Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë

Shko poshtë

Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë Empty Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 23, 2012 5:29 pm


Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë


Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë Largea_foto27876437191350986945
(I plotësuar) - Ka përfunduar protesta e Lëvizjes Vetëvendojse në sheshin “Nëna Terezë”.

Lideri i Lëvizjes vetëvendosje Albin Kurti, theksoi se sot duhet të jenë këtu të gjithë që ta mbrojnë Mitrovicën.
“Para 23 vjetëve në këtë shesh e në të gjitha komunat e fshatrat e Kosovës, vdiqën tu e mbrojt autonominë, këta sot po e japim veriun. Ne sot duhet të jemi këtu që ta mbrojmë Mitrovicën”, ka theksuar Kurti.


Kurti ka vazhduar të mbajë fjalim para protestuesve, ku ka thënë se vlerat e familjes Jashari nuk janë në Kushtetutë dhe as në deklaratën e Pavarësisë.
“Adem Jashari u sakrifikua vet i 56-i në kullën e tij në Prekaz. Por luftën e tij dhe të UÇK-së nuk e kemi as në deklaratën e pavarësisë e as në Kushtetutë”, ka thënë Kurti.
* * * * *

Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë Protesta-sot1
(Fjala e Alexandra Channer në protestën e sotme kundër dhunës qeveritare dhe shtetit policor në Kosovë)


Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe të dashur aktivistë

Eshtë nder, por keqardhje e pikellim i madh, që ju kërkoj që të bashkohemi sot në një lutje për jetën e një zonja gjermane.

Irisi ka vizituar Sheshin Nenë Tereza dje dhe papritmas e ka gjetë veten në mes të një prej intervenimeve të shumta të njësise speciale. Ajo është sjellur në spital pa shenje jetë dhe tash gjendet në komë.

Në këtë shesh dhe në Kosovë, ne ju takojmë feve ose besimeve të ndryshme, por ju ftojmë të gjithëve tash që të bashkohemi në një lutje për Irisin.

Ne lutemi sot që Irisi të gjejë forcën e shpirtit dhe trupit të saj që ajo të këtë një sherim të shpejtë dhe të plotë.

Gjithashtu, lutemi që familjarët e Irisit, në Kosovë dhe në Gjermani, në këto momente shumë të veshtira, të mbahen të fortë.

Për Irisin, le të mendojmë në heshtje për disa momente.
Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë Protesta-sot3
Kurti: Thaçi një kryekamarier
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë para protestuesve se Thaçi është vetëm një kryekamerier.
“Në këtë tryezë ku po e hanë Kosovën, Thaçi shërben veç si kryekamarier, që merr bakshishe derisa ju zgërdhihet atyre”, ka theksuar Kurti.
Kurti gjatë fjalimit të tij, ka thënë po ashtu se Serbia është duke avancuar drejt BE-së dhe Kosovës, ndërsa kryeministri Thaçi, sipas Kurtit avancon individualisht.
“Nëse Thaçi i ka borxh Serbisë, le t’ia paguaj me paret e veta, e jo me tokën dhe pasurinë e Kosovës”, është shprehur Kurti.


Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë Protesta-sot2

Lideri i Vetëvendosjes u është drejtuar edhe Policëve të Kosovës të cilët janë duke përcjellë protestën, duke jua përmendur rastin e Dumnicës së llapit.
“A është i njëjti Daçiç që si Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, ua poshtëroi kolegët tuaj në Dumnicë të Llapit? Poshtërimi i dytë u erdhi nga Qeveria që ua mbylli gojën”, u ka thënë Kurti Policisë.


* * * * *
Protesta e Vetëvendosjes përfundon e qetë Protesta-sot
Një numër protestuesish me flamuj kombëtar shqiptar në duar janë mbledhur përpara ndërtesës së qeverisë së Kosovës në Prishtinë, për të protestuar kundër asaj që ata e kanë cilësuar si “dhunë qeveritare dhe shtet policor në Kosovë” .


Protesta e sotmë organizohet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe pason protestën e djeshme e cila u organizua në shenjë kundërshtimi ndaj bisedimeve të paralajmëruara me Serbinë.

Protesta e së hënës përshkallëzoi me përplasje ndërmjet protestuesve dhe autoriteteve të rendit dhe përfundoi me rreth 60 persona të arrestuar dhe shumë të lënduar.

>>Vetëvendosje bën thirrje për protestë gjithëpopullore kundër dhunës

>>Arrestime e lëndime gjatë përleshjeve midis protestuesve dhe policisë

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi