Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi-Bardhaj:MELODI MALLI

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi-Bardhaj:MELODI MALLI Empty Enxhi Krasniqi-Bardhaj:MELODI MALLI

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 03, 2011 4:43 pm

Enxhi Krasniqi-Bardhaj:MELODI MALLI 261877_235691223116780_100000277133709_906648_5248417_nEnxhi Krasniqi-Bardhaj:MELODI MALLI 203185_100000277133709_7194510_n

Enxhi Krasniqi-Bardhaj:MELODI MALLI

Kafshoj vetminë rrugëve të botës,
Kujtimet ëmbëlake shpalohen palë-palë
Erë e oxhakut më dehë,
flakë e saj shpirtin ngroh,kallë;
melodi e mallit ulur rreth votrës.
Më zhurit! ...Ky malle!...

Derisa në trand ftohtësi e gurit,mërdhi!..

Moti dikur,
bjeshka kokë-ulur!
Bashkë, dënesëm, njomëm cërpikët me lotë,
veshtirë të ndahemi- t’i them lamtumirën...!
Të iki e thyer e dhëmbje plotë...

Sot, shumë larg!
Më kërrusi pesha e mallit e dhembjës,
për Lumbardhin, për lisin e pishat,livadhet-lugjet...
Mallë dhembje, për dashurinë, prroin për çifligun....
Dhembje per oxhakun ,flaka te mos i shuhet...

Kujtimet trondisin, deri në shqetësim…!
Nga kohë e lënë pas,e dashuri e vrarë
largë djepit të ëndrrave....
Atje ku pengë më ja mbet
e shpirti im prehet... me to flet...

Ç'mëndem!.. Ndonjëherë,ofshaj,gjëmoj….
O bukurit e vëndit tim!...
Përnatë, përditë ju puthë ju përqafoj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi