Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lirie Hajdari:Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë

Shko poshtë

Lirie Hajdari:Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë Empty Lirie Hajdari:Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2009 10:07 pm

Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë

Lirie Hajdari, BOTA SOT
Kuvendi refuzon vendimet e Presidentit
Lirie Hajdari:Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë Sh_b


Lirie Hajdari:Koalicioni po lëkundet, presidenca nuk është e qetë Sjediu
Koalicioni LDK – PDK, dhe vetë ngrehina e LDK-së, duket se po përjeton goditje një nga goditjet më të veçanta, pas refuzimit nga Kuvendi të vendimeve të presidentit Fatmir Sejdiu për ta përshtatur me Kushtetutën të Ligjit për Tubimet.

Mos respektimi i vendimeve të Presidentit për ligjet e kthyera nga ana e Kuvendit si duket po lëkund themelet e partneritetit qeverisës, edhe pse një gjë e tillë mohohet nga njerëzit e të dy partive, përderisa analistët konsiderojnë se konfrontim më i hapur ndërmjet dy partnerëve të koalicionit do të shihet gjatë periudhës së fushatës zgjedhore.
Edhe pse është institucioni më i lartë i shtetit, vërejtjet e Presidentit të Republikës së Kosovës nuk janë respektuar nga legjislativi. Ndonëse i kishte rikthyer Kuvendit për rishqyrtim Ligjin për Tubimet Publike dhe dy ligje të tjera, atë për shtatzëninë dhe avokatinë, për çudi legjislativi ka miratuar ty nga këto ligje pavarësisht vërejtjeve që i ka bërë presidentit dhe ekipi i ekspertëve të tij. Ky veprim i Kuvendit ka nxitur reagimet e presidencës, sipas të cilëve ato ligje nuk është dashur të miratohen me vetë faktin se bien ndesh edhe me Kushtetutën, por edhe me normat ndërkombëtare.
“Nuk është praktikë e mirë kjo që ka bërë Kuvendi, sepse për t’u miratuar në Kuvend një ligj që kthehet na Presidenti nevojiten të paktën 51 për qind e votave të anëtarëve të parlamentit, ndërsa ligjet e kthyera nga Presidenti janë miratuar me më pak se 50 vota që në është jo ligjore dhe e papranueshme”, tha zëdhënësi Beqiri, sipas të cilit në vetë procedurat e votimit ka pasur shkelje. Ky vendim i Kuvendi është bërë në kundërshtim me Nenin 80 të Kushtetutës, ku kërkohet që shumica e votave të të gjithë deputetëve, respektivisht 61 vota të vendosin për ligjin e kthyer, e këtu nuk janë plotësuar kriteret për votim. “Miratimi i Ligjit për Tubimet Publike nga ana e Kuvendit, për presidencën përbën shkelje të Kushtetutës, pasi në momentin kur është votuar ligji i kthyer nga Presidenti, në sallë kanë qenë 51 deputetë, përderisa me 43 vota është miratuar ligji, ndonëse për është dashur 61 vota të deputetëve”, tha Beqiri.
Por, këtë çështje presidenca nuk e lidh me respektimin apo jo të partnerit në koalicion.
Sipas zëdhënësit Beqiri, kjo ka të bëjë me çështjet legjislative dhe jo me mos respektim të partnerit në koalicion, ngase këto janë çështje të ndara. “Kjo nuk e përjashton faktin se për atë ligj kanë munduar të votojnë edhe deputetë nga i njëjti subjekt politik që vjen edhe presidenti”, vlerëson ai, derisa partneritetin e cilëson si të qëndrueshëm.
Zëdhënësi i qeverisë, Memli Krasniqi, nga ana e tij e thotë se në Ligjin për shtatzëninë janë përfillur rekomandimet e Presidentit, ndërsa për Ligjin për Tubimet Publike ai tha se do të jetë në seancën e radhës. Ai konsideron se kthimi i ligjeve pas miratimit në Kuvend dhe rishikimi është e drejtë kushtetuese e Presidentit, dhe atë është i obliguar ta respektojnë çdo kush. Ndryshe, raportin ndërmjet partnerëve të koalicionit e quan ai e funksional dhe të qëndrueshëm. “Koalicioni funksionon jashtëzakonisht mirë, ekziston edhe respektimi i hierarkisë, por edhe i marrëveshjes për koalicionin. Kemi raporte të mira ndërmjet dy partnerëve PDK-LDK, por në këtë rast në qeverisje dhe në punën e tyre të përditshme nuk ekzistojnë ngjyrat partiake”, vlerëson zëdhënësi Krasniqi. Ai tha se brenda obligimeve dhe kompetencave kushtetuese qeveria respekton secilin institucion. Bashkëpunimin me Presidentin Sejdiu ai cilësoj jashtëzakonisht të mirë, por edhe Kuvendin. Për Bahri Hysenin, kryetar i Komisionit për Legjislacion në Kuvend, mos aprovimi i amendamenteve nuk do të thotë se është shkelje e Kushtetutës. “Presidenti ngrit një shqetësim për nenet përkatëse, ndërsa komisionet funksionale mund ta modifikojnë atë amendament nëse është e arsyeshme dhe nuk konsiderohet shkelje nëse nuk e merr votën”, vlerëson ai. Deputeti i PDK-së Xhaviti Haliti, konsideron se nuk ka lëkundje nga partnerët e koalicionit, por siç tha ai, një lloj neglizhence e të dyja palëve, që nuk kanë diskutuar paraprakisht përkitazi me propozimet e Presidentit që nuk janë miratuar sipas rregullores dhe Kushtetutës. “Në të ardhmen kur ka çështje të tilla partnerët do të duhej të bisedojnë paraprakisht që deputetët e tyre të jenë në sallë për të votuar”, tha ai. Haliti nuk vëren ndonjë lëvizje që do ta vinte në dyshim mos funksionimin e koalicionit funksional. Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri, kthimin e ligjeve nga presidenti e sheh si votim specifik, ndërsa potencon se është zyra ligjore e presidencës dhe ajo e kuvendit që janë kompetent të interpretojnë nëse është shkelur Kushtetuta me miratimin e ligjeve që janë rikthyer nga Presidenti. Ndryshe, ai mendon se edhe si partnerë të koalicioni nuk do të thotë se duhej të pajtohemi për gjithçka, në kuptimin e asaj se mund të ketë këndvështrimin të ndryshme, me përjashtim kur janë në pyetje interesat jetike shtetërore. “Raportet janë korrekte, megjithatë ne si LDK jemi të qartë se jemi rival politikë. Jemi në koalicion tash për tash, por edhe rival politik, sepse intencë jona është që të përfitojmë sa më shumë që është e mundur politikisht edhe me veprime qeveritare, por edhe me aktivitete partiake”, tha ai. Ndonëse jemi në periudhën e zgjedhjeve lokale, LDK sipas z. Beqiri, nuk do të shkoj e miqësuar si partnere e koalicionit, por si kundërshtar politik. Analisti Ramush Tahiri, ndërkaq përçarjen ndërmjet koalicionit e sheh te ndarja e funksioneve, duke përmendur këtu mos kompletimin e AKI-së që siç tha ai po vonohet për shkak të mos përcaktimit të njerëzve. Konfrontimin më të hapur ndërmjet dy partnerëve të koalicionit ai e sheh gjatë periudhës së zgjedhjeve, ngase siç shprehet ai secila pareti llogarit se nuk ka nevojë për tjetrën në zgjedhjet e ardhshme. “Kjo shprehet negativisht në cilësinë e qeverisjes, në vonesat në krijimin institucioneve dhe në politikën legjislative”, vlerëson ai.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi