Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FEJA ISLAME, poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Shko poshtë

FEJA ISLAME, poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë Empty FEJA ISLAME, poezi nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Mesazh nga Mexhid Yvejsi Sun Mar 29, 2009 4:39 pm


Mexhid YVEJSI, Gjakovë

FEJA ISLAME

Është dritë e Zotit
Rrugën na ndriçon,
Nga terri i kobshëm
Të gjithëve na shpëton.

Më e vleshmja dhuratë
Nga i madhi Perëndi,
Amanet i parë dhe i fundit
Për krijesën njeri.

Që nga hazreti Ademi
Njeri e pejgamber i parë,
Kjo e vërtetë nga All-llahu
Përherë është shpallë.

Sa herë që njeriu
Është tjetërsuar,
Pejgamberi i kohës
E ka udhëzuar.

E ka udhëzuar
Njeriun e shkretë,
N’udhëkryqe të jetës
Sa herë që ka mbetë.

Në formën e përsosur
Kjo Fe e Vërtetë,
Ju shpallë e plotësuar
Të Lavduarit-Muhammed.

Këtë e dëshmon Kur’ani
Fjala e Perëndisë,
Të vërtetën e plotësuar
Që ia shpalli njerëzisë.

Kush është besimtar
Le të jetë krenar,
Aq më tepër vlen
Kur t’jetë atdhetar…!

Mexhid Yvejsi

Numri i postimeve : 37
Registration date : 24/03/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi