Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MALLI I VËNDLINDJES

Shko poshtë

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MALLI I VËNDLINDJES Empty Enxhi Krasniqi Bardhaj:MALLI I VËNDLINDJES

Mesazh nga Agim Gashi Sun Oct 30, 2011 9:45 pm

Enxhi Krasniqi Bardhaj:MALLI I VËNDLINDJES 385481_293572033995365_100000277133709_1141741_1579961672_nEnxhi Krasniqi Bardhaj:MALLI I VËNDLINDJES 369552_100000277133709_1684186398_n
Enxhi Krasniqi Bardhaj:MALLI I VËNDLINDJES

Një zë i mekur, i trazuar në mendjen time,
I këndon të bukurave që lashë në vendlindje.

...
Pas hapave të gjyshit ecja për te i vjetri bli,
Fjalët e urta,i merrja me vete si një kuti.

Pastaj, ktheheshim te kulla,te i gdhënduri oxhak,
Që ngrohte jo vetem shpirtin,por dhe dejet me gjak.

Gjyshja, një qilar kishte nën mullirin me erë,
Mbante qumeshtin që zinte kajmak në vlerë.

Aroma e flisë në çerep, nën saçin plot gaca,
Thërrisnin shijen time,që nuk shuhej, si flaka!

Mulliri përshkëndiste krahët e tij në diell
Sikur një heliograf i largët që freski sjell.

Aromë e ëmbël, e nxehtë, e butë e blerimeve,
Aroma e rëshirtë e freskët e lëndinave.

Kënga e pandërprerë e gjinkallave zëlarta,
Shelgjishte të praruara veshur me prralla të arta.

Vreshtat, arat, kopshtet me pemë frutore
Lugina,kodra, burime që më ndjekin prore.

Një freski që s'e përshkruaj dot me fjalë,
Më marrin me vete,me shkrehin në mall.

Edhe burimi që më freskonte çdo ditë
Me kristalet që lëshonte, pikë-pikë,pikë -pikë...

Shpirti më ngulçon për çdo pëllëmbë toke,
Qëndro shpirt,qendro ti mendje e sime koke
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi