Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën

Shko poshtë

Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën Empty Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jun 23, 2011 11:46 pm


Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën

Rexhep Rifati, Bazel
Të hënën në Rechnah të Bazelit në Zvicër
Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën Vs_Foto_1
Moment nga ndarja e poetit Vehbi Skënderi në Bazel Land të Zvicrës


Edhe lamtumira e fundit nga poeti Vehbi Skënderi, si edhe jeta e tij prej gazetari, poeti e të persekutuari politik, kishte një simbolikë që ndërlidhej me jetën e tij përplot sfida e dashuri: me një grusht dhe të sjellë nga Shqipëria dhe një poezi e tij që i kishte kushtuar Kosovës

Në varrezat e lokalitetit Rechnah të Bazelit në Zvicër të hënën, më 20 qershor, u bë varrimi i lirikut të madh të letrave tona, Vehbi Skënderi, me që rast bashkë me familjarët ishin edhe miqtë e poetit thuaja nga të gjitha viset shqiptare që jetojnë në mërgatë. Pas varrimit të aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu në Lugano, tash po në Zvicër, do të prehen edhe eshtrat e lirikut të madh, Vehbi Skënderit, në këtë vend ku ka jetuar nga viti 1996.

Në fjalën e lamtumirës, në emër të familjarëve, Mujë Buçpapaj , poet e publicist, duke falënderuar pjesëmarrësit tha se : jemi mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit lirikut të madh të poezisë shqipe, intelektualit të shquar antikomunsit, Vehbi Skënderi. Përkujtoi se Vehbi Demir Skënderi ka lindur në fshatin Strelcë të Korçës në maj të vitit 1927 në familjen e një kleriku të lartë dhe se babai i tij Imam Demir Efendiu kishte kryer studimet e larta fetare në Stamboll dhe se kishte një bibliotekë nga më të pasurat e asaj kohe. Vehbiu pasi fillores në fshatin e lindjes vazhdon studimet fetare në Medresenë e Lartë Tiranë, të cilat i ndërpret më 1943 dhe del partizan, në mënyrë që tek në vitin 1961 të kryen Fakultetin Histori-Filologji.

Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën Vs2_Foto--3a



Në fillim për disa vite rresht punon në gazetari dhe se ishte një publicist brilant, por që gazetarinë mundi ta rifillonte vetëm pas vitit 1992, me rrëzimin e diktaturës, duke botuar publicistikë dhe poezi në gazetat e përditshme të Shqipërisë, përfshirë edhe “Rilindjen” e Kosovës dhe me ardhjen në Zvicër tek "Bota Sot".

Vehbi Skënderi u shqua si poet, në fillim në revistën “Letërsia jonë” në vitin 1947, ndërsa më 1953 botoi librin e parë poetik, Këngët e para. Prej atëherë ka botuar librat poetikë: Vjersha (1958), Fletë nga ditari im (1964), Vjershat dhe poemat e Drinit (1969), Vazhdim i një bisede (1971), Vdekja e Ofelisë (1971), Shqiponja e Vermoshit (1972), Përsëri mëngjes (1973), Vjersha dhe poema të zgjedhura- Kolana e poezisë shqipe (1973), Kumbojnë vitet (1983), Nxitoj (1987), Bëjmë sikur (1995), Hëna e vjedhur (2000), Zvicra Shqipëria ime (2004). Në vitin 1966 Vehbi Skënderi mori Çmimin e Republikës si dhe disa çmim në nivel kombëtar. Poezitë e tij përfshihen në antologjitë e tekstet shkollore të kohës dhe në botimet e poezisë shqipe në gjuhë të huaja. Vëllimi i fundit, "Mirëmëngjes, Shqipëri - Lirika të një tetëdhjetëvjeçari" ndodhet në dorëshkrim.



Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën Vs4_Foto_2-1

Në mesin e miqve në ndarje edhe ambasadori e shkrimtari Mehmet Elezi

Një kaptinë, Buçpapaj, i kushtoi persekutimeve që i janë bërë poetit nga ana e diktaturës, që nga përplasjet e tij me regjimin e kohës në vitin 1967, kur shkruan fejtonin Klubi i të qetëve ose Klubi i të lumturve”. Nga viti 1996 jetoi dhe krijoi në Zvicër me familjen e tij: gruan e tij Lili, dy nipat, dhëndërin Skënder Buçpapaj dhe vajzën e tij të vetme Elida Buçpapaj, të cilët e rrethuan me dashuri dhe përkujdesje shembullore deri në fund të jetës, përfundoi Mujë Buçpapaj.

Më këtë ndarje mortore ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, z. Mehmet Elezi, e çmoi lartë figurën dhe veprën Vehbi Skënderit, si poet, gazetar e njeri me tipare të forta atdhetarie. U lexuan edhe telegramet e presidentit Topi e kryeministrit Berisha, ku pos tjerash thuhej se: Vehbi Skënderi ishte përfaqësues i denjë i asaj plejade letrarësh dhe personalitetesh, të cilët asnjëherë nuk i tradhtuan idealet e tyre, nuk e humbën shpirtin e lirë prej poeti dhe atdhetari.

Në emër të BISHZ-së, ngushëlloi Abas Fejzullahi, të fqinjëve në Zvicër, veprimtari Hysen Shurdhani dhe gazetarja Merita Lushaj – Krasniqi, që jeton në Francë. Këta veçuan dashurinë e flaktë të poetit për Kosovën, që e kishte vulosë me poezinë , “TI MOS MË MERR O ZOT” : “ Një lutje sot e mot : Pa e parë Kosovën të lirë...” ndaj edhe mëvetësinë e Kosovës e kishte përjetuar si dhuratën më të madhe nga Zoti. Edhe ndarja e poetitu u bë në mënyrë simbolike: me një grusht dhe Shqipëria, të sjellë nga kushëriri, Hiqmet Skënderi dhe me poezinë që poeti i kushtuar Kosovës, që në ndarje e lexoi e bija Elida, e cila me bashkëshortin Skënder Buçpapaj kanë përjetësuar jo vetëm dëshirën e të tyre, por edhe të poetit : duke e emërtuar djalin e tyre me një emër toponimi nga Kosova, Prizren.

Në fund të këtij zgjodhëm një rresht ( nga dhjetëra telegrame ) nga shkrimtari Naum Prifti : “Jam i sigurt se krijimtaria e tij poetike do te çmohet gjithmonë e më shumë, sepse ka lënë pas krijime artistike, te bukura, te sinqerta e plot ndjenja frymëzuese”



Ndarje e dhembshme nga liriku që me shumë pasion e adhuroi Kosovën Vs3_vehbiu-0321



Vehbi Skënderi:

TI MOS MË MERR O ZOT

Piqet në degë fruti. Këputet. Dheu e katit!

Vdekje toke me mua! Bëjmë tok paqe. Mos më kosit !

Një ëndërr kam, o njerëz e një dëshirë. Një lutje sot e mot :

Pa e parë Kosovën të lirë,

Ti mos më merr o Zot ! Ti mos më merr o Zot !

E di ! Qirinjtë e ditëve përditë erërat na i fikin.

E di! S’bën dot shaka njeriu me lumin e me kohën.

Më ikën shumë shokë! Ndoshta edhe të tjerë do të më ikin…

Po unë një hap nuk luaj! Unë nuk vdes! Nuk vdes!

Pa e parë Kosovën!

Pa i këputur Kosova zinxhirët.

Strugë, 27 dhjetor 1995
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi