Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi:VET URTIA, ANTON ÇETTA!

Shko poshtë

Mentor Thaqi:VET URTIA, ANTON ÇETTA! Empty Mentor Thaqi:VET URTIA, ANTON ÇETTA!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jun 29, 2011 8:42 am

Mentor Thaqi:VET URTIA, ANTON ÇETTA! 260190_233919049970841_100000582437455_825743_5006357_nMentor Thaqi:VET URTIA, ANTON ÇETTA! 187669_100000582437455_3196303_n

Mentor Thaqi:VET URTIA, ANTON ÇETTA!

Anton Çetta, Mjekërrbardhi,
Burrë Urtie si n´Legjenda,
Kreshnik Shekulli, ai Plisbardhi,
çfarë s´thot fjala, e thot kënga!

Ky Shkëmb Mali, Shkëmb mbi Kreshta,
fjalë e tij si Oshëtimë Moti,
është më i Madh se vet Majë-Bjeshka,
për Dhuratë na e dërgoi Zoti!

Pjesë Hyjnore e Historisë,
e Kombëtares me Traditën,
e Kulturës dhe Letërsisë,
FILIZAVE "t´mbyllur" ua fali Dritën!

Ska Urim që nuk iu tha,
ska Bekim që nuk iu dha,
Kombi Ynë ishte me Fat,
që Bacë Antonin e Madh e pat!

I përulemi Jetës dhe Veprës,
Urtisë së Madhe në Pajtim,
Epokë Nderi në Rrugë t´vërtetës,
HYJI në Qiell i dha Bekim!


Mentor Thaqi VS., 28.06.2011***

Jeronim, ti lëre që ke Emër të Shenjtë, por ke Mbiemër dyfish të Shenjtë: Hyjnor dhe Kombëtar! Më nxite të rropatem me vetveten në nxjerrje vargjesh për Bacë Antonin e Madh, me të cilin pata fatin disa herë të marr pjesë në Pajtime dhe sidomos në pregaditjen e terenit qoftë fizik dhe pleqnor te Verrat e Llukës sime! Vargjet për të dalin lehtë, por frika se mos po dalin të plogështa është evidente, sepse ishte Figurë Kolosale e gjithanshme! Sidoqoftë, vargjet i nxora nga shpirti, kërkoj mirëkuptim për mangësitë e mundshme!!!***

Pasi që Bacë Antoni ishte Njeriu numer një në mbledhje, kultivim, ruajtje dhe krijim Folklori, Doke, Zakone e Tradite, mendova se edhe vargjet do duhej të kishin karakterin e tillë! Andaj, Agim i dashur, rroke Sharkinë dhe praroji vargjet me zërin tënd!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi