Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallaveret e Komunës së Prizrenit

Shko poshtë

Dallaveret e Komunës së Prizrenit Empty Dallaveret e Komunës së Prizrenit

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 02, 2011 6:16 pm

Dallaveret e Komunës së Prizrenit 27_06_11_21445_pz
Dallaveret e Komunës së Prizrenit

Kuvendi Komunal, Prizren

Keqpërdorime të shumta ka evidentuar Zyra e Auditorit Gjeneral të Kosovës gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2010 në Komunën e Prizrenit. Gjatë auditimit të pasqyrave financiare auditori ka vërejtur se kjo Komunë kishte paguar 40 punëtorë të arsimit përmes kategorisë së mallrave dhe shërbimeve, e jo nga kategoria e pagave dhe mëditjeve.

“Një shumë prej 110,703 euro është prezantuar në Pasqyrat Financiare si obligime të papaguara në emër të pagave dhe mëditjeve në departamentin e arsimit. Ne kemi gjetur 10 raste kur kontratat e punës nuk përputhen me shumat e paguara”, thuhet në raportin e auditorit, shkruan Zëri.

Po ashtu, në këtë komunë, auditori ka gjetur edhe lidhje të kontratave për projektet të cilat nuk kanë qenë të planifikuara me Planin e Prokurimit Publik, si ka qenë “Ndërtimi i shtëpisë së kulturës” në vendlindjen e kryetarit të komunës, Ramadan Muja, fshatin Zhur, vlera e kontratës 526 mijë e 210 euro, “Ndërtimi i rezervarit të ujësjellësit” në fshatin Hoqë të qytetit të Prizrenit në vlerë prej 33.928 euro, si dhe “Ndërtimi i trotuarit” në rrugën “Shaip Spahiu” në vlerë prej 146 mijë euro.

Auditori në këtë komunë ka hasur edhe në lidhje të kontratave në mungesë të zotimit të mjeteve dhe sigurimit të ekzekutimit të kontratës. Auditori ka vërejtur se kontratat e nënshkruara pa zotim të plotë të fondeve ishin: “Ndërtimi i shkollës fillore” në fshatin Nashec të Prizrenit është bërë zotimi i mjeteve në vlerë prej 215 mijë euro, ndërsa kontrata është lidhur në vlerë prej 347 mijë euro.

“Me vërejtjen e paraqitur në kontratë është cekur se puna mund të kryhet vetëm deri në shumën e zotuar. Kjo vërejtje nuk është përfillur. Po ashtu, kontrata nuk ka pasur sigurim të ekzekutimit”, thuhet në raport.

Po ashtu edhe në rastin “Ndërtimi i kanalizimit të Hasit”, kontrata është në vlerë prej 108 mijë euro, kurse zotim i mjeteve ishte 5 mijë euro.


http://www.indeksonline.net/?page=1%2C2%2C4025
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi