnike,
katërcipërisht,
epike!
Të njëjtat
në Besëmbajtjeje,
lidhen për fjale,
Shqiptare unikale,
dallimi n´mund të jetë,
në moshë a kohë,
po të ketë?!
Krenarinë,
të shëndoshë,
pa lëmoshë,
se, ia vlenë,
po, pasha fëminë!!!

Ah, vëlla poet,
e din dhe vet,
Nëna jote-Nëna ime,
Nënë Arbërore,
Grua Sublime,
Vlerë e Nderë,
si gjithëherë,
n´prag dhe derë,
s´votër, n´sofër,
pranë oxhakut,
në shtëpi
dhe n´ruajtje t´gjakut
me pastërti,
vertikal,
si Shkëmbi n´Mal,
puthja n´ballë,
na mbajti gjallë,
burrërisht,
shqiptarisht,
o Malësore,
ti Nënë Arbërore!!!

Mentor Thaqi VS., 28.09.2011
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi