Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Shkenca dhe Feja

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Shkenca dhe Feja Empty Mexhid Yvejsi: Shkenca dhe Feja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 04, 2009 2:00 am


Mexhid Yvejsi: Shkenca dhe Feja U1_MexhidYvejsiSHKENCA DHE FEJA

Një herë shkenca i tha fesë:

“Syri im
Mund të shoh çdo gjë
Që në këtë botë
Është e krijuar,
Bota e tërë
Është në rrjetën time
E shtrënguar, e pushtuar.
Unë jam e interesuar
Vetëm për gjërat materiale,
Ato sjellin fitime, fitore,
Ç’më duhen mua
Çështjet shpirtërore?
Unë mund të zbulojë
Mijëra melodi,
Haptas mund të shpalli
Çdo fshehtësi…

Feja i tha shkencës:

Me magjinë tënde
Madje valëve në det
I vëni flakën,
Detin e kallni krejt.
Ju mund ta ndotni,
Ta fëlliqni atmosferën
Me gazra helmues
Që janë vdekjepues.
Kur ndahesh prej meje,
Drita yte s’është dritë,
Ajo bëhet terr, varr,
Flakë, zjarr.
Në jetën tokësore
Ti ke prejardhje Hyjnore,
Por jeni e verbuar,
Nuk po e vëreni
Se jeni e kurthuar,
Në rrjetë e pushtuar,
Nën kthetrat
E shejtanit të mallkuar.
Lirohu. Eja. Kthehu.
Këtu, këtë tokë djerrinë,
Këtë tokë shkretëtirë
Shndërroje në kopsht të mirë.
Huazo prej meje pakëz mirësi,
Huazo prej meje pakëz dashuri,
Dhe tokën ku jetojmë
Xhennet mund ta bëjmë.
Që nga dita e Krijimit
Ne bashkë kemi jetuar,
Të jetojmë bashkë përsëri,
Ne jemi zëra të ndryshëm
Por kemi të njëjten melodi.”

Përktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi