Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:BISEDË ME TY KALIMTAR!

Shko poshtë

Lediana Kapaj:BISEDË ME TY KALIMTAR! Empty Lediana Kapaj:BISEDË ME TY KALIMTAR!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 25, 2011 8:13 pm

Lediana Kapaj:BISEDË ME TY KALIMTAR! 264764_233635516666329_118736901489525_926385_7013410_nLediana Kapaj:BISEDË ME TY KALIMTAR! 203586_118736901489525_3033730_n
Lediana Kapaj:BISEDË ME TY KALIMTAR!

Dashuria që më përshkruan ti, imi kalimtar,
Është një kristal i rrallë dalë nga thellë deti,
Një pasqyrë ku dallgët yjëzojnë e flirtojnë,
Një thesar i pagjëndur që se ka as vetë mbreti....

Në oqeanin e pamatë ku ndjenjën tënde ruan,
Tradhëtia epshndjellëse nuk mbretëron,
As hije nuk ka që mund të vajtojnë për trishtimin,
Shpresa...Një pulëbardhë e bukur ligjëron...!!

Dridhet toka para jermit të perëndimit,
Dhe lagështitet zemra me gjurmë jete që drithërojnë,
Drita bëhet njësh dhe pajtohet me errësirën,
Si një parajsë e rebeluar e ëngjëjve që ndriçojnë...!!

Dhe notat e tingujve të tu i kap nata,
Me fanatizëm dhe me re të rënda i pështjell,
Pastaj me vesën e lakmuar bregut bredh,
Të ushqejë pasionin njerëzor që kërkon vetëm Diell .

© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi