Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kurti: Protesta do të jetë e qetë

Shko poshtë

Kurti: Protesta do të jetë e qetë Empty Kurti: Protesta do të jetë e qetë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 21, 2011 9:00 pm


Kurti: Protesta do të jetë e qetë

Kurti: Protesta do të jetë e qetë A-albin_21


Nesër, të mërkurën, më 22 qershor, në Prishtinë do të mbahet protestë paqësore kundër hajnisë. Në orën 12:00 do të nisemi nga Biblioteka Kombëtare dhe marshuta jonë do të jetë nëpër rrugën ‘Nëna Terezë’ e deri te ndërtesa e Qeverisë. Aty do t’i kemi disa fjalime. Protestuesit do t’i kenë xhepat e nxjerrë jashtë duke paraqitur kështu simbolikisht varfërinë e qytetarëve për shkak të hajnisë së pushtetit. Mjerimi social në Kosovë nuk është fatkeqësi natyrore por dashakeqësi politike.

Janë tri lloje kryesore të hajnisë: manipulimi me tenderët që u jipen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të Qeverisë; shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave; dhe, marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës. Siç e dini, kjo qeveri operon tashmë me buxhet të paligjshëm, planifikon t’i shesë lirë dhe shpejt PTK-në, KEK-un e Trepçën dhe mendon t’i bëjë 6 marrëveshje me Serbinë me ç’rast jo vetëm që qytetarët dhe deputetët nuk dinë se çka përmbajnë ato, por edhe platforma e bisedimeve nuk i është dhënë as kryesisë së Kuvendit dhe as kryetarit të Kuvendit, ka thënë sot në konferencën për gazetarë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Këtë protestë e kanë mbështetur dhe do të marrin pjesë shumë organizata si p.sh.: Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës, Sindikata e Punëtorëve të PTK-së, Sindikata e Punëtorëve të Fabrikës së Amortizatorëve, Sindikata e Punëtorëve të Sharrcemit, Sindikata e Bujqve të Kosovës si dhe shumë organizata lokale nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Pyetjet e gazetarëve dhe përgjigjet e Albinit:

Në pyetjen se është a janë njoftuar organet e rendit për protestën, Kurit ka thënë se ne e kemi njoftuar dje pasdite policinë e Kosovës me njoftim zyrtar me ç’rast ua kemi shpjeguar itinerarin e marshutës protestuese prej vendgrumbullimit e deri te vendi ku përfundon marshi. Pra, zyrtarisht e kemi nojftuar policinë e Kosovës dhe ajo e ka pranuar dhe e ka protokolluar njoftimin tonë.

>> Vetëvendosja e quan Qeverinë, kabinet qeveritar me yje të turpit >> Komente (113)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi