Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa JUPOLLI:Anton çetta , profesori im (kujtim)

Shko poshtë

Musa JUPOLLI:Anton çetta , profesori im (kujtim) Empty Musa JUPOLLI:Anton çetta , profesori im (kujtim)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 11, 2012 4:29 pm

Musa JUPOLLI:Anton çetta , profesori im (kujtim) U1_IbrahimRugova-AntonCettaMusa JUPOLLI:Anton çetta , profesori im (kujtim) 41673_1475749406_8718_n

Musa JUPOLLI:Anton çetta , profesori im (kujtim)

vonesë në ligjeratë
letërsi e vjetër
të Anton çetta

një trokitje e lehtë
dy të tjera edhe më të lehta

hyrë dëgjohet zëri
i Anton çettës

më fal profesor
jam me vonesë

Enver Maloku në rendin e parë
Xhemail Mustafa aty afër
shikimi i tyre ishte habia ime
Anton çetta vonesën nuk e donte
e kishte kuptuar me kohë
edhe unë e kuptova ani pse me vonesë

Anton çetta elegant
hecje elegante
fytyrë pranverore
edhe kur fliste
edhe kur meditonte

Gjon Buzuku
Lekë Matrënga
Pjetër Budi
Pjetër Bogdani
shikimin nga lindja e diellit
dorën nga perendimi
e drejtonte

në provim e emitova
shikimin e përqëndrova në trojet tona
edhe dorën aty e ndala
një tetëshe e meritova
asnjëherë në klasë
Anton çettës nuk iu vonova


Janar,Paris, 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi